Funerali i George Floyd: Trashëgimi e gjallë për mënyrën se si Amerika e Teksasi iu përgjigjën kësaj tragjedie

9 Qershor 2020, 15:31Bota TEMA

Familjarë e miq nderojnë të martën George Floydin gjatë një ceremonie private varrimi në qytetin amerikan të Hjuston, dy javë pasi vdekja e tij ndërsa ndodhej nën arrest nga policia, nxiti protesta mbarë kombëtare kundër asaj që u cilësua brutalitet policor.

Pas funeralit, policia e Hjustonit do të shoqërojë kortezhin e përmortshëm në një qytet aty pranë, në Pearland, ku zoti Floyd do të varroset pranë nënës së tij.

Në kujtim dhe nderim të George Floydit ndërtesa e bashkisë së qytetit të Hjustonit u ndriçua të hënën në mbrëmje në ngjyra të kuqerreme e floriri, ngjyrat e shkollës së mesme që ka frekuentuar ai.

Qytetet e tjera u bashkuan duke ndriçuar me drita të kuqe dhe të arta godinat e bashkive në Los Anxhelos, Boston, Oakland, Las Vegas, Nju Jork e gjetkë.

Mijëra njerëz u derdhën në kishën “Fountain of Praise” “Shatërvani i admirimit” për të nderuar zotin Floyd.

Ceremoni përkujtimore u mbajtën gjithashtu javën e kaluar në Mineapolis dhe Raeford të Karolinës së Veriut, pranë vendit ku lindi zoti Floyd.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, i cili përfaqëson Partinë Republikane, ishte mes pjesmarrësve në ceremoninë përkujtimore për nder të zotit Floyd të hënën. Ai u tha gazetarëve jashtë ambjenteve të kishës se do ta përfshinte familjen e George Floyd-it në diskutime rreth reformës në polici.

George Floyd do të jetë një trashëgimi e gjallë për mënyrën se si Amerika e Teksasi iu përgjigjën kësaj tragjedie”, tha zoti Abbott.

1 komente në “Funerali i George Floyd: Trashëgimi e gjallë për mënyrën se si Amerika e Teksasi iu përgjigjën kësaj tragjedie”

  1. Nexus says:

    Martir nje hajdut qe ishte denuar se kishte vjedhur duke e kercenuar me arme nje grua shtatezene ne shtepine e saj. Ne momentin qe u arrestua ishte high me amphetamine dhe methamphetamine po perdorte para fallso dhe kundershtoi arrestimin.

    Keto jane idealet e se majtes sot……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje