Epoka e re e arkitekturës kineze, ndalohen kopjet dhe ndërtimet mbi 500 m lartësi

9 Qershor 2020, 22:15Bota TEMA

Kina duket se do të bëjë një kthesë në mënyrën si ndërton.

Imitimet e ndërtesave më të famshme të botës dhe ndërtimet e reja në lartësi mbi 500 metër do të ndalohen, sipas udhëzimeve të reja të qeverisë kineze për arkitektët, projektuesit dhe urbanistët.

Një qarkore e lëshuar nga Ministria e Zhvillimit dhe Reformave përcakton se ndërtesat e reja duhet të moshërojnë shpirtin e vendit ku ngrihen dhe të theksojnë karakteristikat kineze.

Kufizimet në numrin e kateve në fakt janë vënë në zbatim që në vitin 2016, por udhëzimet e fundit i formalizojnë përfundimisht këto ndryshime.

Arkitektët kinezë thonë se më shumë sesa te lartësia, synimi i qeverisë është te kultura kineze e harmonizuar me elementët modernë në planifikimin e qyteteve të reja.

Një ide kjo që ka qarkulluar për shumë kohë në rrethet akademike, por tani është zyrtarisht një dokument që mban vulën e qeverisë.

Kina ka shumë ndërtesa që ngrihen mbi 500 metra.

Mes tyre është Kulla e Shangait, 632 metra, qiellgërvishtësja e dytë në botë për nga lartësia, dhe Qendra Financiare Ping An në Shenzen, 599 metër.

Vitet e fudnit, atyre u është bashkuar edhe Kulla e Pekinit dhe Qendra Financiare e Tianjinit, përkatësisht e shtata dhe e nënta në botë për nga lartësia.

Udhëzimet e reja të qeverisë kineze përjashtojnë çdo ndërtim që mund të konsiderohet plagjiaturë, imitim apo kopje. Dy rastet më ekstreme të kësaj natyre janë Kulla Eifel dhe Qyteti i Tamizit në periferi të Shangait.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje