Italia vijon betejën me koronavirusin, 79 viktima në 24 orë. Franca për të shtatën ditë raporton më pak se 100 viktima

9 Qershor 2020, 21:47Bota TEMA

Emergjencat Civile në Itali raportojnë se 79 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vend, një numër i rritur në nivele të vogla krahasuar me ditët e mëparshme.

Rastet e reja të personave të infektuar janë 283, ndërsa të shëruarit janë mbi 2000. Emergjenca raportojnë rënie të mëtejshëm të presionit në strukturat spitalore, ku më shumë se 5000 pacientë janë larguar për të vijuar trajtimin në shtëpi.

Që nga fillimi i pandemisë më shumë se 235 mijë persona janë infektuar me virusin e ri me origjinë nga Kina.

Franca ndërkohë raportoi 87 viktima të tjera në 24 orët e fundit për ta çuar totalin e humbjeve të jetës nga pandemia në 29,296.

Të dhënat e fundit janë më të lartat që prej 2 qershorit, por prej 7 ditësh resht numri i vdekjeve në vend është më i ulët se 100.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja u rritur me 403, për ta çuar bilancin total të rasteve të reja në mbi 154 mijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje