“Ndërkombëtarët ‘mur kinez’ për opozitën”! Kryemadhi, si Meta: Shqipëria, pjesë e disa lojërave dhe grupeve lobiste në Uashington dhe Bruksel

9 Qershor 2020, 23:02Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se ndërkombëtarët kanë qenë “mur kinez” për opozitën shqiptare, duke nënvizuar se në rastin e Shqipërisë kanë reaguar shumë më vonë.

E ftuar në “Top Story” në News 24, Kryemadhi u shpreh se në Bruksel dhe Uashington ka disa grupime lobiste që favorizojnë Serbinë dhe ekspansionin serb në rajon.

Kryemadhi: Në momentin që gjërat fillojnë dhe bëhen më prezent dhe bëhen më flagrante qoftë edhe për mediat e huaja, qoftë edhe për opinionin publik, qoftë edhe për grupe të caktuara, fillojnë edhe të gjithë të tjerët në një moment të caktuar sado e anashkalojnë ligjin dhe bëhen si indiferentë në interpretimin e saj, pastaj kur bëhet e trashë shumë thonë ‘okay me vonesë’.

Po të ishim vend më i madh ne si Serbia do të lëviznin më shpejt ndërkombëtarët. Por ne një vend i vogël, gjithmonë jemi në xhep aty edhe lëvizin pak më vonë ndërkombëtarët, e kuptojnë pak më vonë situatën.

-Ju keni thënë se fajtorët kryesorë në këtë vend ka qenë komuniteti ndërkombëtar por tashmë keni ndryshuar. E keni revizionuar mendimin tuaj.

Kryemadhi: Jo nuk e kam revizionuar, ata kanë qenë një lloj, po themi mekanizmi, një mur kinez i ngritur përballë opozitës së bashkuar. Ndërkombëtarët kanë qenë ata që i thoshin vazhdo Edi Ramës.

Më fal, të të bëj një pyetje. Kush nga institucionet e drejtësisë të ka dhënë ty një përgjigje për dekretet e Presidentit, asnjë. Çfarë janë këta, gjykatë? Disa nëpunës diplomatikë të disa ministrive të jashtme të cilët nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie…

-Pra ju po thoni që ky mur kinez ka rënë?

Kryemadhi: Jo, ky mur, në një farë mënyre për të ruajtur themelet e veta të vazhdimësisë sepse duke parë që çdo lëvizje po agravohet. Sepse mos të harrojmë që ndërkombëtarët budallenj nuk janë, kanë edhe ata interesat e tyre dhe humbja e terrenit në Shqipëri është jashtëzakonisht e madhe.

Situata në të cilën po kalon rajoni është problematike dhe ne e dimë shumë mirë se cila do të jetë e ardhmja e Ballkanit. Kur ndërkohë, shqiptarët janë i vetmi popull pro-amerikanë, pro-europianë në Ballkan. Ndërkohë që të tjerët janë me dilema shumë të forta, mund të themi edhe me dilema komplet të ndryshme.

Nëse ky popull do të fillojë dhe do të deziluzionojë, do të zhgënjehet ndaj çdo vendi që prej 30 vitesh ka marrë pilulat e demokracisë, të fjalës së lirë, të sistemit të drejtësisë e me radhë, në një moment të caktuar kur nuk bëhet flagrante, një recepsionist merr 30 milionë euro po themi për një rrugë apo 12 milionë euro të tjera dhe akoma nuk është kapur recepsionisti.

Të gjitha këto pastaj krijojnë një efekt që njerëzit thonë ‘Boll sepse ne me të vërtetë jemi të varfër, me të vërtetë jemi të vegjël, me të vërtetë jemi të pafuqishëm por ti nuk mund të më shkelësh me këmbë.”. Kështu që automatikisht vjen një moment që ky lloj reagimi sjell.

Dhe, nga ana tjetër faktikisht situata ndërkombëtare qoftë në BE, qoftë në Amerikë, ka bërë që Shqipëria të jetë edhe pjesë e disa lojërave dhe të grupeve lobiste qoftë në Uashington, qoftë në Bruksel të cilat kanë qenë pro politikave serbe për të krijuar ekspancionin e politikave serbe dhe të tregut serb në rajon dhe në Ballkan.

2 komente në ““Ndërkombëtarët ‘mur kinez’ për opozitën”! Kryemadhi, si Meta: Shqipëria, pjesë e disa lojërave dhe grupeve lobiste në Uashington dhe Bruksel”

  1. h says:

    Ata ndihmojnë populi shqiptar të shporri hajdutët,
    hajdutët akuzojnë ata se duan ti vjedhin.
    Kulmi i degjenerimit.

  2. Erion says:

    Ka 30 vjet me mafiozlliqe familja Meta me trafik droge dhe vjedhje helbete ne dore te grupeve lobiste do te binim.E keni shitur dhe rrezikuar Shqiperine me pislliqet tuaja ju maskarenj politikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje