Pretendimi: Covid-19 nisi të përhapej që në gusht 2019

10 Qershor 2020, 12:02Bota TEMA

Koronavirusi mund të ketë nisur të përhapet në Kinë që në fund të gushtit 2019, rreth 4 muaj para se Pekini të njoftonte OBSH-në për rastet e para të infektimit nga koronavirusi. Dyshimet hidhen në një studim të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Harvardit.

Ekspertët e këtij universiteti kanë kqyrur pamjet satelitore të spitalit të madh të Wuhanit dhe kanë konstatuar se në fund të muajit Gusht dhe në fillim të Shtatorit të vitit të kaluar, ka pasur shtim të ndjeshëm të automjeteve në parkingjet përreth këtij institucioni.

Ata numëruan 285 automjete të parkuara, ndërsa për të njejtën periudhë të 2018-ës kishte vetëm 171 automjete. Bëhet fjalë për një rritje me mbi  60% e numrit të parkimeve dhe shtim me 90% të qarkullimit të automjeteve përreth spitalit.

Të dhënat tregojnë se po ashtu, në Baidu motorin më popullor në Kinë të kërkimit në internet, ka pasur rritje në të njejtën periudhë të kërkimeve për trajtimin e simptomave të COVID-19 si kollë e diarre. Për Pekinin zyrtar, studimi i Harvardit është qesharak.

Dyshime për përhapje më të hershme të COVID-19 janë hedhur edhe në Shtetet e Bashkuara, Itali e të tjera vende që kanë lidhje të ngushta tregtare me Kinën.

1 komente në “Pretendimi: Covid-19 nisi të përhapej që në gusht 2019”

  1. bregdetari says:

    E ç’rendësi ka se kur filloi tëpërhapet? Pse mereni me muhabete koti. Shikoni se ku jemi dhe bindjuni këshillave mjeksore. Të tjerat kjanë muhabete për një natë dimri,ose llogje llafayanësh e thashethemaxhinjsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje