Donald Trump gjithmonë e më keq, sondazhet favorizojnë Biden

9 Qershor 2020, 22:45Bota TEMA

Sondazhet politike në Sh.B.A-së po tregojnë gjithnjë e më shumë se amerikanët nuk e miratojnë punën e Presidentit Donald Trump dhe se mbështetja për ofertën e tij për një mandat tjetër katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë po bie kundrejt ish-nënpresidentit Joe Biden.

Në sondazhin më të fundit të hënën, CNN tha se votuesit që u anketuan javën e kaluar nuk e miratojnë punën e presidentit Trump me një diferencë prej 57% -38%, dhe besojnë se ai do të humbasë ndaj Bidenit (55% -41%) pesë muaj përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Trump e hodhi poshtë sondazhin e CNN-it në një postim në Twitter, duke pretenduar se sondazhi ishte “aq i rremë sa edhe raportimi i tyre”. Trump tha se ai kishte “të njëjtat shifra, apo edhe më keq, kundër Crooket Hillary”, nofka e tij tallëse për Hillary Clinton, ish Sekretarja amerikane e Shtetit që ai mposhti në zgjedhjet për presidencën në vitin 2016.

Trump shpesh përpiqet të trumpetojë pozitën e tij të lartë në mesin e votuesve republikanë, por sipas sontazhit demokratët janë në mënyrë të barabartë kundër presidencës së tij. Ndërkohë, sondazhi i CNN tregoi se 52% e votuesve të pavarur thonë se favorizojnë Biden-in për presidencën kundrejt 41% që mbështesin Trump-in.

Vlerësimi i ulët i miratimit për punën e preisidentit Trump vjen ndërsa votuesit peshojnë trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit gjatë tre muajve të fundit dhe më pranë, protestat mbarëkombëtare në dy javët e kaluara kundër vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, të mbajtur në arrest policie në Mineapolis të Minesotës .

CNN tha se vlerësimi për miratimin e punës së presidentit Trump kishte rënë shtatë pikë gjatë muajit të kaluar dhe tani ishte më i keqi që është regjistruar që nga janari 2019. Rrjeti i lajmeve tha se vlerësimi i miratimit prej 38% për Trump ishte i ngjashëm me atë të dy ish presidentëve – Jimmy Carter në vitin 1980 dhe George H.W. Bush në 1992 – kur të dy humbën në zgjedhejt për mandatet e dyta.

Sondazhi i CNN-it thotë se efekti i protestave kundër vdekjes së Floydit tek elektorati amerikan është i rëndësishëm, me votuesit që thonë se marrëdhëniet racore në Sh.B.A janë tani aq të rëndësishme sa ekonomia dhe kujdesi shëndetësor si çështje të fushatës.

Të anketuarit thanë se mendojnë se zoti Biden do të trajtojë marrëdhëniet racore në Sh.B.A më mirë sesa presidenti Trump me një diferencë 63% -31%. Votuesit me ngjyrë favorizuan trajtimin e marrëdhënieve racore nga zoti Biden me një avantazh të jashtëzakonshëm 91% -4%.

Biden gjithashtu kryesoi sondazhin për çështjen e trajtimit të pandemisë së koronavirusit, 55% me 41%, ndërsa votuesit e favorizuan presidentin Trump në mbarëvajtjen e ekonomisë 51% me 46%.

Sondazhet kombëtare në Sh.B.A kanë treguar vazhdimisht zotin Biden përpara zotit Trump – 40 të kryera në maj dhe nëntë të tjera deri tani në qershor.

Faqja elektronike e organizatës Real Clear Politics e vendos Biden përpara Trumpit 49.9% në 42.1%. Mesatarja e sondazheve të fundit tregon se votuesit nuk miratojnë presidencën e Trumpit 54.2% me 42.8%.

8 komente në “Donald Trump gjithmonë e më keq, sondazhet favorizojnë Biden”

  1. Dani says:

    CNN????? Ore koqe gazetar,në zgjedhjet e fundit cnn bubullinte se Hillary i kishte shanset për fitore 93%,në darkë fitoji Trump.CNN është paçavure.

  2. fatja says:

    Ku e moret kete lajm aaa te keqennn

    1. Real says:

      CNN nje pacavure e shpifur. Nuk ka asnje lajm te vertete,vetem publikon cdo pordhe qe del kunder Trampit. Eshte zeri i llumit ne Amerike

  3. Sa per dijeni says:

    Masturbohuni juve me sondazhet e CNN, se keshtu u masturbua dhe Hillari derisa i doli nusja mashkull pastaj. Po mase s’ben me ndonje gafe prape ky gjatovili jone se keshtu ja mori mendjen edhe atij intervista tek CNN e takimi me Obamen ne Shtepine e Bardhe e filloi te jepte leksione zgjedhjesh per amerikanet pastaj, e kur edhe ketij i doli nusja mashkull nuk linte event nderkombetar pastaj pa bere ndonje foto me Trumpin qe tu mbyllte gojen Lulushe te PD. Ky i fundi me toc akoma qe si koqe nuk vajti ne konkgresin e republikaneve qe i ka aleat natyral, por vajti ne ate te demokrateve bashke me Liken e Mones se edhe atyre ua moren mendjen sondazhet e CNN. Lereni Trumpin dhe zgjedhjet amerikane se nuk jane pune per ju keto, por rregulloni shtepite tuaja e jepini drejtim vendit se si thote populli “i zoti e nxjerr gomarin nga balta” nese duam te ecim perpara, ndryshe rrini prisni se mase na ofron bota ndonje gje si dembele qe jemi.

  4. Dritan says:

    E para ju si gazetare duhet te merni butime te ndryshme kur shfaqni kete sondazh te CNN. Ky sondazh nuk eshte real. Koha ka treguar qe edhe ne 2016 sipas CNN Hillary Clinton ishte fituesja, por. Ju nuk e keni idene sesi funksionon Amerika. Ketu ne USA Trump di fitoje me 65 % te votave.

  5. Malo Kanina says:

    Edhe nëse kishte ndonjë republikan që kishte filluar ti lëkundej besimi tek Trump, tani me këto protesta të drejtuara nën dhe nga demokratët, e kuptoi se gjithçka është sajës e të majtëve. E gjithë kjo situatë ka për tu kthyer në favor të Trump. Kush mundohet ti bëjë varrin tjetrit, bije vetë brënda. Të gjithë në Amerikë e kuptojnë se ekonomia me këtë që ndodhi nga koronavirusi nuk mund të vijë në vehte me një menaxher si Biden, por është Trump që mund të siguroj suksesin e domosdoshëm.

  6. Al says:

    Cnn nuk shihet me sy dhe eshte komplet i njeanshem.
    Nuk i merret asgje per baze nje kanali qe eshte katandisur si kioske.

  7. Beni says:

    CNN ESHTE SI TE DEGJOSH FARI BALIUN KUR FLET PER SALIUN .BIDEN DHE KUR I VENE LETREN PERPARA NUK E LEXON DOT.AMERIKANET ZGJODHEN NDRYSHIMIN DHE TRUMPI PO BEN EKZAKT CFARE I PREMTOI,JO PALLAVRA POLITIKANESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje