Di Maio: Me rëndësi historike vendimi i BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë

10 Qershor 2020, 09:36Bota TEMA

Vendimi i Bashkimit Europian për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është me rëndësi historike, theksoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi di Maio pas takimit me homologun grek Nikos Dendias.

Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor ishte një nga temat, për të cilat biseduan krerët e diplomacisë së dy vendeve.

“E mbështesim procesin e zgjerimit dhe kryesisht vendimin e Bashkimit Europian për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Di Maio.

”Kjo është me rëndësi historike ku besoj se kontribuuan edhe aktivitetet dhe përpjekjet  e vazhdueshme dhe të përbashkëta të Greqisë dhe Italisë”, tha ministri italian i Punëve të Jashtme Luigi di Maio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje