VIDEO: Reshjet e dendura të shiut përmbytin Librazhdin, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan

10 Qershor 2020, 18:55Sociale TEMA

Kanë mjaftuar pak milimetra shi për të shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Pikërisht në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë përmbytur rrugën.

Gjithashtu raportohet të ketë pasur dhe rrëshqitje gurësh nga mali për ta bërë të pamundur qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks.

Forcat e policisë dhe bashkisë kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për zhbllokimin e situatës.

“Reshje të mëdha shiu në librazhd. shtabi i emergjencës po merr masat. për momentin rruga kombëtare librazhd-elbasan është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dheut”, shkruan deputeti i zones, Taulant Balla.

1 komente në “VIDEO: Reshjet e dendura të shiut përmbytin Librazhdin, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan”

  1. Adeci says:

    Gazetar trap. Këto quan ti “disa milimetra shi” o të plaçin sytë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje