Më 15 qershor rinisin fluturimet me Greqinë, vendimi parashikon protokolle të rrepta sigurie ndaj COVID-19 nga 2 shtetet

10 Qershor 2020, 15:18Sociale TEMA

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi qytetarët se duke filluar nga data 15 qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.

Vendimi i qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin e protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.

“Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive”, thuhet në deklaratën e MIE.

Sipas MIE-s, Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, thuhet më tej.

5 komente në “Më 15 qershor rinisin fluturimet me Greqinë, vendimi parashikon protokolle të rrepta sigurie ndaj COVID-19 nga 2 shtetet”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Greqi..... says:

    luten tourkalvanoi-te qe te lajne sumen perpara se ti zdrypin avionit……………..allah uakbar!

    1. Nick says:

      Mos i lut hiç e kane merak vete, jo si ju qe krizen me te madhe gjate lock down- it patet letren higjenike se mos ju ngelte pa fshire se per ta lare nuk behej fjale!!

  2. emigrante says:

    po me Italine kur fillojne

  3. Toni.D. says:

    Mire mire me Greqine… fundi shkohet dhe me makine…,po Italia na intereson se kur do hapen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje