Gjermania paralajmëron Izraelin për aneksimin e Bregut Perëndimor

11 Qershor 2020, 10:27Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka paralajmëruar Izraelin se plani i tij për të filluar aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor do të shkelte ligjin ndërkombëtar. Megjithatë, Maas nuk pranoi të thotë se cila do të jetë përgjigjja e Gjermanisë ose Evropës nëse Izraeli e bën një hap të tillë.

Maas e këri këtë paralajmërim gjatë vizitës së tij në Jeruzalem të mërkurën, vetëm disa javë para se Izraeli, të vënë nën kontrollin e tij zonat e territorit palestinez ku ndodhen vendbanimet e paligjshme izraelite, në përputhje me një propozim të presidentit amerikan Donald Trump që ai e quajti një “plan të Lindjes së Mesme”.

Maas tha se Gjermania dhe Bashkimi Evropian “kërkojnë dialog” me Izraelin. Por ai e bëri të qartë se Evropa e konsideron aneksimin jo të pajtueshëm me ligjin ndërkombëtar.

Nuk mund të them sa do të kushtojë kjo. Ne jemi në marrëveshje në BE-në, e cila kërkon dialog. Sot, jam në Izrael për t’u informuar mbi planet e qeverisë së re“, tha Maas.

Plani i aneksimit është kritikuar ashpër nga disa prej aleatëve më të ngushtë të Izraelit, përfshirë Gjermaninë, të cilët thonë se ripërcaktimi i njëanshëm i hartës së Lindjes së Mesme do të shkatërronte çdo shpresë për krijimin e një shteti palestinez dhe arritjen e një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinës.

3 komente në “Gjermania paralajmëron Izraelin për aneksimin e Bregut Perëndimor”

  1. taso kume says:

    ME ne funde Europa e kuptoje viktimizimin e pa funde te Izraelit per te mare me teper sa i takon ne kuriz te nje populli qe me sa duket nuk i mbarojne vuajtjet ne eternita,mjafte te lexoni gazetarin e Haretz GIDEON LEVI per pangopesin e ultraotodokesve hebrej.

  2. artur says:

    pse nuk thote per krimene gjermania apo aty shkelen

  3. american16al says:

    Mos more se e trembi??!!! Pyet Izraeli per Gjermanine??!!!
    As qe e ve be refene, Gjermanet po behen muslimane po thuajse..???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje