Lulzim Basha: Xhepat e shqiptarëve po boshatisen se po ja jep Ramavirusi oligarkëve, nuk ka çfarë jep më. Shqipërisë i duhem unë për ta zhvilluar

11 Qershor 2020, 10:56Politika TEMA

Lulzim Basha ka publikuar disa fotografi ku shfaqet duke takuar qytetarë të ndryshëm.

Kreu i demokratëve thotë se shefi i qeverisë Edi Rama nuk ka çfarë të ofrojë më dhe duhet të largohet.

Ai shprehet se Shqipërisë i duhet një qeverisje normale. 

“Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve.

Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë.

Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.

RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh.

Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi. Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit”, shkruan Basha. (TemA)

10 komente në “Lulzim Basha: Xhepat e shqiptarëve po boshatisen se po ja jep Ramavirusi oligarkëve, nuk ka çfarë jep më. Shqipërisë i duhem unë për ta zhvilluar”

  1. Taulanti, motra e Zigurit says:

    Po ti çfar do te besh per te zgjidhur keto probleme? Ah, po do flesh gjume, si fjete 4 vjet ne bashkine qe te dhuroi baba Sali. ( Qe i u harrofte emri qoftelargut )

  2. ida says:

    Keshtu behen llogarite mor karafil!
    Kur ishe ti ne qeveri e bashki ja jepje kunatit.

  3. bakja says:

    Po ç’ti thuash këtij truthari mor aman!
    Pupupu….na ka mbetur në dorë.Ajde dëgjo edhe gomarllëqet e këtij trupeshku!

  4. gloria says:

    Sa qesharak je o LULEZIME BASHA, ne fakt keta oligarket jane te PD…….

  5. Dr. X says:

    Lulezim,ndero emrin.
    Nuk je dhe nuk ke qene kurr i besueshem.
    Dokishe ndonje kundershtim po te quanim “Vyshkje”?
    Ore Zoteri e vetmja gje qe ti nuk perfaqeso eshte lulezimi.
    Ti perfaqeson vetem vyshkjen.
    PS. Per oren nuk te pyes me sa eshte,kam blere vete.

  6. Shkelqimi says:

    Ty as gruaja jote nuk te votone o bole
    Je kopje e keqe e edi rames talenti eshte i lindur nuk e bene dot o luleeee ate qe bene rama

  7. Pa merak says:

    Po ti je pyk fare mor derbardh shiko ta kesh mire mos i remben ndonje dakortesim qe te krijosh nje qeveri “normale ” ( si ato te parat qe nuk lan gje pa zhdukur se ishin nga te Enverit) e ti rafshosh e ti besh zero te gjitha ndryshimet qe ka bere Rama tek numri 7 (i shumezimit), tani qe dakortesimet i mbeshtesin te huajt e ke te sigurte vetem” vere barkun te njomet”

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Trangull ne background, trangull ne main screen. I shkreti ky Nastradin Hollandezi.. Ka vendosur te rrij opozite gjithe jeten me kotheren qe I hedh Rama. Me mire se kamarjer eshte ai..

  9. gjergji says:

    Kaq te mbushur kan qene xhepat e shqiptareve nuk eshte per tu habitur.Praktikisht gjendjen ekonomike e kan shume me te mire sa emigrantet qe tashma nuk kan absolutisht te holla te paguajnr qirat e shtepive e me zor te ushqehen .3 muaj pa pune,kurse shqiptaret tani po ju boshatisen xhepat.Nuk e them un emigrant ,por ish opozita e vete kryetari I PD.Prandaj gjenja ekonomike ne shqiperi eshte shume e mire.BILE BILE TE GJITHE EMIGRANTET e dine sa e mire eshte ,bile habiten kur vijne me pushime apo vizata apo mjekime dhembesh tek dentistet sepse shqiptaret ankohen se nuk kan buke te hajne.Cudi,sepse:
    1-sa here vijne ne Shqiperi habiten se kafenet e restaurantet jane plote e perplot ne cdo ore te dites.Vecanarisht te premteve,shtundeve e te dielave duhet te rrish ne rradhe te drekosh apo darkosh.Vertet nuk kan cfar te hajne??????????
    2-Askush me teper se shqiptaret( nuk shpendzon per pushime jashte shteti(2here ne vite-pushime verore e dimrore) e shpendzimi I llogaritur 600$ per familje ne dite(sipas statistikave zyrtare te OKB) pervec pushimeve masive ne Shqiperi ne plazhe e zona turistike malore.Eprap e njajta histori:ne nuk kemi buk te ngopemi. CUDI!!!!!!!!
    3-Emigrantet habiten per numrin teper te larte te maqinave teper te shtrejta ne bote.Pote krahasohen numri I maqinave te shtrejta ne perdorim per 1000banor,shqipria ne mendyre absolute ka numrin me te madhe te maqinave te shtrejta per 1000banor disa here me te larte se GJERMANIA,FRANCA,ANGLIA e po qe po Italia per te mos llogaritur Greqin.Vertet nuk kan buke te ngopen?????
    4-Maqinat jane mjete pune kudo e patjeter edhe mjet ekonomik nese cdo vit I afrohesh 15000km,ne shqiperi jan mjete qejfi,ani pse mirembajtja e tyre etyre eshte e shtrejte pa futur kontollin e testeve te maqines e benzinen e konsumuar.Ete gjtha me siguri matematike I kalojne 3 rroga mujore te nje puntori te thjeshte.Eprap ankohen!!!!!!
    5-Mbi 91% e shqiptareve kan shtepi private e vetem 66% e europianeve kan shtepi private.Mos valle edhe ky eshte tregues qe shqiptaret nuk “mbyshin barkun”
    6-Bravo luli e bravo PD qe tregojne se tani ka filluar boshatisja e xhepave te shqiptareve.Sa mire.Inshalla nuk ankohen ma.

  10. Pelioni says:

    Të thuash ka rrjedhur,ky qysh e mori salehu prej udb kartë postale ishte jo i rrjedhur por i pjerdhur komplet,megjitharë saliu në zbatim të detyrave të marra nga millosheviçi dhe arkani në takimin e fshehtë të shënnaumit e katapultoi në krye si pasardhësin e tij me qëllimin e vetëm përmbushjen e planeve sërbe ndaj shqipërisë.
    Dhe lulushi gjithë këto vite në politikë nuk ka pyetur për shqipërinë e shqiptarët por veçse ka fjetur gjumë, ka vjedhur e ka vrarë 21janari.
    Ky është lulush shalëngjitmi që ha bukën e shqipërisë dhe bën davanë e sërbisë,profesion për të cilin u çertifikua nga udb gjatë kohës që ishte pranë unmik-ut dhe mandej e specializoi doktor vdekja dhe e vuri në kkrye të opozitës për të çuar në vënd amanetin e tij sërb,shpërberjen e shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje