Rudina Hajdari: Do luftojmë deri në fund për ndryshimin e sistemit. Rama të mos ketë hallin e fatit të shokut të tij Basha, por të popullit

10 Qershor 2020, 21:50Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj se nuk do të tërhiqet nga lufta e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor për t’iu dhënë shqiptarëve mundësinë për të çuar në Kuvend personat që e meritojnë.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, deputetja demokrate u shpreh e bindur se do të gjendet një dakordësi për këtë çështje për ta çuar vendin përpara.

“I shpjeguam kryeministri Rama pozicionin tonë në lidhje me kërkesat që kemi për ndryshimin e sistemit, votat e diasporës dhe të tjera çështje që i ka ngritur opozita parlamentare. Kryeministri e kupton që marrëveshja nuk i përfshinë këto tema dhe nuk kanë rënë dakord për ndryshimin e sistemit.

Në kërkojmë lista të hapura jo vetëm për opozitën parlamentare sepse është një çështje që është shtruar në mbarë vendin. Nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin e sistemit zgjedhor. Dhe ne do të vazhdojmë me këtë betejë. E dimë shumë mirë se ndryshimi duhet të vijë në këtë vend.

Unë e di marrëdhënien e ngushtë që kryeministri Rama ka me Lulzim Bashën, e kuptoj marrëdhënien e gjatë që kanë mes njëri-tjetrit. Shqiptarët duan që të shkojë në parlament ai që e meriton.

Kryeministri Rama të reflektojë, marrëveshja riktheu PD dhe LSI në sistem. Do e gjejmë dakordësinë për të ecur përpara. Kjo nuk ka lidhje me marrëveshje. Do të luftoj deri në fund”, tha deputetja demokrate.

4 komente në “Rudina Hajdari: Do luftojmë deri në fund për ndryshimin e sistemit. Rama të mos ketë hallin e fatit të shokut të tij Basha, por të popullit”

  1. sss says:

    Rroma per toma ‘ edhe kjo si babai, i thote dores kembe.

  2. Likja says:

    mos e shaj bashen.se e leni mik familje…Mami yt i di me mir keto pune…

  3. emigranti says:

    po me saliun cfare do besh moj sepse ne nje kazane zjeni

  4. Kulla e Viçidolit says:

    Lëre se na mallëngjeve fare Rudina.
    Na e bëre mishin puçpuriza-puçpuriza..
    Ti ke hallin e mamit të mos ta kap vetingu.
    Si dhe te pronave dhe bizneseve dhe supermarketeve që keni..
    Po të rruhet ty e familjes tënde për popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje