Rama zbret me "këmbë në tokë" Bashën: Në qeveri deri në vitin 2029

10 Qershor 2020, 15:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për media ku ka folur lidhur me situatën ekonomike në vend.

Shefi i qeverisë deklaroi zerimin e TVSH-së dhe tatim-fitimin për biznesin e vogël.

I pyetur në lidhje me heqjen e taksave të biznesit të vogël ai u përgjigj që ky biznes do të jetë “drita e syve të qeverisë tonë deri në 2029-tën”.

Mesa duket, lideri i socialistëve e ka shfaqur hapur synimin e tij për një qeverisje deri në vitin 2029.

E vërtetë është që paguajnë taksa se më parë, por nuk shoh si një pasojë të çlirimit të biznesit të vogël, që të ikë biznesi i madh fare nga Shqipëria, se nuk do t’i lërë biznesi i vogël të bëjnë evazion.

Kjo do të bëhet, shqiptarët që merren me punë krijuese, që nuk rrinë në Facebook gjithë ditën dhe kërkojnë më komente gjëra nga më të çuditshmet, apo ata që nuk ankohen dhe qahen gjithë ditën, meritojnë respektin e qeverisë.

Ata shqiptarë që janë në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit, dhe që kanë një biznes të vogël familjar, do të jenë drita e syve të qeverisë tonë deri në vitin 2029″, tha Rama. (TemA)

2 komente në “Rama zbret me “këmbë në tokë” Bashën: Në qeveri deri në vitin 2029”

  1. Zigur Qarri says:

    E paska shtuar dozen sot!Mafiozi Edvin D’Rama,nese nuk e vret veten,ne 2029-ten do te jete duke luajtur tavell me Ilir Meten ne Burg.
    Kryeministri qe gjate qeverisjes se tij,gati çdo Muaj eshte perfshire ne nje afere korruptive,dhe qe e ka sjelle ekonomine shqiptare
    ne zgrip te humneres i thote shqiptareve,se duhet te gezohen per borxhin 650 milion Euro(ku 250 milion shkojn direkt per larje borxhi)!!!
    Mashtruesi patalogjik Edvin D’Rama ka marre 6.3 miliard Euro borxh,më shume se te gjith Kryeministrat e tjere mbledhur së bashku
    per 22 vite qe kan marre 5.9miliard Euro.Shqiptaret rrezikojn te jene skllever te Bankave,ashtu si greket.

  2. Taulant says:

    Ne 7 vjet nuk ka ndertuar akoma nje fabrike apo edhe ndonje autostrad 10 km . Te presim deri ne 2029 per ndonje fabrik ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje