Nga qepallat me Bashën e bërrylat me Metën: Me kë do të jetë Rama në zgjedhjet e ardhshme?

10 Qershor 2020, 11:41Politika TEMA

Ka shqetësuar shumë mbështetësit e PD-së skena që u bë virale ndërmjet Ilir Metës dhe Edi Ramës që takonin bërrylat.

Një gjuhë trupi e cila pati një mbulim të madh në rrjetin mediatik, por që u konsiderua nga mjaft përkrahës të opozitës si devijim i Presidentit nga lufta me Kryeministrin.

Mesazhe të koduara që realisht janë ushqyer nga vetë sektoreet e PR të palëve, e kryesisht nga Rama, i cili i zotëron tashmë të gjitha pushtetet, nenvizon “shqip”.

Dhe nëse do të analizohen këto sinjale; mbahet mend qepalla e Ramës me Lulzim Bashën pas mesnate kur dolën prek Kuvendit më 17 majin e 2017-s dhe bërrylat me Ilir Metën, nën “bekimin” e Ruçit.

Bërryla, të cilat janë metafora më e rëndësishme e marrëdhënies së Ramës me Metën gjithë këto 20 vjet protagonist në politikë.

Nga ana tjetër, “qepalla” me kreun e PD-së duket se është gjithashtu ekstrakti i realacionit ndërmjet Ramës e Bashës gjatë kohës që është në opozitë.

Kryeministri, ka tentuar gjithnjë që ta izolojë kreun e PD-së nga dy të fortët e opozitës: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Objektiv që herë ja ka arritur e herë jo, por ajo që është e rëndësishme në këtë aspekt, është se shpesh ky rast ka ndodhur në mënyrë të fshehtë.

Dhe në momentin kur Basha i është kthyer kundër, atëherë Rama është munduar me Metën, siҫ ndodhi para disa muajsh në mesd të pandemisë, kur dhe u fol për një pakt mes tyre pas një përplasje të gjatë.

Edi Rama duket se këtë fabul do të ndjekë edhe në zgjedhjet e ardhshme, pasi ai e di se kur ka qenë vetëm përballë të gjithëve sin ë 2009 dhe 2011 nuk ka fituar, përkundrazi.

Ndërkaq, në 2013-n kur fitoi thellë ishte në koalicion të madh me Ilir Metën, në 2017-n, kur sapo e bëri Ilir Metën President e xhindosi aq shumë atë, sa kreu i shtetit nisi të akuzonte për grusht shteti.

Por Rama kishte hijen e marrëveshjes me Bashën, me të cilin arriti paktin më të rëndësishëm për kohën ku nuk u bë e mundur asnjë koalicion zgjedhor;pra të gjithë do të dilnin vetëm.

Në vitin 2019 kur opozita e Bashës, por edhe e Metës nisën luftën kundër qeverisë së Edi Ramës, luftë që u bë edhe me zjar e molotov, Edi Rama kishte me vete ndërkombëtarët, të cilët i dolën hapur në krah dhe ai arrit të shpëtojë qeverinë.

Në zgjedhjet e ardhshme, perceptimi se Edi Rama është vetëm përballë një opozite të bashkuar, pavarësisht fuqisë potencale është një tregues, ndaj kryeministri do të vijojë të ushqejë fabulat e pakteve fluide e të fshehta, e që faktikisht i kryen, të cilat sjellin përfitime edhe ekonomike për palët.

2 komente në “Nga qepallat me Bashën e bërrylat me Metën: Me kë do të jetë Rama në zgjedhjet e ardhshme?”

  1. Z says:

    Do t’i kemi neper kembe edhe per shume kohe! Nuk jane budallenj por shume dinake dhe sic duket nuk i hane kokat njeri tjetrit!

  2. Qorri Zigur says:

    Artikull leshi me konkluzione leshi i thone kesaj pune. Eshte ne interes te Edit qe i gjithe llumi shqupoist-leshedhii-st te behete bashke se e ben zgjedhjen e populit edhe me te qarte. Ky bashkim llumi jo vetem qe i siguron Edit fitoren por e izolon kete llum edhe me shume dhe mund te krijoj mundesite per nje reformim te vertete te te djathtes se vertete. Kur llumi shperndahet nga te dy krahete atehere njerezit nuk din per ke te votojne dhe mund ta vene fitoren e Psse ne diskutim. Bashkimii me PDne e shkaterroj partine bastarde te kryelopes, Pa u qeruar klani berishian dhe klyshet e tij si Basha dhe kupolen fallco drejtuse e PDse dhe medias nuk mund to kete reformim te vertete te se djathtes. Mundesia tjeter eshte qe te krijohet nje parti tjeter me te verte te djathte qe nuk perfshin asnje nga klyshet e Sales mund te jete e vetmja zgjidhje per te djathten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje