"Ndryshimin do e sjellë veç dyshja Kryemadhi-Basha", Lefter Maliqi "shpërthen" ndaj Ramës: Nuk fiton dot më se ne jemi të bashkuar, të ka ikur koha dhe ke marrë fund fare. Ti e di që do të të mundim

10 Qershor 2020, 11:27Politika TEMA

Deputeti Lefter Maliqi deklaron se do t’a votojë marrëveshjen e Reformës Zgjedhore duke dalë kundër rrymës së opozitës parlamentare.

Në fjalën e tij ndër të tjera Maliqi u shpreh se Rama do të humbasë në zgjedhje si me sistemin me lista të hapura apo dhe aktualin.

Edi Rama ecën me parimin përça e sundo.  Ka përçarë mediat dhe shqiptarët. Unë dua t’ju them se Rama nuk do që marrëveshja për zgjedhjet nuk do të kalojë. Opozita ka votuar në bllok të gjitha ligjet që janë të paligjshme. Ambasadorja amerikane të shikojë hipokrizinë e Ramës. Ambasadorja të shohë prapaskenat e Ramës. Unë nuk pyes për kërcënimet e tij. Pas Bashës, tashmë topi i ka kaluar Ramës.  Rama ka votuar antikushtetuese.

Jam për zgjedhje të menjëhershme, sepse populli është në krim e drogë, i ka ikur koha Edi Ramës. Të njëjtën gjë që thotë Sali Berisha, por Berisha së paku bëri rrugë. Rama ka marrë fund.

Nuk fiton Rilindja, nuk fiton opozita e përbashkët. Rama gënjeu për gjithçka. Rriti taksat, kriminalizoi vendin, do të shesë Damianin.  Ambasadorja amerikane dhe ndërkombëtarët këtu në Tiranë të shikojnë fytyrën e Edi Ramës, që bën disa batuta, por njerëzit duan ekonomi.

Rama do të mbajë reformën të bllokuar. Nuk kam frikë nga zgjedhjet. Për interesat e vendit, duhet të kalojmë në zgjedhje. Rama nuk fiton dot më.

 Ai e di që është i humbur dhe po bën edhe këtë lojën e fundit me këtë opozitën e re. Edi Rama nuk fiton dot ndaj opozitës së bashkuar. Rama do të përçajë opozitën, por nuk do ta bëjë dot”, thotë Maliqi. (TemA)

10 komente në ““Ndryshimin do e sjellë veç dyshja Kryemadhi-Basha”, Lefter Maliqi “shpërthen” ndaj Ramës: Nuk fiton dot më se ne jemi të bashkuar, të ka ikur koha dhe ke marrë fund fare. Ti e di që do të të mundim”

  1. Kulla e Viçidolit says:

    O Torollaku nga Otllaka.
    Nuk doni me e kuptu që njerëzit zgjodhën Ramën se nuk donin juve.
    Ndryshoni ju dhe pastaj shifeni se si mundet Rama.
    Ndryshe bej gham gham aty se mos te fut Basha ndonjë listë..
    Pa sa te jeni ju vërdallë gjysëm shekulli shkon Rama..

  2. LULJA says:

    Ky palaco me ke parti eshte ?

  3. ce says:

    Eh kur te hyn vetja ne qejf o Lefter Lefter hunderri, je bere si Nikoll lehesi i leshitlikes , fluturon me pras, enderron per revolucione imagjinare, per fitore plebishitare, po si mund te fitoje zgjedhjet femra me e urryer ne planet per shqiptaret, qe hodhi cizmen mbi kryeministrin ne parlament., Rast unikal ne bote, gruaja e presidentit qellon me cizme kryeministrin e vendit. Dhe kete do te mesosh diten e votimit se cfare urrejtje ka populli per kete fallxhore horoskopike leshelike . Si mund te fitoje zhgjedhjet forca politike qe i vuri zjarrin deres se kryeministrise si Herman Geringu ne 1933 kur dogji Rajhshtagun ne Gjermani ??

    1. ppa says:

      Kaq sa ke thene ti CE, mjafton qe analistet qe bejne llogje neper TV, tia thone Monikes…dhe pastaj te degjojne traplliqet e saj.

  4. Shqiptari Ilirise says:

    Filloi të lehë për ndonjë vend në listë ky katundari bythlëpirës.
    E di gjithë fitën që Basha s’ka shans të fitojë,po kërkon ta futë Basha në listë fituese.
    Me të tillë m…r është i mbushur ky vend!

  5. TORI says:

    lefteri zgjohu,se te mbyten endrat

  6. Beni says:

    Hahahahahaha. Zoti Basha , merre ne telefon kete tipin dhe thoji qe do ta fusesh ne liste per deputet se plasi ky

  7. Agroni says:

    Kush është ky sharlatan, që flet sikur ka ndonjë gjë në dorë, këtij i duket vetja politikan i rëndësishëm.

  8. timo says:

    Ore Maliq djali po akoma se ke marë vesh ti që Rama e ka bërë rezervimin edhe për dy mandate të jerë? Shko mor i mjerë, informohu mirë pastaj dil e fol aty në krah të Lulit dhe të Monës.

  9. Poko says:

    Po qe per ty o Lefter i Maliqit, Rama ka ymer 100 vjet,,nuk e rruan fare nga ty e nga Lulushi.C;del ne skene o derebardhe, s;e kuoton qe je nul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje