Ka mjaftuar një ‘takim’ bërrylash mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, që opinioni publik të trazohet sërish.
Fatos Lubonja shprehej si ishte e mundur që të ndodhte një gjë e tillë, pasi ata duhet të urrehen me njëri-tjetrin.
Ai e shpjegonte këtë, me faktin që ata nuk kanë më ndjenja.
Në rrjet po ashtu, pati revolt për ‘takimin’ e tyre.
Por për t’i qetësuar të gjithë mendoi vetë Meta, që pas ‘takimit’ të bërrylave paradite, pasdite i ktheu Ramës ligjin e radhës.
(TemA)