Opozita është pajtuar me idenë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se vendin e ndajnë 10 muaj kohë nga procesi i votimit, që përkon me afatin e propozuar në marrëveshjen e Këshillit Politik, që zgjedhjet të mbahen në prill-maj.
Gjatë një interviste të dhënë për “News24” në emisionin e Sokol Ballës, kryetarja e LSI-së thotë se koha nuk premton për asnjë forcë politike që të përgatitet për përzgjedhjen e kandidatëve dhe fushatën elektorale.
“Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve, jemi shumë vonë sa i përket angazhimit. Çdo parti është shumë vonë me përgatitjet”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi zbuloi edhe faktin se LSI ka parë me rezerva propozimin e Partisë Demokratike që buxheti i shtetit të marrë përsipër peshën më të madhe të financimit të partive politike në fushatë elektorale. Ajo u shpreh gjithashtu e gatshme që të përballet me Edi Ramën.
“Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik. Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm. Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh, pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij. Ndaj mua më leverdis prania e tij”, deklaroi kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi e vlerësoi si strategji shpëtimit të Edi Ramës thirrjen për t’u takuar me Bashën dhe foli me bindje se një takim i tillë nuk ka për të ndodhur, përveçse tek kutitë e votimit.
“Kur është keq Edi Rama bën thirrje për tryeza. Ata të dy (Rama-Basha) do të takohen në kutinë e votimit dhe jo më në tryeza”, tha ajo.
Megjithatë, opozita është qortuar se me marrëveshjen e nënshkruar iu rikthye sistemit që me djegien e mandateve synoi që ta rrëzojë dhe i dha të drejtë Edi Ramës për zgjedhjet e 2017, që PD-LSI i kanë sulmuar si të manipuluara dhe të blera me ndihmën e krimit të organizuar.
Por, Kryemadhi bën një bilanc pozitiv të aksionit ekstrem më shumë se njëvjeçar të opozitës, përfshirë këtu edhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet vendore të qershorit të vitit të kaluar.
“Ne kemi arritur në një fitore në iluminimin e faktorit ndërkombëtar. Ne jemi një pikë në oqeanin e tyre, ndonjëherë të nevojshëm si xhepa për të shkarkuar ndonjë problem që kanë, si me emigrantët. Kur gjërat bëhen më prezente, më flagrante si me teatrin fillojnë edhe të tjerët lëvizin. Lëvizin pak më vonë këtu te ne se jemi vend i vogël. Ndërkombëtarët kanë qenë ata që i thoshin vazhdo Ramës, kanë qenë muri kinez. Ky mur u shemb që ata të ruanin themelet e veta në vazhdimësi”, tha Kryemadhi.
Hahahahahahaha ça lapanjozesh hahahahah
O zot o zot, kan 3 vjet e ca që marin shuplakë pas shuplake e si skuqet fytyra si nga Rama e ndërkombtarët, pra vazhdojnë me të njëjtin avaz, p’tuu ftyr pogaçja.
Çfarë fati për Shqiptarët s’ja dolën ti heqin qafe kto ndyrsira .
Babale partia e ka të sigurtë humbjen, bashkë me të ashtuquajturit aleat, që nuk kanë as një grusht votash.
Pasi e keni rëzuar nja 7 herë me dhunë revolucionare dhe e keni hedhr në lanë, tashti, për të 8 herë do ta rëzoni me vota revolucionare!!! Ku do ta hidhni këtë rradhe!!! Eh moj çupë, takëmit tuaj ju ka vdekur mendia.
Nje cope idiote qe perfaqeson politiken ne Shqiperi, pa lere kur tha Vasjarit: ju andej nga Vlora thoni: “te dua moj qene apo nen portokalle” se çfare donte te thoshte, hajde merre vesh. Harron se çfare ben me djemte dhe vajzat e reja qe i genjen me nga nje telefon celular nga leket e vjedhura, ne Jal dhe i mban tere naten duke e kthyer ne bordello rinie. Edhe une te jem, do shkoj, qejf ben atje me parate e vjedhura te Ilirit e Monikes. Kjo eshte politika e LSI-se. Pa lere kur permendi dhe dhembekanxhen si personalitet qe babai saj ka bere rremuje tere Fierin duke u shitur qytetareve nje apartament dhjete vetave. KJo eshte politika e LSI-se, e Ilirt dhe Monikes dhe atij me nder mutit Petrit Vasili apo gazetarit idiot Luan Rama. Nje shoqate private me ne krye koçensionerin Kastritot Ismahili qe mban mbi supe pergjegjesite e ILir Metes ne Shqiperi dhe Kongo. Si ka mundesi qe i dime sakte ne shqiptaret keto dhe nuk i di SPAK-u “madheshtor”? ! Po valle çfare po ben SPAK dhe drejtesia shqiptare? Ka bere ate qe ka bere qe e dime dhe mos prisni jete, drite ne kete kohe: ka vdekur nervi shqiptar se mbulohet ma parate e qelbura! Ata duan ate qe duan. Por qe besoj se u eshte njomur baruti. Na kane skllaveruar totalisht dhe na kane marre dhe ate pak liri qe na kish lene Enveri, veçse na kane mbyll syte qe te mos shikojme, na kane paralizuar nerivin qe te mos veprojme duke hequr nderin, moralin , respektin, shkaterruar familjen dhe shikoni: te gjitha gazetat dhe televizionet shqiptare vetem reklama bordello ne emer te lirise qe eshte kthyer ne çthurje totale njerezore. As bagetite nuk bejne keshtu E kane hequr nga shalet dhe e kane vene ne balle. Ky eshte perendim njerezor dhe human mbi token qe po shkaterrohet.
PRILL MAJ ZGJEDHJET PO PI…T MOS JU NDAJ MONIKA E KA MENJEN KE K…T MOS JU NDAJ.
Po që na e çatë brimën e bythës ka 3 vjet kush do na i paguaj dëmet ???
Veshtiresia e 10 muajve deri ne zgjedhje per kete qeveri Rama nuk qendron te opozita por te deshtimi i plote qe ka ne aspektin kryesor te qeverisjes – ne Ekonomi!