“S’më zë korona se ha mish e mjaltë”! 750 mijë lekë karburant, ja ku i harxhoi Kujtim Gjuzi paratë e dietës si deputet në Kuvend

10 Qershor 2020, 09:29Politika TEMA

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qënë një prej më aktivëve gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë emri i tij ka qënë i përfshirë gjithashtu në listën e publikuar, ky tregohej me shifra sesa kishte marrë secili deputet gjatë karantinës.

Kreu i Partisë Konservatore ka marrë nga ‘banka’ e Kuvendit, 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë.

Por ku mund t’i ketë prishur deputeti paratë?

Kreu i Partisë Konservatore ka marrë nga ‘banka’ e Kuvendit, 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë.

Gjuzi, duke marrë parasysh se kishte edhe autorizim lëvizjeje, kishte ndërmarrë misionin e bashkimit të familjaravë që kishin mbetur të ndarë nga mbyllja e kufijve ndërqytetas.

Gjithashtu Gjuzi tregonte po në të njëjtën video se nuk kursehej në ushqim dhe se kishte gjetur recetën perfekte për të mos u infektuar me koronavirus.

“Kush mashtron dhe thotë që Kujtim Gjuzi është me koronavirus do përballet me drejtësinë kur ajo të funksionojë.  

Unë dhuroj gjak nuk kam bërë kurrë një injeksion jo më të më zëjë koronavirusi. Unë mbrohem me: në mëngjes 1 kg kos me mjaltë, unë përdor  çokollatë me arra dhe lajthi që mbron në mënyrë sistemike gjithë organizmin, në drekë përdor gjysëm kg domate, po ashtu pasdite përdor shegë, djath, meqënëse jam shëndoshur pak po përdor djathin e dhisë. 

Konsultohem me këshilltarin tim androlog dhe obstetër Fadil Mustafa, kam edhe psikologë që rrinë pranë stafit të Partisë Konservatore. 

Ne do jemi në cdo skaj për të ndihmuar qytetarët kudo që janë.”, -thotë ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

1 komente në ““S’më zë korona se ha mish e mjaltë”! 750 mijë lekë karburant, ja ku i harxhoi Kujtim Gjuzi paratë e dietës si deputet në Kuvend”

  1. Koli says:

    Cfare lloj njerezish paguan ky popull i shkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje