Amnistia fiskale dhe penale, Gjylameti: Kush përfiton dhe kush përjashtohet

9 Qershor 2020, 23:17Politika TEMA

Deputetja Blerina Gjylameti ka shpjeguar se si do të funksionojë amnistia fiskale dhe cilat do të jenë kategoritë që do të përfitojnë nga kjo nismë e qeverisë.

Gjylameti tha në “Opinion” se flitet për amnisti të plotë fiskale mbi të ardhurat, që nuk është bërë asnjëherë në Shqipëri.

Ajo pohoi se personat që deklarojnë përmes kësaj amnistie nuk do të kenë as pasoja penale në të ardhmen.

“2011 kishte thjesht një amnisti fiskale, por falje të detyrimeve doganore apo tatimore. Sot po diskutojmë për amnisti të plotë fiskale dhe penale, që nuk është bërë asnjëherë në Shqipëri. Më parë kishte amnisti fiskale por jo penale. Sot flitet për një amnisti fiskale dhe penale.

Nuk falen vetëm detyrimet e papaguara, por hiqet dhe pjesa e dënimit, 7 vite burg që parashikon sot ligji. Ti legalizon lekët dhe nuk dënohesh për këtë”, u shpreh deputetja socialiste.

Megjithatë, Gjylameti tha se nga kjo amnisti përjashtohen pasuritë e vendosura nga burime të paligjshme të të ardhurave.

Amnistia fiskale është një moment i vitit zero. Dimë që në ekonominë shqiptare 50% qarkullon jashtë kanaleve zyrtare.

Ende sot kemi një ekonomi informale, për shumë arsye. Por ndërkohë kemi një vit zero ku i jep mundësinë atyre që kanë punuar në të zezë, që nuk kanë deklaruar apo evaduar, apo ata që nuk kanë deklaruar pjesën e investimeve. Një pjesë e mirë e bizneseve kanë punuar me atë që quhet dopjo bilanc.

Duke përforcuar institucionet dhe duke amnistuar kemi një vit zero. Ata që deklarojnë  nga ky moment e më tutje do të kenë mundëisnë të gëzojnë pronën e tyre pa patur një përgjigje të ligjit nesër, nëse vërtetohet që kjo që amnistohet nuk është si pasojë e burimit të paligjshëm të të ardhurave.

Në thelbin e kësaj amnistie janë të përjashtuar ata që janë subjekt i OFL. Edhe pas deklarimit që bën një individ ato do të verifikohen. Drejtuesit e administratës dhe familjarët e tyre përjashtohen.

Do duhet që të zgjerohet shumë më tepër se sa kaq, gjithë grupi i atyre që përjashtohen dhe nuk janë përfitues të amnistisë fiskale.  Policia po e po, drejtuesit e policisë”, tha Gjylameti.

4 komente në “Amnistia fiskale dhe penale, Gjylameti: Kush përfiton dhe kush përjashtohet”

  1. Nuk ka turp me te madh per cfare diskutojme. Amnistia fiskale eshte vetem per hajdutet me pushtet qe ti ligjerojne parate e vjedhura. Ku ligj ndihmon Zenin me Giten apo kunatin e Saliut. Like floririn epilektikun Luli dhe 20 perqindeshin Rame. Po ministrat kusar qe nga Bode Ruli Imami Bregu edhe te sotmit po kryehajdutet e bashkive. Diskutonin tek Fevziu kokerjepuri se amnistia fiskale qenka e mire .po e realizuan kete hapu dhe me mire. Vampiret kane 30 vjet qe vjedhin si te babezitur dhe nuk kane menduar nje dite per kete popull.

  2. Aristidh says:

    Foli dhe kjo piçka, superpidh eshte!

    1. tan says:

      Superpith me mjalte duhet ta kete

  3. drinziu says:

    Vetë Zot, vetë shkop. Jepini vidheni këtë vend, varferoni këtë popull. Ngrini përmendore hajduteve që nga 1991 e deri sot. Ti gezoni pasuritë që keni 30 vjet që vidhni. Ju, të parët kryetarët e partive që her pas here keni drejtuar shtetin bashkë me batakcinjte, servilet dhe rrugacet.
    Kjo ishte mangut, plotësojeni dhe këtë dhe flini të qete. se Rilindja ju a fali vjedhjet, korrupsionet që siguruar tre breza të familjeve tuaja dhe të afërmeve. për popullin mos e cani bythen ashtu siç nuk e keni care.Drinziu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje