Selami Jenishehri me ‘Benz’? Shkon në Kuvend me biçikletë rozë por merr para për naftë, ‘racionin’ e kërkon edhe Alimadhi, 40 mijë lekë karburant edhe pse s’lëvizi nga Infektivi

10 Qershor 2020, 09:32Politika TEMA

Kuvendi ka publikuar listën e 110 deputetëve që kanë përfituar shpenzimet e dietës dhe të karburantit.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qënë edhe prezenca e dy prej deputetëve të opozitës së re, të cilët kanë marrë para për karburant dhe dietë.

Deputeti Selami Jenishehri ka marrë 30,016 lekë për karburant dhe 75,250 lekë për dietë.

Nuk dihet se për çfarë i ka përfituar ai paratë për karburant, kur është parë teksa shkon në Kuvend, me një biçikletë të vogël dhe ngjyrë rozë.

40 mijë lekë për karburantin e shpenzuar gjatë muajit prill ka marrë edhe deputeti Adriatik Alimadhi.

S’ka asgjë për t’u çuditur edhe sepse prej disa muajsh ai ka qënë i shtruar në spitalin Infektiv pasi u prek nga koronavirusi. Si mund ta ketë harxhuar karburantin vallë?

3 komente në “Selami Jenishehri me ‘Benz’? Shkon në Kuvend me biçikletë rozë por merr para për naftë, ‘racionin’ e kërkon edhe Alimadhi, 40 mijë lekë karburant edhe pse s’lëvizi nga Infektivi”

  1. Koli says:

    Paguan populli shqiptar.

  2. Soni says:

    Po nje deputet qe jeton dhe eshte akoma ne Viene per cfare i ka mare? Po dietat per cfare i marrin apo se kanendenjur ne shpi 3 muaj? Turp…

  3. vlora says:

    Jashqitje Ky etiketim u takon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje