Myslim Murrizi: Po presim Ramën, s'votojmë arnime pa u plotësuar kushtet tona

10 Qershor 2020, 11:05Politika TEMA

Pas takimit me kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Muslim Murrizi tha se janë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, nëse nuk arrihet një dakordësi nuk do ta votojnë reformën, që Murrizi e quajti arnim.

“Askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk tallet me sovranitetin e votës tonë dhe mandatin e deputetit që ne kemi marrë. Po presim Ramën në respekt që ai të na kthejë përgjigje.

Ne nuk mund të rrinim për të vazhduar normalitetin, aq më tepër kur prioritet i parlamentit është reforma zgjedhore dhe jo arnimet për të lënë në fuqi marrëveshjen e 2008.

Nuk është tagri im të merren me sharlatanë që kërkojnë të marrin poste. Unë jam deputet dhe nuk do ta votoj arnimin nëse nuk merren parasysh listat e hapura, depolitizimin e administratës dhe votën e emigrantëve”, u shpreh Murrizi.

1 komente në “Myslim Murrizi: Po presim Ramën, s’votojmë arnime pa u plotësuar kushtet tona”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Po prite Ramen se te erdhi me trenin e tallashit. Hajde mendje hajde. Deputet nga lista e qesharakut, pret nga pala tjeter. Ti zbie dakort me partine tende, cpret nga partia kundershtare?!?! Problemet e partise suaj, zgjidhini vete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje