Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për daljen e Shqipërisë në tregjet e kapitaleve të huaja ironizoi edhe opozitën, teksa tha se është një balonë tabake pa bisht.
Sipas tij opozita ka vazhduar një avaz që nuk shkon fare, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë, për shtetin dhe për popullin shqiptar
“Ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë në tregjet e kapitaleve është që merr vlerësimin për situatën në aspektin e të gjitha parametrave ekonomik.
Po ashtu është me rëndësi të nënvizohet se merr vlerësimin në lidhje me riskun. Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Opozita ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë, për shtetin dhe për popullin shqiptar. Nuk diskutohet që është meritë e qeverisë që ne dalim me këtë vlerësim nga tregjet kapitale pas dy goditjeve.
Ne kemi dalë me një prim zero. Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e atyre balonave tabake pa bisht. PD flet për gëzim pse morëm borxh.
Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, sepse edhe ata janë hidhëruar. Nuk është kështu, krejt e kundërta është e vërtetë. ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet.
Kjo na bën një vend të besueshëm, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe financimeve.
Kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur ku synimet jo gjithmonë përputhen.
Kur qeverisnin ata që sot janë të hidhëruar që gjatë procesit të daljes në treg hyri për 7 dhe doli për 11. Pra doli me një barrë të tmerrshme”, tha Rama.
Më keq akoma. Balonë tauke! Asaj kur i hikte bishti përdridhej si PD-LSI-ja (d.m.th. si k…vë) deri sa përplasej në ndonjë çati apo pemë (plep ose carac). Në vrimë të sëmës vafshin PD-ja dhe LSI-ja
E ke thene bukur o gjigand. Tamon balone tabake pa bisht. Shiko Jorida Tabakhonen qe vetem helm nxjerr nga goja. Po mban zi per eurobondin. Po nxin nga marazi. Nuk di cfare te shpife rreth kesaj fitoreje te qeverise ne tregun financiar. Te shohim cfare do sajoje kllufi i pd leshelis prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri per kete eurobond qe i jep fryme financave per 10 vjet.