Grida Duma kundër Bashës: Jam për lista të hapura, nuk besoj se ai s’i do kandidatët fitues

10 Qershor 2020, 22:00Politika TEMA

Grida Duma është shprehur sërish kundër Lulzim Bashës.

Ajo thotë se sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë dhe listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë të hapura.

“Kemi shumë vite që në shoqërinë tonë kemi demotivuar konkurrencën. Në ekonomi pesë veta marrin të gjithë tenderat.

Po ashtu në fushat e tjera të shoqërisë. Konkurrenca duhet t’i kthehet shinave të veta.

Në këtë kuptim unë kam thënë se listat e hapura janë përgjigje,” tha Duma.

“Nuk mendoj se ka një kryetar partie që nuk i do kandidatët fitues.

Beteja themelore është vota e lirë. Po të kishim listat e hapura dhe të mos kishim votën e lirë, imagjino zhgënjimin që do kishim”, tha ajo.

2 komente në “Grida Duma kundër Bashës: Jam për lista të hapura, nuk besoj se ai s’i do kandidatët fitues”

  1. damam Damashi says:

    Bravo,keshtu do te fitoni se jeni ne anen e popullit.Jane mbi 70 perqind e shqiptareve qe duan listat e hapura. Qendroni bashke me opoziten parlamentare dhe tregoni Rames e Bashes se ato nuk jane koka e zeusit. Do te bj gabim nese shitet ndonje depute,pa llogaritur ketu Maliqin se ai tregtar flamujsh eshte,por te tjeret te mendohen mire se po u shiten,jo vetem qe s;do te kene sy ne popull,por edhe rama e Basha do ti flakin si limon i shtrydhur,sapo tu marrin voten. Edhe lekte qe do tu japin do tua marrin sa te fitojne perseri pushtetin qe kane.

  2. Grij o Grida grij. says:

    Hapu o Grida, Shqyeu fare, në shtatë copa.
    Por ti e di fort mirë se do bëhet ça i do trapi Ed Ramës me Lul Bashën.
    Ti bën mirë të lëpiresh të të fusin emrin në listë…
    Se ndryshe …
    Ktheju asaj që di të bësh më mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje