Fredi Merlika, pronari i “Merlika Group”, një biznes fason, ka dalë sot në videon e kryeministrit Rama si ‘mashtrues”.
Kjo pasi në një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ai ka thënë se nuk e ka marrë pagën e luftës për punëtorët e tij, por në listën e publikuar nga Rama del se ata e kanë marrë të gjithë, konkretisht 13 punonjës e kanë marrë më datë 15 maj dhe 109 të tjerë më datë 8 qershor.
I shqetësuar, pronari i fasonerisë thotë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kohës dhe është futur në një kontekst të gabuar për t’i prishur imazhin.
Ai pranon që të gjithë punonjësit e kanë marrë pagën e luftës por thotë se kur ka takuar Bashën dhe ka bërë atë deklaratë, pagën e luftës e kishin marrë vetëm 13 punonjës, ndërsa 109 të tjerëve, u ishte refuzuar kërkesa.
“Po është e vërtetë, unë nuk e mohoj që punonjësit e kanë marrë pagën por kur unë kam bërë atë deklaratë për Bashën, data ka qenë 27 maj dhe atëhere morën pagat vetëm 13 veta ndërsa për 109 të tjerët më erdhi përgjigje negative nga Tatimet”, thotë pronari i Fasonerisë teksa na vënë në dispozicion edhe një ankesë që ka bërë pranë Tatimeve që më datë 16 maj.
“Nuk mund të quhem mashtrues për një deklaratë që e kam bërë para se të kalonin pagat e punëtorëve. Kam bërë ankesa të protokolluara te Tatim-Taksat për pagat e refuzuara të punëtorëve. Ku është mashtrimi këtu? Unë ato paga i doja për vete jo për punonjësit. Faleminderit qeverisë që ia kaloi pagat e luftës por e theksoj, kur unë bëra deklaratën, punonjësit nuk kishin marrë asgjë”, vijon pronari i fasonerisë teksa na vë në dispozicion edhe një video të regjistruar nga vetë ai në takimin me Bashëbn, ku i pohon kryetarit të opozitës se ka marrë pagat për 13 punonjës por jo për të tjerët.
Pse nuk reagove kur Basha ta nxorri surratin në TV Shqup? Apo nuk e mendove se janë të zgjuar edhe të tjerët, ta nxjeerin mashtrimin me grap. Ver mend, mos u huto.
O idiot pse nuk i tha lulbabalës se e kishe marrë për 13 veta kurse për 109 të tjerët ishe në pritje.
Se ky babalja ky by… drrasa mezi pret të kapet diku.
P’tu farë e pisët, mendoni se Shqipëria është Angli,Finland.
Si skeni turp niher, se kuptoj k’të mllef që keni për gjithçka pozitive që mundohet t’bëje kryeministri.
Shtetë bunker keni qën o milet i partis babale, vetëm që 2013-në ka fillu diçka t’lëviz.
Sa shpejt harroni mor zoti ju udhzoftë, si sju tha goja një gjë pozitive që ësht bër kto vitet e fundit, ku e gjeni ktë energji kaq t’egër për ta nxirë çdo gjë që bëhet, o ju nxiftë zemra juve o qënje t’pshtira.
K’tu na qeverisin serbët me dekada e sjemi aq negativ se kurë bëhet punë e mirë i heq kapelën gjithkujt qoftë sërb,polak,çifut, ku e gjeni ktë mllef çdo ditë çdo ditë, i njëjti avaz.
Kam diku 8 vjet që ndjekë përditshmërin politike në Shqipëri po s’lat gjë pa n’xirë s’lat gurë pa lëviz vetëm e vetëm ta nxini sa më keq vendin t’uaj.
Ik mor shkerdhate! Nuk ke faj ti o shkerdhate ja faj qeveria qe te jep leke…po dihet qe ju te oabese e bukeshkale jeni or shkerdhate…del oa pike turpi shkerdhata ne vend qe te thote falemnderit 1000 here del surrat derri dhe genjen pa pike turpi para babales Luli Basha….Luli Basha ja filluar serine e katert me babalen.
Ore bythko pe Korçe: çe di tinë qerinë mo? – ce mund të bësh hallatkë me të mo?!
Kujdes kur i jep gojes se te del boja shpejt…
Që kur Korça qenka në rrethin e Durrësit?! Hajde gazetarë analfabetë, hajde…
Ky nuk po genjen o njeres,ky i qendron deklarates se tij,nuk ka rendesi se kujt ja ka bere kete deklarate,ai thote dhe provon te verteten.Qe Lulush kompania,ben nje roman te tere me lajme te tilla, nuk besoj se ka ndonje qe nuk e di,ajo qe bie ne sy eshte ky dokument i publikusr,qe i refuzohet paga te 109 te tjereve,per arsyet bindese qe jane shpjeguar thote letra..e me pas jane arsye te tjera qe ne 8 qershor,qeverria paguan te 109 te tjeret.Pyetja eshte,cilat jane arsyet e dyta qe hodhdn poshte te parat,dhe qe bene te mundur pagesen?
O merlikë, ti e ke në gjak të jesh kundra të mirës ( Mos e ka gjë atë m.merilkën ?) Ti s-i kishe regjistruar fare ata 109 puntorët në listat e para.