FOTO-LAJM/ Basha dërgon të "besuarit" te protesta para Ministrisë së Arsimit: Ofrojmë mbështetje me FRPD dhe Aleancën për Teatrin nëse na pranoni

12 Qershor 2020, 17:41Politika TEMA
FOTO-LAJM/ Basha dërgon të "besuarit" te protesta para

Disa nga funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, duket se kanë nisur organizimin e protestave të radhës, duke synuar të shfrytëzojnë grupet e të rinjve që gjatë këtyre ditëve kanë shfaqur pakënaqësi sa i përket maturës shtetërore.

Negociatat me maturantët e pakënaqur, është parë të udhëhiqen nga Agron Kuliqi dhe Aleks Hajdari të cilët sot janë afruar për të diskutuar me protestuesit e stacionuar përpara Ministrisë së Arsimit.

Burimet bëjnë me dije se ata kanë ofruar mbështetjen e tyre me grupin e të rinjve të FRPD-së, si edhe grupin e Alanacës për Teatrin, shkruan “TemA”.

Kuliqi dhe Hajdari, kanë kërkuar prej tyre përshkallëzimin e tubimit dhe pranimin e të tjerë aktorëve për t’ju bashkuar grupeve protestuese.

Më poshtë po përcjellim edhe një fotografi të shkrepur gjatë ditës së sotme ku funksionarët e PD-së janë afruar për të diskutuar pranë Ministrisë së Arsimit teksa para saj protestohej. (TemA)

2 komente në “FOTO-LAJM/ Basha dërgon të “besuarit” te protesta para Ministrisë së Arsimit: Ofrojmë mbështetje me FRPD dhe Aleancën për Teatrin nëse na pranoni”

  1. Ani says:

    Tani u zgjodh kryeminister Basha ! hahahahah cfare idiot eshte ky Lylja

  2. Nafia says:

    E gjeti Lyli kauzen,provimi i letersise eshte shume i veshtire,ngrehuni ta rrezojme kete qeveri te pashpirt,ne kohen tone behej palle,dipllomat i merje dhe pa vajt ne shkolle,kishim shume vitrina dhe magazina universitete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje