"Edhe zëri i vetëm duhet dëgjuar", Meta reagon për protestën e maturantëve: Komiteti i MSH të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat e nxënësve

13 Qershor 2020, 20:27Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar për protestën e maturantëve e cila u zhvillua prej 2 ditësh para Ministrisë së Arsimit.

Nëpërmjet një shënimi në facebook, Meta shprehet se Komiteti i Maturës Shtetërore duhet të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që kanë maturantët shqiptarë.

Më tej Kreu i Shtetit thekson se provimi duhet të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të nxënësve në kohë të vështira dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të tyre për arritjen e rezultateve të kërkuara.

Reagimi i plotë:

Po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse.

I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë.

Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie.

Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë.

Provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara! (TemA)

4 komente në ““Edhe zëri i vetëm duhet dëgjuar”, Meta reagon për protestën e maturantëve: Komiteti i MSH të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat e nxënësve”

  1. Roland says:

    Like monikqiri me bloke ne dore ….te qifte qeni femijet ….o gruaqir

  2. Ore njeri i pa fytyre – po kur flet ti per degjim zerash vaj vaj halli per kete popull. Po per fytyren tende te neveriteshme dhe parat e qelbura qe te dolen ne vidjo u vran 4 njerez te pafajshem more monster dhe sot me hiqesh si kampion demokracie dhe i degjimit te zerit te njerezve. Ti je unik ne lloin llumishte te kesaj bote. Je aq i perllengosur sa ske vend te paster ku te te kapin more kriminel. Edhe veshet i ke te perllengosura, lere me ndergjegjen tende te nxire sterr, si fund kusie

  3. mona says:

    Na cau trapin ky. Edhe nje pordhe te behet ne Shqiperi, ky do ta komentoje. Ishte e madhe, r vogel, me ere, pa ere. Harron qe 95% e Shqiptareve e urrejne.

  4. lolita says:

    Sa shqetesohet per ngelsat Like FLORIRI……. Po te rish rrugeve te blloku sigurish te veshtira do te duken mesimet…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje