Kreu i PAA Agron Duka shkruan se gara për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka nisur dhe ajo do të jetë një garë që do të prodhojë alternativa për zhvillimin e Shqipërisë.
Nga një takim me strukturat, Duka ka lajmëruar se Partia Agrare Ambientaliste e ka të qartë të ardhmen e saj dhe sondazhet në 8 qarqe tregojnë se partia e tij do jetë parti parlamentare në të tetë këto qarqe.
Kreu i PAA ka lajmëruar se deputeti i opozitës së re Zef Shtjefni, dikur aleat i Bashës, i është bashkuar atyre.
“Çdo përpjekje për të penguar rrugëtimin e opozitës drejt zgjedhjeve, çdo tentativë për të ndalur rikthimin në normalitet të Shqipërisë, është një dëshmi e frikës së mazhorancës nga vota e lirë.
Tani që çdo shqiptar dhe i huaj e di se cila është e vërteta mbi krimin zgjedhor, nuk do të lejojmë që e ardhmja e vendit të mbahet peng. Tashmë gara për zgjedhjet e ardhshme ka nisur.
k do të jetë një betejë për ‘mustaqet e Çelos’, apo e intrigave politike, por për alternativa që të prodhojnë rezultate të prekshme për ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.
Partia Agrare Ambientaliste e ka të qartë të ardhmen e saj, madje sondazhet në 8 qarqe dëshmojnë se do të jemi parti parlamentare në secilin prej tyre.
Prandaj do të punojmë fort, do të ofrojmë eksperiencën e ekipit tonë, i cili rritet çdo ditë me përvojë të re dhe me njerëz me integritet që e duan punën dhe sidmos kanë një vizion për zhvillimin rural dhe urban.
Kam kënaqësinë që t’i uroj mirësëardhjen në ekipin tonë Zef Shtjefnit, i cili do të jetë një zë i fort për qarkun e Lezhës”, shkruan Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste.
Ti je nje nga 120 partite fituse ne zgjedhje. Te keqen e mendjes tende qe te ka lene.
Pirdh, pirdh se lirohesh. Shiko ëndrra me sy hapur.