Mos t’ju rrejë mendja për të majtët

13 Qershor 2020, 12:00Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Ka vite që është bërë e modës ndarja në socialistë dhe rilindas; në të Ramës dhe të Nanos. Sidomos tani, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme. Është një tezë që e flasin socialistë që nuk janë pjesë e tortës, si dhe demokratë, ku këta të fundit më shumë për përçarje, sesa u hap barku se ku janë socialistët. Por duke e ditur që nuk fitojnë vetëm nëse përçahet e majta, nuk lodhen së investuari në këtë fushë.

Në fakt historia e Ramës është historia e zakonshme e atij që vret mbretin për t’u bërë vetë mbret. Përkrahu Nanon sa ky kishte në dorë karrierën e tij, për t’u hedhur nga karroca kur kjo po ikte pa frena; mori PS-në me përkrahjen e njerëzve të Nanos të cilët mendonin ta përdornin, për t’i eliminuar pastaj një e nga një; forcoi lidershipin e tij në PS duke vendosur në pozita kyçe njerëzit e tij duke bërë në këtë mënyrë edhe transfuzionin e gjakut dhe zëvendësimin e një brezi që ishte persekutuar nga Berisha, por edhe përfituar nga PS-ja.

Sot Rama është i vetëm në komandë të partisë. PS-ja duam apo jo, ka fytyrën e Ramës. Rama është udhëheqësi më afatgjatë i kësaj partie, më shumë edhe se Nano dhe ka arritur ta plazmojë. Ka ditur të mbajë edhe ekuilibra duke mos lënë pa gjë socialistët e vjetër, por ku pjesën e luanit e kanë njerëzit e tij.

Është e vërtetë që PS-ja nuk është PD-ja, ku që nga Basha e deri te roja i derës rrinë sus para Berishës, apo ku nga më të pjekurit e deri te kastravecët, kërkojnë të rriten nën diellin e Berishës dhe i bëhen urë çdo gafe e mufke të plakut, pasi e dinë që vetëm ai e luan traun. Por për momentin në PS është thjesht heshtje. Nuk mund të dalin kundër njeriut që me shumë gjasa po i çon drejt mandatit të tretë; ku mirë apo keq, nuk do t’i hedhë njeri rrugëve. Nuk kanë arsye.

Sa i takon atyre që ofshajnë se Rilindja nuk përfaqëson socialistët e vërtetë, është thjesht muhabet kafeneje dhe fejsbuku. Janë si ofshamat e komunistëve që në ’91-shin dhe ’92-shin votonin PS-në, megjithëse ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me partinë ku kishin aderuar me grushtin lart, e votonin dhe votojnë në rresht.

Ndaj kush beson se pakënaqësitë brenda të majtëve do të jenë një faktor që do të rrëzojë Ramën nga pushteti, e rren mendja. Të majtët e dinë që në bregun tjetër nuk i pret kush, por kanë nxjerrë lugët nga brezi për t’iu zënë vendet e punës. Këtë radhë janë të qartë. Nuk do të përsërisin gabimin e 2005-ës. Pavarësisht pakënaqësive, e djathta për të ardhur në pushtet duhet të kërkojë vota diku tjetër. Pasi majtas është tokë e xanun. (dritare)

28 komente në “Mos t’ju rrejë mendja për të majtët”

  1. Me Lylin merr brrylin says:

    Po djathtas nuk eshte e xanun?! Ne krye te PD, pas 30 vjetesh nuk duhej te ishte Berisha dhe Luli duhej ti merrte vendimet i pavarur. Por ai eshte nje kukull me fije, nje marionete e komanduar nga pararendesi dhe pinjollet.

  2. ABC KORCA says:

    Une socialisten kam votuar e der para tre vjetesh mendoja dhe thoja se me mire te vdes sesa te votoja pd-ne.Edhe familja dhe rrethi I gjera familjar, keto pershtypje kishin.
    Une p.s nuk votoj me!!!
    Nuk eshte partia qe duam ne socialistet!!!
    Nuk ka cuar asnje reforme der ne fund!!!
    Llafe llafe llafe!!!
    Propagande!!!
    Nuk perfaqeson me as idealet ne te cekta te shqiptarve qe kishim deshiren dhe dashurine te shikonim shqiperine te behej nje vend normal.
    Ndaj….e shoh shume te veshtire mandatin e trete.

    1. Z says:

      Ja nje PD ist qe shitet si i majte! Meso ABC Korca!

    2. mergim tari says:

      ABC KORCA

      Ha haaaaa, je I madh byrazer….

      Kurse une nuk kam votuar per PS, por kesaj radhe dhe ne vazhdim do ta votoj
      Une do votoj PS se nuk votoj nje Parti ne te cilen ka njerez qe:
      Kane bere 1996 (vjedhjen e votave)
      Kane bere 1997 (krimin me te madh ndaj shqiptareve)
      Kane bere 1998 (puçin e shtetit)
      Kane vrare Remzi Hoxhen
      Kane vrare Kosta Trebickrn
      Kane vrare mbi 3000 vete ne 1997
      Kane dashur te sulmojne Jugun me avione…
      Kane vrare 26 te pafajshem dhe foshnje ne Gerdec
      Kane vrare 4 njerez te pafajshem nje bulevard dhe mbi 36 te plagosur
      Kane vjedhur parate e pastra te shqitareve
      Kane vjedhur detin duke ja shitur Grekut (tradheti kombetare)
      Kane shitur nafte Milloshevicit ne kohen kur gjithe bota antifashiste I bere embargo. Te kujtohet firma “SHQIPONJA” me drejtor Tritan Shehun?
      Kane futur ne burg Adem Jasharin (besoj se e ke degjuar).
      Kane futur ne burg gazetare.
      Kane vrare te ardhmen e gazetareve. Te kujtohet Saimir Dule.
      Kane djegur redaksi gazetash
      Kane bere SHIKUN famekeq
      Kane bere sistemin gjyqesor me PLEPA (Krim kombetar)
      Kane vjedhur rrugen e Kukesit.
      Kane shkaterruar Akademine e Shkencave
      Kane bere “KRISTALET” dhe “VITRINAT”
      Po per ÇEZ ke degjuar gje??
      Po per NUE KALAN dhe 7 millione euro ke degjuar gje?
      Po per vilat ne Lalez e gjetke a di gje bre bamkë?
      Do me, se ka plot…..
      Ke degjuar shprehje te tilla si “E DUA GJALLE A VDEKUR” per nje djale nga Tropoja, qe me pas u vra, ose nje shprehje tjeter kjo, nja dy jave para vrasjes se Azem Hajdarit ku oratori tha: “PER JU DO TE VDESE NJE NJERI, POR DO TE SHPETOJME NGA KOMUNZIMI

      Dhe dicka. Une nuk mund te votoj per nje Parti qe ka dashur te peshtyjne mbi varret dhe idealin e deshmoreve te luftes antifashite nacional clirimtare.

      Une nuk mund te votoj per nje parti qe drejtohet nga një makinë e pariparueshme, nga nje specie e vecantë në llojin e vet, nga nje monster qe nuk ndryshon. Nga nje vemje qe ndryshimi i viteve 90’ ishte vetëm një synetllik politik. Ishte thjesht nderrim “pamje” për të vazhduar karrierën arrogante. Ishte nje shnderrim I nje Sekretari Partie, Komunist radikal 25 vjecar, pa asnjë ndjenjë të komunistëve idealistë, në një “demokrat” të pasterizuar. Ishte shnderrim fallco I nje njeriu, si me magji, sikur i bënë synet një pjesë të trurit që e quante të tepërt.
      Epo byrazer nga KORCA, keta njerez nuk ndryshojne. Nese ti mendon qe njerëz te tille kanë shpresë në “riedukohen” e ke gabim. Me keta zagare është e vertetë vetëm ajo shprehja e Ujkut dhe e Qimes.

      1. Gruda says:

        JO mergim cari!
        Ti mendon se “Per inat te sime vjerre une po flej me mullixhine”!
        Pra ne cdo krah te shkosh te njejten gje do besh:Do ngresh kembet e te hash sallamin!
        Ua ka futur ne tru Rama se “Po iku Rama so vije Basha” dhe me kete ju kuptoni se keni gjetur shpetimin!
        Jo more gomere!
        Kjo llogjika e juaj eshte si ajo e femojve qe per te mundur njeri tjetrin me llafe thone se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!

      2. ABC KORCA says:

        Mergim tari
        Me fal qe sjam pergjigjur dhe kerkoj ndjese
        Te gjitha keto qe me rikujtove,Rama na kishte dhene fjalen se do i ndiqte ne gjykata.Biles jo fjalen…por beri be ne Zot e na tha ” Zotohem ne emer te shqiptarve”( qershor 2013).
        Hajde e zeme se nuk ka gjykatat me vete( gje e pavertet,ka 30% qe jane ps) dhe ja harrojme ” krimet e saliut”
        Ne 2017,ne parlamet,kryefjala e rames per programin 4 vjecar ishte arsimi.
        E di se cfare ka ndryshuar ne arsim?!
        Ka ndryshuar vetem dy gjera;
        -Letra pafund qe duhet te plotesojne mesuesit
        – Diplloma qe shiten kudo…vetem ama te jesh prezent ne unversitet dhe diplloma fiks se ne kohen e sales
        Kjo eshte reforma???? Ky eshte/ishte ideali jone per arsimin?
        Shendetesia.
        Do beheshin 4 spitale rajonale….ngaaaa themelet,,,na tha.
        Nje ne fier,nje ne shkoder,nje ne elbasan,e ku di une ku tjeter
        Pe,degjove ndonje germim themelesh…pa le godina ?!
        Ke vajtur tek keta spitalet qe jane restauruar?!
        Restaurim spitali me boje qe lyejme shtepite?!
        Keto jane standartet qe gjasme do vinte edvini?!
        Ekonomia:
        Na u zotua rama se TVSH-ja e produkteve baze do behej shume e ulet…madje do hiqej fareeee…
        Pe gje?! Degjove gje?!
        Parti Socialiste me 20% tvsh per buken e gojes ke degjuar?!
        Ja e degjuam me lartmadhnine tone.
        Vime tani,gje e re,frigo e re, e ashtequajtura paga e luftes.
        I dha rama leket…por pas tre muajsh
        E kupton dot sesa me vlere per ekonomine do ishte dhenja e pages qe ne fillim?
        Do ndiheshin njerzit me te sigurte…dhe normalisht do blenim me ” rehat”.
        Po shpikja se duhet te plotesonin biznest folmularin e puntorve qe ministria i ka nje me nje…di qe te ma shpjegosh or aman?!
        Policia= Sigiria
        Ndihesh mire kur shikon 4 polica te rrahin nje 15 vjecar?!
        Ndihesh mire kur nje 13 vjecare denoncon ne polici perdhunim dhe policia i thote ik ne shtepi e mos fol?!( sarande)
        Nga polici qe rrihej e spyetej nga asnje…kaluam ne polici qe s’pyet per asgje?!?!?!
        Kjo ishte endra jone?!
        Nuk e di vella si te ze gjumi kur degjon e shikon se nje vajze 13 vjecare denoncon perdhunim…une si ( ish) socialist,me vjen te dal e ti shfarros si ps.
        Rruget Qytetet,Mjedisi:
        Rruget qe u paguan me leket tona…po jepen tek privati.
        Di gje te me shpjegosh,sa e veshtire eshte te vendosesh nje tra ne mes te rruges dhe 4+4 vajza/ gra qe te marrin 1.000 a 2.000lek?!
        Mos valle nuk kane inxhinjera tek ps-ja…ti ndihemojme pak,si thua?!
        Po rruga e pogradecit qe ka 7 vjet per 200 metra e nuk mbyllet,di gje?!
        Po rruga e re frigo,skrapar-korce,di gje perse ka rreshkitje ne me shume se 20% te sajen?!
        Po lugomaren qe e perurojme cdo 6 muaj,di gje perse nuk mbaron ketu e 7 VITE?!
        Po me mbeturinat e qyteteve,di gje se cu be me landfillet????!!!!
        Apo keshtu i kishte sala e keshtu do i kem edhe ne?!
        Se cfare u be me aksionet e pastrimit te lumenjve,di gje?!
        Apo na u desh te mendoheshim 7 vjet qe nga ministria e mjedisit i kalojme tek min.e brendshme?!
        Te kujton gje kjo e mjedisti se kush eshte kopetenti?!
        Te kujtohet qe ne kohen e sales thoshin: jo po e ka fajin policia jo po e kane bashkite jo po min.e mjedisit?!
        Mos eshte e njeta gje edhe tani?
        Po qe u beme 60 bashki nga 170,dhe kemi te punesuar mbi 30% me shume se kur ishin 170,di te ma shpjegosh?!
        Qe ta mbyll se s’kane fund ” bemat”…
        Shoku,ta garantoj qe po vjedhin e s’po e cajne koken …as qe kane më me te voglen ndjesi kombetare pale ndjesi te majta
        Persa i perket se cfare ka bere pd-ja…ps-ne prandaj e votuam…qe te ndeshkonte keta te pdese e te qeverriste per nje shqiperi me te mire.
        Premtim: Mu thafte dora po votova me edin!
        E kupton ku na katandisi rama…te votojme ata qe e kane treguar me vepra se jane antishqiptar
        Tung

    3. gigi says:

      Respect per shkrimin tuaj.
      Por mos harro qe nje njeri nuk mund ti bej te gjitha vete. Ne te tjeret rrime menjane dhe presim ….
      Shiko teatrin Hale. Nen masken e tij krijohen parti …

    4. Bertrand says:

      Jam nje socialist i oreve te para,por qe kur e uzurpoi KALI i TROJES Edi Rama kete parti, ajo ka marre fund te jete parti e idealeve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare mbrojtese e shtresave me te varfera te shqoqerise shqiptare duke u bere armike e hostorise se vertete te Shqiperise!
      Antaresia e Rilindjes mbeshtet Ramen vetem per te siguruar nje vend pune ne administrate,por kurre se ai eshte nje perfaqesues i te majtes shqiptare!
      Rama eshte bere varrmihesi i PS-se,ka shfrytezuar poshtersisht votat e te majteve te cilet si bageti koke ulura i kane dhene atij pushgtetin per te sunduar e jo qeverisur Shqiperine!
      Ne gjirin e antaresise se PS-se nuk ka me humanizem,por lufte ku ujku lufton me cakallin!
      Trashegimtaret e 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve votojne sot Ramen vetem nga interesa personale duke shkelur me klembe gjakun e tyre!
      Ne PS nuk ka me ideale,por vetem interesa,prandaj kjo parti eshte bere njelloj antishqiptare sic eshte edhe PD-ja!
      Kush voton per PS-ne sot nuk voton per Shqiperine,por per antishqiptarin Rama!

  3. Taulant says:

    Fatkeqesisht ne SHQIPERI nuk ka asnje program politik ‘TE MAJTE’ . Shkaterrimi i ambjentit shkaterrimi i pasurive publike dhe privatizimi i tyre per 5 leke e shitja tek oligarket mund ta beje vetem nje program politik/parti politike e DJATHTE . SHQIPERIA ben nje politike ekonomike si ne vendet AFRIKANE ne vitet 60/70-te ku pasurite ju shiteshin te huajve per 5 dollar . Fatkeqesisht ne SHQIPERI investimet e huaja jane zero . Te bejme nje krahasim me vendet fqinje jo me larg ku vetem ne Serbi 5 vjetet e fundit kane investuar vetem firma Gjermane mbi 400 ndersa ne Maqedoni mbi 200 firma te huaja . Ne Shqiperi ne epoken e Ramutit eshte thyer rekord asnje firme e huaj te kete ndertuar nje fabrik. Nuk ka si te ndodh ndryshe ku administraten e zoterojn militant e injorant ministrat jane thjesht sekser deputetet nuk ndihen . Ramuti eshte njeri per rendiment eshte thjesht nje hajdut i rendomt vjedhes super i rafinuar ne krahasim me parardhesit e tij asgje me teper.

    1. Atdhetar says:

      SHQIPERI E SHQIPTAREVE, VDEKJE TRADHETAREVE! INVESTITORET E HUAJ NUK VIJNE PER TE PERMIRESUAR GJENDJEN E SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE POR VIJNE PER TE FITUAR NE KURRIZ TE SHQIPETAREVE. ME MIRE INVESTIME SHQIPTARE SE TE HUAJA. PERPARESI SHQIPETAREVE VET KUR VJEN PUNA PER INVESTIME.

  4. ppa says:

    Koment realist; nderkohe harrohen dy gjera – e para PS e voton masivisht shtresa gri, qe nuk eshte e vogel; e dyta – PS ne habitatin e saj nuk ka asnje meter toke te xanun. LSJ po, ka xanun nje parcele te habitatit te PS.

  5. katarakti says:

    Shkrim i lehtë për një temë tejet të rendesishme. Pyetja shtrohet:”A eshte Partia Socialiste ende e majte apo jo”?! “Ku ndryshon Rilindja nga Partia Socialiste”? Pêr mua Rama nuk ka asgjë prej të majti. Dhe për vendin ai mund të konsiderohet jo si “e keqja më vogël”, por si ” e mira më e pakët”! Ai ndaloi rrokupujën, rrëmetin dhe qametin, shkaterrimin deri në qelizën e fundit të shtetit shqiptar. Dhe kaq. Dhe i ka futur edhe ca penelata qendrave të qyteteve. Asgjë më shumë se kaq. Nuk ka shpalosur deri më sot asnje lloj strategjie ekonomike për ringritjen e vendit. Tê gjitha punët ua ka lënë në dorë oligarkëve të lindur dhe pasuruar në kohën e Berishês. Megjithatë deri më sot zgjedhësit janë “të detyruar” të votojnë dhe rivotojnë për Ramën. Jo për interesin e tyre, por se nuk shohin asnje tjetër alternativë. PD-ja për të gjithë të këqijat që i ka bërë këtij vendi duhej të ishte nxjerrë jashtë ligjit prej kohësh. Vendit i nevojitet sot një e djathtê tjetër, autentike, që nuk ka tê bêjë me “familjen”, pra pa asnjë lidhje me berishizmin. Po ashtu vendi ka nevojë për një parti të majtë që tê vejë shtetin në qender të zhvillimit dhe rimëkëmbjes. Se partia e Ramës eshte thjesht një parti e qëndrës , më sê shumti për shkak tê anëtarësisë së saj, ndërsa vetë Rama ështê një i djathtë i deklaruar, mbeshtetes i oligarkëve, privatizimeve dhe koncesioneve.

    1. Nje (akade)mik qe ju do te miren says:

      Cfare te majte te mirfillte kerkoni ju? Rama ss’ka bere gje tjeter vecse eshte pershtatur me “te majtat” si kudo tjeter ne bote, qe behen politika kapitaliste por te zbutura ne menyren ku shteti ka akoma dorre te monitoroje, jo nje braktisje e shtetit, si nen saliun, qe idealet e tij vetem te djathta s’mund te quhen.

      Sa per krahasimet me te tjeret dhe investimet e huaja. A thua te jeni kaq naive dhe te paditur? Nuk besoj sepse nga komentet duket qe dini dhe dreqin me te birin, por thjesht sdoni te jeni te flisni hapur.
      Investimet e huaja te mirfillta kerkojne stabilitet mbi te gjitha ligjor dhe politik, te kene insttucione nga te cilat sigurohet investimi. Cfare ka bere Rama deri me sot? Pikerisht po lufton te kete reforme ne drejtesi te krijohet nje institucion sa me i pavarur (sepse kurre nuk eshte plotesisht i tille) dhe vazhdimesi institucionale. Kush po e pengon kete reforme?! Atje dhe atyre kerkojini llogari per mungesen e investimeve

  6. bregdetari says:

    Jam dakort. Ata që mendojnë se rilindja nuk është PS, apo që me termin rilindja rreken të krijojnë versionin e një të majte që nuk quhet PS, gabojnë. Në Partinë socialiste ka debat, ka mendime e qëndrime të ndryshme, ka edhe vrejtje, apo pakënaqësi për lidershipin dhe qeverisjen për jo pak çështje. Por socialistët nuk përhumben se dikush, me llafe kafeneje apo nga dritaret e televizioneve dhe faqet e gazetave ,kërkon tu thjotë se “Edi Rama, u ka trathtuar, e braktisi PS, duke e zëvendësuar atë me rilindjen”: Socialistët e dinë se Rilindja si term nuk i referohet partisë si emër,por projektit,programit që progreson jetën e vendit, sidomos performancën e mjediseve të qyteteve dhe fshatrave, dhe infrastrukturës në gjithë shqipërinë.

  7. Ladi says:

    Shurdhit i duhen veshe te degjoje, qorrit i duhen sy te shikoje, ndersa budallait i duhen tru qe te kuptoje ate qe megjithse ka veshe, nuk degjon; dhe edhe pse me sy, perseri nuk shikon..

  8. Ik qe andej says:

    Problemi i madhe ne Shqiperi nuk eshte e tashmja,eshte e ardhmja.Kur mendon se ne zgjedhjet e radhes do te jene ose Rama ose Luli ose Monika eshte t’ja futesh vrapit.Ku je o komunizem “kishte disa njerez serioz ne krye”.

  9. Veshgues says:

    I majte, i djathte eshte klasifikim i vjeter!
    Sot ka klasifikim tjeter. Kriteri: cila parti ka force me te madhe ndryshimi apo berje reformash? A ka kapacitete intelektuale per t’i kryer ato.g Ideologjia eshte ne minorance. Ajo vlene per grupet ekstremiste te manta apo te djathta!

  10. Pedro i ri says:

    Me PS vegjetojne edhe specie qe jane aty vetem per interesin e ngushte. Por te majtet e thjeshte jane populli i zakonshem qe shilon te PS stabilitetin dhe te ardhmen e Shqiperise.

  11. Noli says:

    Megjithe verejtjet per me mire PS eshte me elektorat me te madh ne vend. Shtresa gri ne shumice voton PS se eshte me e besushme dhe ka qeverisur me mire. Konkurentet politik i ka shume te dobet e te pabesushem. Shohin endrra pushteti pa vota.

  12. UKU MOMLIT says:

    Ne Shqiperi ka tabela te majta,te djathta,te qendres te dreqi e te birit me brire; por kurre ska patur program te djatht,sepse ende ketu ska te djathte bio por ca komuniste staliniste te neveritur qe hiqen si te djathte;kurre ska patur program te majte dhe as te qendres. E ashtuquajtura e majte eshte nje klan i llahtarshem antihuman qe ne bashkpunim me klanin te vetquajtur te djathte,ose klyshi I pare i PPSH INSTALUAN KORRUPSIONIN,VARFERINE,VRASJET DHE TE FINACUARA EDHE NGA POLITIKA SLLAVE ANTISHQIPTARE E KANE SJELLE POPULLIN E VENDIN NE KETE DEREXHE. Keshtu o tanhila eshte deri tani dhe te gjithe e dime,e ptovojme e ne te njejten kohe si te papare lepijme klanet e siperme sipas kockes qe u hedhin.

  13. SPARTAK NGJELA PYET? says:

    CILA KA ME SHUME LESH NE BYTH ,RUDINA XHUNGA APO MIRA KAZHANI

  14. goliku says:

    Analize fantastike, Tani je teper i sakte.,…keta te Saliut jane bere si ai qe i shkonte dashit mbrapa se mos i binin koqet qe tja hane. PD e mbaruar dhe e deshtuar nga politika e plakut te cmendur edhe ne zgjedhjet e ardheshme koqet do marrin por jo te dashit qe ecen perpara por te Saliut dhe te Like floririt. Nje gje esbte e sakte qe ne se Like do prishi aleancen me PD Saliu do filloi avazin duke uleritur LIKE FLORIRI ESHTE HAKDUTI I THESARIT…..

  15. Mos llomotisni kot says:

    PS ka shume gjera per te kritikuar por nuk vret. e kaq mjafton.

  16. Izvori says:

    Kam respekt,por ne kete material je jashte realitetit. Jane me mijra ata qe kane votuar socialistet se nuk kane nga ja mbajne per shuma arsye,por jane aqe te zhgenjyer sa as emerin nuk duan tja degjojne RILINJES SE TE KEQES. E ME TE VERTETE KA QENE RINGJALLJA E POSHTERIVE QE I KISHTE PD. Pra do kete supriza ne kete votim.THIKA I KA SHUAR NE PALCE POPULLIT,E KUR KETE NUK NDJENI JU E NDJEJNE QINDRA MIJERA SHQIPTARE.TUNG.

  17. BOOOOOOOOOLL says:

    Ky kanalisti Hil-a ja ka pare lezetin kariges nga ps-ja prandaj leh per ti dhene zemer vetes e sojit te tij qe te votojne per te mos rene nga kolltuku/Cuditem kur flasin me aq siguri se te majtet do ta votojne perseri ps-ne PS-ja E MORI TATEPJETEN. Ne qe per tridhjet vjet e kemi votuar nga halli tani ja pime lengun. PS-ja tani NUK EGZISTON. Me mire voten NE VERE TE HALESE SE SA NJE SULLTANI QE MBAN NE PIEDESTAL HAMUT ZOGUN E MUT-HAT TRADHETARIN. Plus qe ASGJE NUK KA BERE PER FUKARENJTE, Ka shtate vjet qe nuk i ngre pensionet apo i ka lene ca qindarka per para zgjedhjeve. Ne hesfel PS-ja e kalbur me ato mumjet qe mban prej dekadash si puna e MAJKOS, KUKULLES KLOSI E SEJMENET E SULLTANIT. VOTEN ME MIRE NE VRIME TE HALESE SE SA PE-SESE

  18. Konjak says:

    Pa dashur te bej koment, per shkrimin e zoteri Hila , por megjithate mendoj ; shkrimi eshte i arrire , per c’ka dash te thot , . Mendojse persa i perket perkrahieve politike te popullsise , ne partite politike , besojse jane percaktuar , qysh para 44 -tres . Kushtet social – ekonomike dhe shoqerore kane percaktuar drejt perkrahien politike , majtas rreth 60% e popullsise , dhe djathtas rreth 40% . Megjithate ne nukse na prish pune kjo shperndarie , por , ashpersimet politike dhe qeverisiet jo ne lartesine e duhur .

  19. gigi says:

    Respect per shkrimin tuaj.
    Por mos harro qe nje njeri nuk mund ti bej te gjitha vete. Ne te tjeret rrime menjane dhe presim ….
    Shiko teatrin Hale. Nen masken e tij krijohen parti …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje