Nga Altin Ketro
Grupimet opozitare në Kuvend kanë materializuar në formë projektligji ndryshimet kushtetuese për një sistem të ri elektoral me lista të hapura. Kaq shumë po i mëshojnë këtij varianti, a thua se me lista të hapura deputetët që përbëjnë këto tri grupime do bëjnë namin me vota.
Ditën që ata e shpallën alternativën e tyre, morën mbrapsht edhe një sërë sulmesh prej partisë që i “polli” si deputetë. Ata u konsideruan si të “shitur tek Rama”, se po bëjnë lojën e këtij të fundi, etj.
E kam thënë më herët dhe do e përsëris sërish, që këto grupime, pa u organizuar si parti politike, nuk kanë asnjë mundësi që të imponojnë vullnetin e tyre për një çështje kaq madhore siç është sistemi elektoral. Ky sistem është vullnet i dy formacioneve më të mëdha që përfaqësojnë elektoratikisht, sipas rastit, shumicën (pozitën) dhe pakicën (opozitën) parlamentare.
Sot kur flitet për opozitë parlamentare, nuk identifikohet PD-ja, po deputetë të dalë prej listave të saj të cilat kjo parti i ka bërë lanet. Por, që të jemi realistë dhe me këmbë në tokë, partia me e madhe opozitare, deri në rikonfirmimin në zgjedhjet e vitit 2021, mbetet Partia Demokratike.
Sot PS dhe kryeministri Rama mund të bënin kompromise me opozitën që është në parlament për sistemin elektoral sipas orekseve të saj dhe nga pikëpamja ligjore do të ishin në rregull. Bile ky do të ishte edhe një mësim i mirë dhe i merituar për PD dhe Lulzim Bashën.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për rregullat e lojës, assesi nuk mund të anashkalohet PD-ja, e cila ka elektorat të konsoliduar dhe me struktura partiake në çdo cep të Shqipërisë. Janë pikërisht këto elementë që i mungojnë opozitës parlamentare dhe e nxjerrin të dobët në lidhje me këtë aspekt.
Gjithsesi, në relacionin e opozitave parlamentare për sistemin me lista të hapura, shikojmë se ato marrin shembuj krahasues nga vende me demokraci shumë të zhvilluar. Por, nuk është vetëm aspekti i demokracisë, po edhe mentaliteti politik në përgjithësi. Ato vende që përmenden nuk kanë këtë luftë të egër politike që zhvillohet tek ne midis partive politike, për të mos folur pastaj midis vetë kandidatëve.
Opozitat parlamentare nuk janë të sinqerta kur përpiqen të luajnë me ndjenjat e njerëzve duke i ngritur mendjen se deputetët që dalin nga listat e hapura përfaqësojnë më mirë elektoratin. Elektorati nuk është ndjerë i përfaqësuar edhe kur e ka zgjedhur deputetin e vetë drejtpërdrejt në mazhoritar. Çdo deputet i dalë në mazhoritar ka mbajtur kontakte vetëm me elektoratin që përfaqësonte partinë e tij. Asnjë socialist nuk ka trokitur tek zyra elektorale e PD ku do e priste deputeti i PD-së dhe anasjelltas, asnjë demokrat nuk shkonte tek zyra ku bënte takime deputeti i PS-së. Nuk përjashtohen raste sporadike, por shembujt po i trajtoj se si ndodhte në përgjithësi.
E, kur një deputet i mazhoritarit nuk krijonte një lidhje kaq të afërt me të gjithë elektoratin e zonës së tij elektorale, si do mund ta krijojë një deputet i votuar me lista të hapura, që ka marrë vota në rang qarku?! Sërish më duhet ta trajtoj këtë temë dhe nuk po fokusohem në qarkun Tiranë me 850 mijë votues, por në bashkinë Tiranë me 13 njësi administrative me 640 mijë votues.
Një kandidat që merr vota tek të 13 njësitë e Tiranës, cilën njësi do të përfaqësojë ai në parlament? Njësinë ku ka marrë më shumë vota? Po atë njësi mund ta pretendojë edhe një kandidat tjetër që ka marrë po ashtu më shumë vota se sa tek njësitë e tjera.
Po edhe sikur ai të përzgjedhë njësinë ku ka marrë më shumë vota, po ata që e kanë votuar tek 12 njësitë e tjera, cili do t’i përfaqësojë?! A nuk kanë edhe ata të drejtë t’i kërkojnë llogari për votën që i kanë besuar? Qoftë edhe 100 vota të ketë marrë në një njësi të caktuar, ai është i detyruar ta përfaqësojë atë njësi.
Praktikisht një deputet i tillë do përfaqësojnë gjithë qarkun Tiranë, me një fjalë asnjë zonë të caktuar siç i njohim ne ndarjet tradicionale dhe rrjedhimisht bie poshtë arsyeja kryesore se përse kërkohen listat e hapura.
Nëse me lista të mbyllura, kandidati për deputet në qarkun Tiranë caktohet në një nga 18 ZAZ-të dhe atje ngre shtabin qendror si dhe shtabe më të vogla për çdo qendër votimi ku të gjithë luftojnë në mënyrë homogjene për të maksimizuar votat për partinë, me lista të hapura, çdo kandidat i çdo partie, do t’i duhet që për të propaganduar alternativën e tij personale të ngrejë shtabe në të 1196 qendrat e votimit të këtij qarku për të luftuar pikë së pari brenda familjes së vetë politike që të korrë sa më shumë vota. Duke qenë se kjo bëhet praktikisht e vështirë deri në pamundësi (çdo parti do ketë 34 kandidatë në këtë qark), atëherë kandidatët do të luftojnë në një front tjetër.
Siç thamë, me lista të hapura lufta nuk bëhet vetëm ndërmjet partive politike, por edhe brendapërbrenda vetë partive politike (një luftë bërrylash që e parashikoj me kosto vëllavrasëse) dhe kandidatët nuk do të kenë kohë fizike (edhe sikur të bëjnë fushatë në terren 24 orë në 7 ditë të javës përgjatë 1 muaji) që ta shkelin me këmbë të gjithë qarkun (në rastin konkret: Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë) dhe të kontaktojnë elektoratin. Në këto kushte, del në mënyrë të pashmangshme që mesazhet e tyre politike të përcillen mediatikisht nëpërmjet valëve televizive.
Pra vijmë tek një problematikë tjetër që sjell sistemi me lista të hapura në kushtet e Shqipërisë, pra rolin protagonist që marrin mediat televizive. Do të jenë këto të fundit që do të përcaktojnë deputetët fitues. Duke hequr një grusht të vogël kandidatësh që kanë vite si protagonistë të vijës së parë të politikës, pjesa tjetër ka nevojë për marketing të fuqishëm mediatik.
Këtu hyjnë në lojë njohjet dhe interesat që pronarët mediatikë do të kenë me kandidatët, cilit prej tyre do t’i japin prioritet dhe, nga shkalla e suksesit, deputeti i ardhshëm do të jetë i detyruar t’ia shpërblejë mbrapsht ofrimin e kohës televizive. Ky lloj favorizimi për njërën palë dhe diskriminim për të tjerët, do të jetë evident dhe bashkëudhëtar gjatë gjithë fushatës elektorale.
Edhe të duash ta rregullosh me ligj, nuk ke mundësi sepse nuk ia del dot që për një muaj fushatë t’i detyrosh televizionet që t’u japin hapësirë 140 kandidatëve të 100 partive politike. Bile as për 280 kandidatët e PS – PD nuk mjafton minutazhi që t’i promovojnë të gjithë, veç në u kthefshin televizionet në propagandues 24 orësh të partive politike.
Kësisoj mundësinë më të madhe për të korrur më shumë vota në rang qarku do e kenë ata që do shfaqen më shpesh në përballjet televizive. Në këto kushte, do kalojmë nga deputetë fitues prej listave të kyetarëve të partive, në deputetë fitues prej “listave” preferenciale që do përpilojnë pronarët e televizioneve kur ftojnë në mënyrë selektive të përzgjedhurit e tyre. Me një fjalë, siç thotë edhe populli: “Në vend që të vëmë vetulla, rrezikojmë që të nxjerrim sytë!”
Ka edhe pikëpyetje të tjera që sjellin lista e hapura për kushtet specifike që ka Shqipëria, por u ndala vetëm tek këto dy çështje të cilat duhet të ishin trajtuar nga idhtarët e listave të hapura, brenda apo jashtë Kuvendit qofshin.
ラブドール トルソー I do consider all the concepts you’ve introduced in your post. For those who do not have a partner, the doll acts as their companion. A companion who makes him feel be
Po edhe votimi konkretisht do jetë shumë i vështirë. Duhet të rregjistrohu në fletën e votimit kandidatët që do votuesi, pra pasi të zgjedhi partinë duhet të zgjedhi dhe kandidatët nga mbi 70 lista kandidatësh që garojnë. Procesi i numërimit do 2 muaj të mbaroj me këtë mënyrë
Ky eshte shkrim mercanaresh, i porositur nga rama-basha.
Se kuptoj tema ca do qe publikon shkrime nga ky ketro kur dihet kush ja shkruan.
Vk
Do votojme veten me lista të hapura dhe jo kandidatet e perzgjedhur nga partite.
Do votojme veten me lista të hapura dhe jo kandidatet e perzgjedhur nga partite.do shihni qe 80% e këtyre qe jane depuleshe nga hajkari,mediu,bode dhe ca bythqire si keta,nuk do kene shance te rizgjidhen.
http://bitly.com/3g2EWVS – Ходячие мертвецы 71серия 84серия Сериал Ходячие мертвецы 41серия 54серия Смотреть сериал Ходячие мертвецы онлайн в хорошем качестве #Ходячие мертвецы Ходячие мертвецы
http://bitly.com/3g2EWVS – Ходячие мертвецы 108серия 90серия Сериал Ходячие мертвецы 6серия 27серия Смотреть сериал Ходячие мертвецы онлайн в хорошем качестве #Ходячие мертвецы Ходячие мертвецы
http://bitly.com/3g2EWVS – Ходячие мертвецы 80серия 16серия Сериал Ходячие мертвецы 89серия 79серия Смотреть сериал Ходячие мертвецы онлайн в хорошем качестве #Ходячие мертвецы Ходячие мертвецы
Harron vetëm diçka të “vogël” te ky artikull, që listat e hapura sjellin ndryshim (njerëz të rinj) te klasa politike sepse nqs PS kandidon Ish. Ministrin Beqaj ta siguroj që nuk e mer mandatin e kështu për shumë figura që kanë 30 vjet që rrinë lart. E dyta nuk kanë opozitë brënda partive sepse me këtë sistem të gjithë deputetët i zgjedh kryetari. Megjithatë ti si gazetar i shitur te politika nuk e do ndryshimin sepse je mirë me këtë sistem derisa të kthehet kundër teje. Shëndet!
http://bitly.com/3g2EWVS – Ходячие мертвецы 59серия 80серия Сериал Ходячие мертвецы 63серия 88серия Смотреть сериал Ходячие мертвецы онлайн в хорошем качестве #Ходячие мертвецы Ходячие мертвецы
Shkrim me porosi! Nallbani kete pune ka ska faj.
lista te hapura zoteri se kemi 30 vjet nuk shohim nje fytyre te re ne politike.tu jepet mundesi hyrja ne politike e partve te reja se cdo gje deri tani eshte e kontrolluar nga ata 4 mjeshtrat lart qe e kane ber monopol.ju gazetaret tifoza partie kerkoni ku e ku te argumentoni zgjedhjet e kryetarve tuaj.keshtu sic jane gjerat skan dhene rezultat.vetem alabaker kemi par ne politik.i kemi par gjithe zgjedhjet e kryetareve.te forte gangsterra dhe qesharak kane qene zgjidhjet e tyre.ckuptim ka status kuoja ateher.opozita parlamentare ti perdor deri ne fund te drejtat qe i jep kushtetuta,ata qe i barktisen ti kishin menduar me perara pasojat.
Diskutime te kota qe po krijojne nje anomali lidhur me rekomandimin e kodit zgjedhor .U duk ne fillim se modeli danez me disa ndryshime te vogla te zbatohej tek ne .Por cfare ndodhi. Bene sikur ky propozim nuk gjen kushte per nje perfaqsim real te 115 partive politike. Dhe kyci i ceshtjeve mbeti tek dakortesija .Ambasadorja tha se topin tani e ka Basha.Pra do zdo te ulet me Ps dhe ta zgjedhin formulen e re te votimit .Nuk u be fare diskutim per listat e hapura qe eshte guri themelor i sistemit danez por qe ka nje llogjike me te pranushme se sa rekomandime partish per kandidatet .
Kete devijim e kapi opozita parlamentare dhe po insiston qe duhet te zbatohet e te dali ligji per lista te hapura .Pse ndryshuan qendrim, per kete ceshtje Aleatet tane; kjo duhen pyetur ata qe dhe po nxitojne marrveshjen e arritur pa lista te hapura.Bile insistojne te kaloje urgjentishte per miratm ne parlament .Une dyshoj se gjate takimeve te bera me Aleatet Pd ka cfaqur frike per deputetet qe ajo i do sezbene te perfaqsohen ne parlament .Ps eshte me komode dhe as qe e shikon si problem listen e hapur .
Eshte llogjike qe me lista te hapura bien poshte idhujt e Pd . Sa do dele ti konsidertosh shqiptaret nuk besoj qe te votoj kur ne liste eshte psh. Saliu,Mediu,Shehj,Ndoka ,Paloka ,Muli,Shkerdheni ,dhenderi ,nipi ,gomari e ushtari .Pikertishte qe te mos kemi bojkot te perhershem Aleatet e lan topin tek Basha .
Aleatet nuk shqetsohen se kush propozohet . Ata duan qe ky perfaqsim te jete unik pa perplasje e me dakortesi per ceshtjet e politikes se tyre .Qe do te thote se rrugen ua pergatisim ne ju shtroni kurrizin se jeni te paafte te qeverisnin e te formoni shtet serjoz demokratik .Por kjo teze bie ndesh me synimet e SPAKut. Cdo behet me peshqit e medhenje.Ndoshta ishte thjeshte nje shprehje per te trembur, para shume detyrave te vena per antarsimin ne BE te pa bindurit e Opozites se bashkuar .Listat e mbyllura do te perjashtojne te drejten e SPAKut ti kapi per veshi. A e shikon se cfare makinacjonesh po bene Berisha qete jete perseri ne listat e Pd per deputet .Si ky rast ka shume ne Opoziten e bashkuar e me pak ne Ps . Perfundimishte sigjithmone Alatet do te zgjedhin e rekomandojne varjantin mepak te keq per shqiptaret .Pra nga ujku i terbuar Sali tek Dhelpra e zgjuar Nano .Nga derri i kenaqur Sali tek Rama vizjonar . Nga Luli brek mbushur tek Meta e Rama mjeshtra te manipulimeve .Shqiptari mbetet me shpres tek zoti te ndodhi cudia.
Listat e hapura sjellin permiresim. Mund te gjenden te gjitha metodat me te mira te mundeshme, per te pasur demokraci te vertete brenda partise , e ne vecanti ne teresine rivalizuese.
…”Ky sistem është vullnet i dy formacioneve më të mëdha që përfaqësojnë elektoratikisht”… Po mor gazetar eshte vullnet i kapove te dy partive. Legen.
Me mire te kishe ngrene mut sesa Fole si expert I listave te hapura
Me mire lista te hapura sesa moterq….. qe sjell partia pd ps lsi
Kuptove or dobic partiak o qelbesire e gjelles 30 vjecare qe vetem per shqiperine nuk mendoni ju te listave te mbyllura
Populizem qe sejcili kerkon nje mandat deputeti pa dhene pergjigje problemeve qe ka formimi i shumicave qeverisese e pakicave opozitare.
Mua me duken te sakta argumentat qe shtron artikull shkruesi. Deri tani te vetmit argument qe shikoj kunder eshte i prurjeve te reja dhe shfuqizimi i kryetarit por ne asnje rast se si listat e hapyra mund ta arrijne kete. Se di si mund te dale nje deputet i pavarur nga partia? Ky eshte njesoj si deputeti pavarur qe ne asnjegere nuk kemi patur nje te tille ne parlament (ku eshte Bojaxhiu)?