Ralf Gjoni: Këshilli politik është një entitet ekstra institucional, në komisionin e reformës zgjedhore nuk e marrim në konsideratë

12 Qershor 2020, 18:54Politika TEMA

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni deklaroi se do t’i shkojë deri në fund kërkesës për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për lista të hapura, i propozuar nga ai vetë në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Gjoni foli mbledhjes së komisionit në një seancë informuese dhe tha se këshilli politik është një entitet ekstra institucional që nuk do merret parasysh nga opozita e re.

“Unë kam shprehur opinionin tim si anëtar i komisionit që këshilli politik është një entitet ekstra institucional dhe që nuk mund ta marrim do parasysh në komisionin e reformës zgjedhore.

Shteti funksionon përmes institucioneve dhe procedurave.

Jam propozues zyrtarisht i projektligjit për ndryshimi ne sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura mbështetur nga një peticion me firmat e 50 mijë qytetarëve.

Kjo kërkesë, kjo aspiratë e shqiptarëve nuk është trajtuar në kësh politik. Para atyre 50 firmave nuk mund të vendos firmat në këshillin politik.

Këta deputetë janë shumë më seriozë se deputetët që ishin. Brenda 1 viti kemi treguar se kemi ndryshuar gjithë rrjedhën e debatit”, tha Gjoni.

1 komente në “Ralf Gjoni: Këshilli politik është një entitet ekstra institucional, në komisionin e reformës zgjedhore nuk e marrim në konsideratë”

  1. foto says:

    Per kete, i jap te drejte, perveç se eshte shume llafazan dhe tregohet pa edukate ne parlament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje