Fatmir Mediu: Kjo është opozita e kompozuar në mënyrën më fantastike, Basha të bëjë dhe hapjen e listave që të zgjidhen të aftët

12 Qershor 2020, 19:10Politika TEMA

Në studion e “ABC News” kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se duhet të jetë sa më e bashkuar me qëllimet e saj politike dhe elektorale.

Gjithashtu ai thekoi se Partia Republikane është në koalicion me PD, edhe pse shtoi se ka pasur diferenca të ndryshme.

“Opozita duhet të jetë sa më e bashkuar me qëllime politike dhe elektorale si shansi i vetëm për të fituar përballë këtij regjimi.

Mënyra se si organizohet nga pikëpamja elektorale duhet të jetë shumë e kujdesshme”, u shpreh Mediu.

Gjithashtu ai theksoi se ndryshimi i sistemit ishte i domosdoshëm dhe se unifikimi i së djathtës opozitare është me rëndësi.

“Kjo është opozita e kompozuar në mënyrë më fantastike. Besoj që zoti Basha e ka menaxhuar dhe besoj që në interesin e tij politik është të përfaqësohet zëri qytetar. 

Hapja e listave do të thotë që votuesit të zgjedhin njeriun e aftë.

Ne kemi mungesë vullneti politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë për qytetarët, ndërsa forcat politike vijnë me projektin e tyre”, tha më tej Mediu.

3 komente në “Fatmir Mediu: Kjo është opozita e kompozuar në mënyrën më fantastike, Basha të bëjë dhe hapjen e listave që të zgjidhen të aftët”

  1. Pal Pithnoku says:

    Fate Gerdeci.
    Inchallah, po nuk e besoj.
    Sa per ty, po u bebe listat e hapura, as jotshoqe nuk ta jep voten

  2. Ziguri, motra qe kerkon Taulanti. says:

    Eshte vertete fantastike, sepse ne rast se fiton zgjedhjet,( kur te qethen viçat ) ti behesh minister edhe pse je askushi, por me qe njihesh si kryetar partiçke ani se partiçka jote eshte vetem ne leter, me zero antare. Je ne kete pozicjon sepse keshtu i intereson familjes kanibale, Berisha. Ja prandaj kjo turme amorfe, qe ashtuquhet opozite, eshte fantastike sipas teje.

  3. Aresyetim says:

    Momentalishte jo vetem Ti por edhe gjithe klasa burokratike 30 vjecare jeni tashme nje grupim i demshem per popullin dhe ndoshta per Shqiperine ! Kjo pasi interesat tuaja ekonomike, vecorite korruptive qe keni fituar e bejne te pavlefshme aftesite tuaja. Per nje pjese te madhe tuajen , populli po pret te kaloni ne filtrin e zBih dhe SPAK.
    Ju si klase politike e keni mbaruar misionin. Psh ti vazhdon me brockullat e tua per pronaret e medhenje te ligjshem ti genjesh njehere ne 4 vjet per te marre votat per tu zgjedhur deputet. Bilanci yt per keta pronar eshte Zero!
    Pra duhet thene se interesat e tua dhe te nje pjese te madhe te klases politike jane prioritare dhe mbi interesat e popullit. Eshte koha te largoheni duke bere nje sherbim pozitiv moral, te ftoni te rinje me kulture dhe edukim te kohes. Kjo eshte zgjidhja e cila duhet te behet gradualushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje