Nga Roland Qafoku
Sot mbushen 100 vjet nga vrasja më e bujshme që ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar. Më 13 qershor të vitit 1920, ditën që do festonte 57 vjetorin e lindjes, Esad Pashë Toptani, një nga personazhet më kontraverse të shtetit shqiptar, u ekzekutua nga student Avni Rustemi. Dy herë kryeministër, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Luftës në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit, komandant vali i Shkodrës, komandant i Xhandarmërisë së Janinës dhe deputet i Sanxhakut të Gjirokastrës, Esad Pashë Toptani padyshim ishte një nga shqiptarët më me ndikim dhe më të rëndësishëm të kohës.
I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar për 20 vjedhje, grabitje prone e abuzime të këtij lloji. Në tre raste kishte tradhtuar hapur Shqipërinë duke dhuruar territore në këmbim të parave. Ishte vënë në shërbim të Italisë, Serbisë, Malit të Zi, Francës, Greqisë, në interes të pushtetit të vet dhe kundër Shqipërisë. Vrasjen e Esad Pashë Toptanit nuk e mendonte vetëm Avni Rustemi. Atë të diel të 13 qershorit të vitit 1920, në vend të 2 plumbave nga pistoleta “Smith & Wesson” Esad Pashë Toptani mund të kishte marrë edhe një tufë me lule si dhuratë për ditëlindje. Por fiks në ditën që pashai mbushte 57 vjeç, studenti nga Libohova e qëlloi për vdekje teksa po dilte nga hotel “Continental” në Paris, duke kryer kështu vrasjen më të bujshme të kohës, por edhe nga më të bujshmet në historinë e Shqipërisë.
SKENA E VRASJES
Ishte ora 13.00. e 13 qershorit kur Esad Pashë Toptani doli nga hotel “Continental” në Paris. Atë ditë mbushte 57 vjeç dhe kishte vendosur që ditëlindjen ta festonte në “L’Escargot d’Or” një nga lokalet më luksoze të Parisit në shoqërinë e dy personave: të dashurës franceze 22-vjeçare Eliz Dyfur, me të cilën bashkëjetonte prej dy vitesh si dhe me Xhemil Bej Vlorën, nipin që ishte ardhur nga Franca. Porositi te recepsionisti një makinë, e cila u parkua përpara hotelit dhe ndërsa Xhemili dhe Eliz u futën brenda saj, Esadi po ecte disa metra prapa tyre.
Por në këtë moment, krejt papritur, studenti Avni Rustemi iu afrua Esadit nga prapa dhe pa i thënë asnjë fjalë e qëlloi me pistoletën dy herë. Herën e parë plumbi e kapi në pjesën ku qafa bashkohet me kurrizin, e ndërsa Esadi po rrëzohej, e qëlloi sërish përpara në anën e zemrës. Esad Toptani vdiq në vend ndërsa veprimi tjetër i atentatorit ishte hedhja e pistoletës mbi trupin e viktimës.
Avni Rustemi nuk bëri ndonjë përpjekje për tu larguar nga vendi i krimit dhe kjo i dha mundësinë që dy roje të sigurisë së hotelit dhe disa kalimtarë të rastit ta kapnin duke ushtruar dhunë, ndërsa mbërritja e një polici që kaloi aty rastësisht u shoqërua me shtrëngimin e prangave në kyçet e duarve të tij. Janë të shumta figurat politike që e kanë komentuar vrasjen e Esad Pashë Toptanit. Kam zgjedhur sot katër prej tyre: Enver Hoxha, Mustafa Kruja, Llazar Fundo, Nikolla Pashiq.
ENVER HOXHA, sekretar i Parë i KQ të PPSH, në mitingun e zhvilluar në Libohovë më 28 maj 1969 në kujtim të Avni Rustemit.
“Akti heroik i Avni Rustemit në Paris nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist apo anarkist. Jo! Akti i Avni Rustemit kishte një kuptim të madh politik dhe ideologjik. Plumbat e Avni Rustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit mu në zemër të Parisit, ishin sinjal, ishin një kushtrim i atij revolucioni të popullit shqiptar që po ngrihej kundër feudalizmit”. (Libri “Avni Rustemi” faqe 18)
Mustafa Kruja, në librin “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”, faqe 424
“Sikur mos t’i kishte pasë armatosun fat’i Shqipnisë dorën nji djaloshi të rrëmbyem prej patrijotizmit për me ia shkurtuem jetën, ndoshta do të kishte qenë thjesht fatal”.
Llazar Fundo, student, në procesin gjyqësor ndaj Avni Rustemit
“Avniu bëri atë që do të kishte bërë çdo shqiptar tjetër, nëse do të ishte gjendur përballë një “monster” të tillë si Esad pasha”. (Në librin e Ilir Ikonomit “Esad Pashë Toptani, Njeriu, lufta pushteti”, faqe 521-522)
Nikolla Pashiq, kryeministër i Serbisë në gazetën franceze “Le temps”, 1920
“Kjo zhdukje (vrasje) është për të ardhur keq. Së pari se Esad Pasha ishte miku ynë dhe gjithashtu edhe miku juaj (francezëve)”
O Roland,
Bravo. Ke sjelle vetem fakte, dhe komente nga persona te ndryshem per kete ngjarje. Ashtu siç duhet te jetë nje gazetar i vërtetë.
Ne I nxjerrim vete perfundimet se çfare tradhetari i Shqipërisë ka qenë Esat Pashë Toptani, ky pasha Turk, me zoterime në Shqiperi.
Imagjinoni si do ta shkruante kete Dashnor Kaloçi. Mos o zot. Do ta nxirrte Esat Pashen armik te regjimit komunist te Enver Hoxhes, dhe patriot te flaktë.
Po presidenti yne i tanishem qfare do te na thote per Avni Rustemin ne 100vjetorin e atentatit te Esat Toptanit.Ky palo president na dekoroi para nje muaji nje terrorist dhe tani nuk thote asnje fjale per nje ishdeputet te parlamentit shqiptar, per nje patriot te madh te kombit shqiptar edhe pse kreu nje vrasje,Ai u shpall i pafajshem nga gjykata Franceze , u shpall i pafajshem sepse patriotet qe marrin akte te tilla kunder atyre qe vjellin, copezojne territore te vendit te tyre duke ja dhuruar vendeve fqinje dhe tradhetarve te kombit, nuk denohen por ngrihen ne altarin me te larte te memorjesh e te gjitha brezave qe vijne me pas.
Ismail Qemali me patritotet shqiptare nga te gjithe trevat shpall pavaresine e Shqiperise dhe qeverine e tij ne 28 Nentor 19912. Ne kohen kur 6 Fuqite e medha te uropes, 1) Austro-Hungaria, 2) Britania, 3) Franca, 4) Gjermania, 5) Italia dhe 6) Rusia Sekretari Britanik i Ceshtjeve te Huaja deklaronte se: “Nuk eshte Ismail Qemali qe do te vendosi per fatin dhe shtrirjen e Shqiperise.” Ne Dhjetor 1912 keto fuqi te medha vune ne axhenden e tyre fatin e Shqiperise. Dhe ne Mars 1913 ato ne menyre arbitrare i dhane Camerine Greqise, Kosoven Serbise, dhe planet ishin ti jepnin Vloren dhe pjesen qendrore te Shqiperise Ialise. Nderkohe Mali i Zi i pakenaqur me ndarjen e kufijve rrethin Shkodren sepse donta ta aneksonte. Ketu vjen tradhetia e pare e Esat Pashe Toptanit i cili i dorezon Shkodren Malit te Zi pa lufte ne shkembim te premtimit qe do te mbeshtetej prej tyre te vihej ne krye te Shqiperise. Pas kesaj tradhetie ai lwevizi trupat nen kopmenden e tijn ne Durresku ne Gusht 1913 krijoj ‘SEnatin e Shqiperise Qendrore’ si rivake te qeverise se Vlores (Ismail Qemalit). Pra, nderkohe qe Shqiperia kishte nevoje per unitet dhe bashkeveprim ai del kundra qeverise se krijuar te Ismail Qemalit dhe e fut vendin ne kaos. Fuqite e Medha cuan anijet e tyre prane Malit te i dhe e detyruan te terhiqte forcat nga Shkodra ne Maj 1913. Ne Shkoder zbarkuan ushtrite e Fuqive te Medha me nje oficer britanik ne krye. Ne Nentor 1913 Fuqite Europiane emeruan Princ Vidin (nje ushtarak Prusian) ne krye te Shqiperise per nje periudhe 10 vjecare. Ne 22 Shkurt 1913 Esat Pasha ja ofroj formalisht fronin te Shqiperise Wilhelmit nga Neuwiedi i Prusise. Kjo anashkalojn vleren e qeverise se Ismail Qemalit qe ju kerkuat te shperndante qeverine e tij dhe te behej pjese e administrates. Kjo ishte tradhetia e dyte e Esat Pashe Toptanit. Princin in kerkoj Turhan Pasha Permeti (ish ambasador i Turqise ne San Pjetersburg) te krijonte nje qeveri me figure qendrore Esat Pashe Toptanin duke i dhene atij Ministrine e Luftes dhe ate te Brendeshme. Ambasadori britanik ne Konstandinopoje Sir Louis Mallet njoftonte qe Turhan Pasha u emerua zyrtarisht nga qeveria Turke. Tradhetia e trete e Esat Pashe Toptanit (bashkepunoj me Turqine per percarjen e shqiptareve). Shqiptaret te indinjuar nga qeveria e Princit Wied u ngriten ne kryengritje dhge rrethuan Durresin. Por ne 28 qershor 1914 Princi Ferdinad i Austrise vritet ne atentat nga sherbimi sekret serb. Princi Wied ja mbath, Kryeministri Turhan Pasha ja mbath ne Itali, dhe oficeret Hollandeze te vendosur ne Shkoder ne krye te xhandarmerise dhe forces nderkombetare ja mbathen. Ne Dhjetor 1918 nje Kongres Kombetr (tradhetar) u mblodh ne Durres zgjodhi Turhan Pashen perseri Kryeminister te Shqiperise. Ne 14 Janar 1920 dy kryeminstra e Britanise dhe te Frances George dhe Clemenceau shpallen nje deklarate ku Shkodra i jepej Jugosllavise, ndersa distrikti i Korces Greqise. Por, ne 10 Shkurt 1920 Presidenti Amerikan Woodrow Wilson ju dergon nje leter plot semerim Britanise dhe Frances duke ju thene qe keto vendime jane bere pa njoftuar Ameriken. Dy kryemninistrat e Britanise dhe Frances terhoqen deklaraten dhe coptimin e metejshem te Shqiperise. Ne Nentor 1921 Fuqite Europiane e njohen me se fundmi Shqiperine si shtet i pavarur dhe sovran. Ne 7 Dhjetor 1921 Ahmet Bej Zogu, Minister i Puneve te Brendeshme, beri nje grusht shteti ndaj Trhan Pashes dhe mori kryesimin e qeverise se Shqiperise. Zogu ne 1923 organizoj zgjedhjet e para parlamentare, por fitoj nje minorance. U perpoq te bente nje tjeter grusht shteti por deshtoj. Per te dhene nje mesazh te forte qe vdni ka nevoje per nje grusht te forte drejtues ai vrau dy vizitore amerikane Robert Coleman dhe George De Long dhe sipas perfaqesuesve te huaj ne Shqiperi liderin e rinise progresiste ne Shqiperi Avni Rustemin. Ne 31 Maj Fan Noli drejtoj nje grup prek 12,00 kryengritesisht qe munden 4000 trupa te Zogut. Noli vendoset Kryeminister i Shqiperise. Nderkohe Zogu iku ne Jugosllavi dhe aty mori mbeshtetje (fonde, arme, uniforma dhe rekrutimin e vullnetareve midis te cileve nje numer i konsiderushem rusesh) qe te krijonte nje ushtri mercenare, me premtimin qe ai do ti jepte Jugosllavise kur te vinte ne pushtet territore. Ne 10 Dhjetor 1924 kjo force (qe kishte edhe mercenare ruse) pushtoj Shqiperine. Me ardhjen ne pushtet Zogu i dha Jugsllavise Shen Naumin. Keto ishin ngjarjet qe duy tradhetaret me te medhenj te kombit shqiptar luanin me tokat e vendit sikur te ishin pronat e tyre dhe i shiten dhe tradhetuan keqas atdheun. Esat Pasha e meritojn plumbin qe mori por i njeti fat i duhej dhene edhe Ahmet Zogollit. Por ai ja hodhi paq duke marre te gjithe arin e Bakes shqiptare dhe duke pasur 1 milion dollare amerikan ne American Chase Bank ne Londer. Atje jetoj me te gjitha te mirat ne nje nga hotelet me te famshme te Londres dhe me pas ne nje vile luksoze me 24 dhoma.
Lavdi perjete Avni Rustemit.
Burr Shqiptar i llojit te vjeter.
Busti i tij dhe i Vojo Kushti duhet kudo.
Megjithese Esat Pasha ka nje vlere qe nuk duhet mohuar.
Se bashku me Riza Pashen dhe nje ushtri Osmane e perpere me ushtare shqiptare dhe vullnetare shqiptare mbrojten Shkodern pre 7 muaj duke vrare 20,000 sllave.
Edhe pse e vrau Riza Pashen, Esat Pasha e dorezoi Shkodren vetem atehere kur mori vesh qe Shkodra do ju lihej Shqiptareve.
Ky eshte fakt .
Qendra… Ketu eshte thelbi i historise se ballkanit… Ti thua ‘mbrojti’ Shkodren…
Po ne letaraturen e Malit te zi… thuhet ndryshe…
Ata thone – Ne luftojme turqit, osmallijnte qe nga beteja e fushe kosoves… dhe ishim bashke ne kualicion, bashke me gjithe principatat shqiptare…gjithmon kunder perandorise osmane.
Esad Pasha (shih emrin) e konsideronin turk, i vene aty nga Turqia apo jo?
Pra Leveri thot e vrau se ishte feudal jo se ishte trdhetar!!!!! hajde Lever hajde, me monster se vete Esadi
Dy Fjale per Avni Rustemin….. Patriot dhe TRim
http://bitly.com/3g2EWVS – Ходячие мертвецы 26серия 43серия Сериал Ходячие мертвецы 72серия 113серия Смотреть сериал Ходячие мертвецы онлайн в хорошем качестве #Ходячие мертвецы Ходячие мертвецы
Kjo pergjigje serbisht qe e quan “vrases” (mertvec) heroin shpetimtar te Shqierise, flet me se miri per faktin qe kryetradhetari Esat i sherbeu serbeve ashtu si dhe kujtdo qe e shperblente me ndonje ofiq a pasuri.
Sandër, bëhet fjalë per filmin serial amerikan horror ” the walking dead ” !!
Komenti eshte ne gjuhën ruse dhe nuk ka asnje lidhje me ngjarjen!
Per kete ngjarje ende pas 100 viteve ka efekt patetizmi dhe perdorimi politik i saj deri ne ditet e sotme. Atentati i Avniut nuk ishte spontan i prire nga ndjenja e forte patriotike e Avniut (siç shpesh eshte servirur), por nje akt i organizuar nga politikanet e kohes, kundershtare te Toptanit, te cilet e sollen Avniun nga Italia ku kishte shkuar te mbaronte studimet per mesues dhe mbasi e instruktuan, armatosen dhe financuan e nisen per ne Viene. Tashme deri ketu ngjarja dihet. Por sot eshte dhene mundesia qe ngjarja te shihet ne nje optike me realiste dhe sidomos nga bashkekohesit si psh Tahir Kolgjini “Toptani tradhetar apo patriot”, Sejfi Vllamasi “Politika shqiptare 1920-1940, Eqerem bej Vlora “Kujtime “etj dhe se fundi libri i gazetarit Ilir Ikonomi. Ne te gjitha keto libra ngjarja shpjegohet me gjere dhe pare ne kontekstin politik te kohes. (Siç e shkruan dhe Ikonomi ne fund te librit, “u lihet lexuesve te gjykojne” ne etiketimin e Toptanit apo Rustemit). Qe Toptani ishte nje politikan ambicioz, por edhe i pasur e i vendosur per qellimet e tij, ketu nuk shihet asnje gje e pazakonte. Ai nuk i fhsihte keto. Keshtu jane gjithe politikanet e te tilla niveleve, qe aspirojne majat e pushtetit. I tille ishte Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe jane sot Berisha, Meta, Rama, Thaçi, Rugova etj. Cili prej tyre ne momente te caktuara nuk eshte cilesuar ‘tradhetar’, ‘i shitur’ tek te huajt’, ‘i korruptuar’ etj. Po prej ketyre vetem Zogut i jane bere dy here atentate nga kundershtaret politike, ne njerin prej te cileve autor ishte perseri Avniu. Sepse lufta politike nuk behet nepermjet eliminimit fizik te kundershtareve. Historia boterore sidoqofte njeh dhe te tilla, por askush nuk ua cileson ato si heroike e patriotike atyre qe i kryejne, direkt si Avniu apo ne prapaskene qe jane dhe kryesoret, qe siç thuhet hedhin gurin dhe fshehin doren. Politikanet, ne çdo kohe, i vlereson qellimi, vepra dhe rezultatet e qenesishme e te qenrueshme ne kohe, cilatat i vlereson ajo dhe pastaj i studion historia, e cila ka per detyre te thote shkencerisht dhe fjalen e fundit. Historine e Shqiperise deri me sot e kane shkruar ata qe e kane dominuar jeten politike dhe pushtetin, por ama qe jo vertet kane punuar per te miren e vendit dhe popullit, perpos ambicjes se tyre per pushtet dhe pasuri. Avniu eshte nje pjese e historise dhe askush deri me sot nuk ka synuar ta denigroje ate si person, por ama çdokush ka te drejten te jete edhe me kerkues ndaj se vertetes historike. Gjithsesi mendoj se historianet ne te ardhmen ende kane per te shkruar, edhe per ate akt te 13 qershorit 1920, te cilin jo pak e kane cilesuar dhe terrorist, siç indirekt i referohet edhe Enver Hoxha, cituar ne kete shkrim. Sa per kujtese duhet te themi se sekretari personal i Enverit ne ate kohe ishte Haxhi Kroj, bash nipi i Avniut dhe mund te merren lehte me mend dhe influencat e formave nga me te ndrushme, perveç faktit se Avniu nga te majtet dhe komunistet eshte perdorur vazhdimisht politikisht. Politika nuk eshte histori.
Pikerisht o “bureto” Avniu i Madh hodhi gurin e nuk e fshehu doren, ndënji aty qe ta kapnin policet franceze per t’ia nxjerre bojen ne gjyq ketij mender esatit qe eshre misheruar meekullisht tek pasardhesit enveri, saliu, tosi, rama meta etj.
I pa fajshem me gjyq! Pra nga gjykate perendimore e nje vendi ‘mik’te Esat pashe ka..ir tradhtarit! Cfare po flitet ? Pra i pa fajsham me frasje te nje tradhetari te pa pare ne historine e \Europes ! Lavdi bijve te lavdishem te vendit tone! Nder ta i madhi i perjetshmi Avni Rrustemi !
Boll na bere Artanlamsin~lubonjsin~bushatsin and co” me keto teorite e tua. Tradhetia ndaj atdheut dhe popullit tend eshte gjeja me e ulet qe mund te bej njeriu dhe per ate gjithmone ka merituar plumbin ne c’do kohe, ne c’do kulture tek c’do popull. Tradhetia nuk eshte pragmatizem por tradheti. Ambicia politike ka qellim perparimin e asaj qe perfaqeson politikisht ne baze ideologjike dhe interesi te nje shtrese apo edhe interesit vetiak. Ti sherbesh armikut te popullit tend meriton vetem plumbin!
I pavdekshem, lavdi ngahera Avni djali!
Mustafa Kruja paska qene tamam nje derr pylli i trash dhe injorant. Keshtu di Mustafai ka qene edhe Esat Masat Asad Xhihad TopeTani.Kafshe te tilla bene mire qe u qeruan dhe u zhduken nga Shqiperia.
Landi heroit te popullit Avni Rrustemi!
Fatkeqesisht ne shqiptaret nuk Po ndjekim shembullin e Avni Rrustemit por shembullin e Esad Toptanit. Po ju shkojme nga mrapa hajduteve dhe tradhetareve ne baze Te motos Se ky apo Ai eshte i Forte dhe do na dale dicka herdokurdo.
Te Lumte pushka Avni Rrustemi qe kemi Me cfare Te krenohemi
Spo shikoj ndryshim midis Esatit dhe politikaneve aktuale tane. Na duhen ca Avni shume madje.
Te gjithe politikanet e sotem jane kantidate per te perfunduar si Esad Pasha ndaj mbrohen me eskorda bodigardesh.
Dy plumbat e florinjte. I pavdekshem Avni Rustemi.
Zoti Mero;Do te bej vetem nje pyetje,po munde, me ktheni pergjigje.Me 28 mars 1997, italianet masakruan ne mes te detit,120 shqiptare,ne Kanalin e Otrantos, ne ujerat shqiptare dhe nderkombetare,me anijen Sibila, te marines italiane,dhe ku shqiptaret ne ate kohe, largoheshin nga vendi i tyre, per shkak te shperthimit te luftes civile.Te gjitha provat per kete masaker jane te pastra, me ze dhe me figure,ku vrasjen e ka pranuar edhe vete Prodi, me ze dhe me figure, ne top channal Shqiperi, me 15 nentore 2015.Tani nuk do te zgjatem me ,por doja tju pyesja, se quhet tradheti ne kete rast ,ku te afermit e viktimave hapen nje proces gjyqesore, dhe filloje menjehere ne Brindizi Itali(une me avokatin tim Baffa ju drejtuam gjykatave nderkombetare,por italianet me marifete,duke bashkepunuar me tradhetare te shtetit shqiptare, e moren procesin qe ta zhvillonin ne Itali,dhe pastaj, ta perfundonin si e donin),dhe ku perfundoje mbas 20 vjetesh ne gjykaten e Kasaconit Itali,dhe ne perfundim, ne syte e te gjithe botes ,procesi fallsifikohet,pra nuk denohet asnje person ,grabitet demshperblimi i te afermeve te viktimave,por akoma me e rende,mbahen peng me dhune dhe nuk paisen te afermit e viktimave, me vendimin perfundimtare te procesit por edhe me certifikatat mortore.Qe te mos zgjatem me teje,per veprimet teper te renda qe kane ndodhur ne procesin gjyqesore,rolin e avokatit i pa emeruar nga te afermit e viktimave,e kryeu nje person me mbiemrin Agaci(ketu tradhetia duket paster,si ka mundesi te besh rolin e avokatit ne nje proces gjyqesore , per persona qe nuk te kane autorizuar),i cili sot, eshte keshilltare kryesore i kryeministrit , Rama.Tani pyetja eshte kjo zoti Mero , kjo qe ka ndodhur me shqiptaret ne fund te nje procesi gjyqesore me permasa boterore, eshte tradheti kunder shqiptareve,apo jo,dhe cfare ndryshimi ka kjo tradheti e sotme, me tradhetine e personit qe flitet ne shkrim, dhe si ka mundesi ju zoti Mero,botoni shkrime per persona qe kane demtuar Shqiperine dhe shqiptaret para 100 vjetesh dhe e kane bere demin(tradhetia tjeter qe shqiptare te tjere kane bashkepunuar me vrasesit diten e masakres ,eshte histori tjeter ,ku te gjitha faktet jane te pastra dhe te depozituara, ne dosjen hetimore me emra dhe me mbiemra),dhe nuk ndihmoni shqiptaret sot,me shkrime, te cilet kerkojne drejtesi ,te cilat jane ne ndihme te Shqiperise dhe shqiptareve qe te shpetojne nga tradhetaret e sotem,ku nje prej tyre eshte dhe ai qe drejton qeverine shqiptare sot me ushtaret e tije.
Zoti Xhavara
Pyete edhe pse tek shkrimi i Altin Lames nuk i shfaq komentet? Rama e ka rrethuar veten me tradhetare dhe antishqiptare. Populli yne ka 30 qe dhunohet, fyet e poshterohet nga Evropianet e felliqte. E mbaj mend si sot zemerimin e detit ate dite kur do ktheheshin trupat dhe ishte bash zemerim i perendise. E drejta e zotit vonon por nuk harron!
Z. Viron!
Mqs drejtesia deshtoi ka dy rruge:
1. O drejtesi Hyjnore, pra Zoti marrte hak.
2. Ta besh vete drejtesine
Zgjidh e mblidh i thone.
O prit ti bien k… dashit dhe kapitenit te Sibilles ti bjere damllaja.
Ose dergoja ti damllane si Avniu.
Po prite nga Rama, te gjatin do marresh.
Zgjedhja eshte jotja.
Avniut i eshte bere varimi me madheshtor nga populli shqiptar, varrimi me madheshtor ne historine shumeshekullore te ketij kombi.
Asgje nuk e vlereson dot nje figure me shume se sa vetedija historike e popullit, para se ciles cdo opinion, shkrim, liber a jeteshkrim per AVNIUN E MADH eshte me peshe te paperfillshme.
Lavdi te perjetshme ketij heroi idealist libohovit qe mori ne sy vdekjen dhe vrau ne mes te dites (duke qene i vetdijshem qe mund te denohej me vdekje), ne mes te Parisit tradhetorin me te madhe ne historine e Shqiperise.
Kjo pergjigje serbisht qe e quan “vrases” (mertvec) heroin shpetimtar te Shqierise, flet me se miri per faktin qe kryetradhetari Esat i sherbeu serbeve ashtu si dhe kujtdo qe e shperblente me ndonje ofiq a pasuri.
Si nuk po del Serish Avniu i Nderuar per ca Politikane hajdute dhe Tradhetore.!!!! Zoti qofte me Shqiptaret .Kam besim se reforma per Drejtesine do te nxjerre Diçka ne Drite!!!!
Kure Shoku Enver Hoxha e ka dhen vlersimin ne skemi qa te komentojme me
Lavdi
Sandër, bëhet fjalë per filmin serial amerikan horror ” the walking dead ” !!
Komenti eshte ne gjuhën ruse dhe nuk ka asnje lidhje me ngjarjen!
o TROTSKI,i ulur ne kafe ,1 teke raki dhe duke pritur nje AVNI RUSTEMI.Ne jemi popull ALABAK kur 4 TEKNEFEZA kane 30 VJET qe tallin menderin.
Pak nga pak ddo ta beni hero , pastaj do i vini bustin se hajdutet antishqiptaret llumi i kti populli qe fatkeqsisht ka zaptuar politiken , identifikohen me figuren e kti mutit esat tradhtarit dhe me figuren e zogut , kta jan idhujt tuaj idhujt e madkarenjve te kti vendi , LAVDI HEROIT TE POPULLIT AVNI RUSTEMI .
Pak nga pak do ta beni hero kte mut muti turpin e kti kombi esat mutin , pastaj do i vini bustin se hajdutet antishqiptaret llumi i kti populli qe fatkeqsisht ka zaptuar politiken , identifikohen me figuren e kti mutit esat tradhtarit dhe me figuren e zogut , kta jan idhujt tuaj idhujt e maskarenjve te kti vendi , LAVDI HEROIT TE POPULLIT AVNI RUSTEMI .
Aka me idealiste te ketij kalibri ne Shqiperi?
Une besoj se do te dalin.
Sot duhet me shume se nje Avni.
4 tradhtaret, hajdutet, satrapet, diktatoret e Shqiperise jane akoma gjalle.
Nje njeri i vetem me nje te shtene te vetme si fut dot ne dhe.
Te ndritte dheu Avni Rustemi atje ku je.
Ah sa na duhen nja dy Avni Rusteme
Interesant sa ngjan me Fevzon! Apo gjithe palaçot e kombit nje fytyre kane?
NE HALE I SHKOFTE SHPIRTI QENEFIT TOPMUTI !
LAVDJI E PERJETESHME AVNI RUSTEMIT E DISHEPUJVE TE TIJ!
Ja paska lon ngref Esatit ky Avnija.
Esati ishte mpref me qi pidh francez .
Avnija e qiu me plumb Esatin.
Rexultati ?
Vdiq si bythqi i qi.
Nje gje dihet me siguri.
Avniu pranoi vrasjen ne gjyq ( France ) dhe u kirua nga salla si I ” pafajshem “.
Atehere I bie qe Avniu te kete kryer vrasjen me dijenine e sherbimeve franceze.
Nuk dihet pse Franca ishte e interesuar per likujdimin e Esatit.
Historianet duhet te qartesojne qendrimin e Esatit ne ate periudhe, figure me shume drite-hije.