Leonardo telefonon Taren, ja shifra që ofron për kartonin e mesfushorit serb

14 Qershor 2020, 15:56Sport TEMA

Sergei Milinkovic-Savic vijon të ndiqet nga klube të shumta në Europë, ndërsa së fundi Paris Saint Germain ka bërë një tjetër hap për të mundësuar transferimin e tij në kryeqytetin francez.

Kështu Leonardo ka telefonuar homologun e tij te Lazio, Igli Tare dhe i ka shprehur gatishmërinë për të paguar 60 milionë euro kesh për kartonin e mesfushorit serb, shifër kjo e konsideruar e ulët nga pala bardhekaltër.

Kjo pasi presidenti Lotito kërkon 100 milionë euro për kartonin e Milinkoviç-Savic, ndonëse e ka të qartë që në kushtet e krizës së shkaktuar nga pandemia, nuk do të ketë mundësi të përfitojë njësoj.

Në ditët në vijim priten kontakte të tjera mes palëve, pasi klubi i Lazios kërkon të marrë kohë dhe njëkohësisht të mos shpërqendrojë mesfushorin në këtë fazë finale të sezonit, ku do të provohet triumfi në kampionat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje