"Mezi po pres të udhëtoj", Ambasadorja Yuri Kim poston foto nga Berati dhe ja çfarë shkruan për mbresat e vizitës

14 Qershor 2020, 08:25Turizëm TEMA

Gjatë një takimi me ministrin Blendi Klosi në 20 maj, ku ende ishin në fuqi kufzimet e lëvizjes, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se mezi priste edhe vetë planin për hapjen e turizmit që të vizitonte Shqipërinë.

Yuri Kim shkruante:

‘Pata një bashkëbisedim të mirë ditën e sotme me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi në lidhje me  planin për hapjen e turizmit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Kosovë. 

Mezi po pres të udhëtoj nëpër Shqipëri dhe të vizitoj vendet historike dhe kulturore si dhe të takoj njerëz  të mrekullueshëm. Shqiptarët janë mikpritësit më të mirë në botë’.

Dje ambasadorja ka postuar në Instagram disa foto nga Berati, nga Kisha e Shën Triadhës, një nga objektet më të arrira të arkitekturës bizantine në Shqipëri që gjendet në lagjen e Mangalemit në Berat.

Ambasadorja shkruan: Berati është qytet i mrekullueshëm-magjespsës, udhërrëfyes të mrekullueshëm, kisha antike dhe ikona që të mbushin sytë me lot. Jam e lumtur të shoh se si USAID ka ndihmuar në zhvillimin e Turizmit.

 

 

Berat is amazing – charming town, wonderful guides, ancient churches & icons that bring tears to one’s eyes. Pleased to see how @usaid has helped develop tourism. I ❤️ ??!

A post shared by Yuri Kim (@usambalbania) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje