Gjykata e Apelit e Tiranës ka refuzuar kërkesën e ish-futbollistit Klodian duro për ta lënë të lirë, pas “arrestit në shtëpi” që kishte vendosur Gjykata e shkallës së Parë.
Duro ishte arrestuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”, pasi kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe një vajzë.
Ajo banonte në zonën e sih-Bllokut dhe kishte urdhër mbrojtje nga momenti i divorcit me ish-mesfushorin.
Ish-bashkëshortja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për kanosje, përndjekje përmes SMS-ve dhe dhunë në familje.
Më datë 24 mars në mbrëmje, Duro ka shkuar në shtëpinë e saj duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Disa minuta më vonë, efektivët e rendit kanë mbërritur aty duke e arrestuar në flagrancë.
Duros i është rrëzuar akuza për përndjekje dhe po hetohet vetëm për dhunë në familje.
Ish-futbollisti i mohon akuzat e ngritura ndaj tij, duke u shprehur se në shtëpinë e ish-bashkëshortes ka shkuar vetëm për të takuar vajzën e tij.
…sgjykoj njeri..
Feminizmi eshte nje kancer qe me metastazat e tij po e shkaterron shoqerine moderne. Qenka dhune ndaj ishit kur shkon per te pare femijen tend! Te ishte se i interesonte ende ajo, nuk i kishte dhene duart! Vendime te tilla jane alibi e drejtesise, nje perpjekje per te barazpeshuar vendimet me nxjerrje kriminelesh nga burgjet. Iu ndodhte ne shtepite e tyre atyre gjyqtareve maskarenj qe marrin vendime si ky!