Partia Socialiste nuk është pajtuar me vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku i cili disa muaj më parë, rrëzoi akuzat e prokurorisë të ngritura për kryedemokratin Lulzim Basha për “dosje të lobimit rus të PD” në shumën e 650 mijë dollarëve.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu disponon kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, depozituar këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, ku kërkohet revokimi i vendimit të gjyqtarit Lazër Sallaku, me argumentin se ka fakte të reja që plotësojnë kushtet e një këtij kallëzimi të ri.
Në këtë kërkesë renditen 3 prova të reja, të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilat kërkohen të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.
Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike.
Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë.
Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
Bazuar në këto prova thotë kërkuesi Taulant Balla, gjykata duhet të revokojë vendimin e datës 13.01.2020 si dhe aktet që i përkasin procedimit penal numër 645 të vitit 2018 ti kthehen organit të prokurorisë Tiranë për të vijuar hetimet.
Në faqen 15 të kësaj kërkese janë tre paragrafë dedikuar rolit të lobistit Nicolas Muzin i cili u deklarua i gatshëm të dëshmonte për drejtësinë shqiptare në lidhje me këtë lobim kundrejt garancisë, se nuk do të hetohej, akuzohej dhe arrestohej për llogari të këtij hetimi.
Por asnjëherë prokurorët shqiptarë nuk bënë asnjë përpjekje në dhënien e këtyre garancive në këmbim të dëshmisë nga Nicolas Muzin e si pasojë mbyllën hetimet duke çuar çështjen në gjykatë.
“Nëpërmjet letër porosisë është kërkuar të pyetet shtetasi Nicolas Muzin i cili ka deklaruar se shifra prej 500.000 dollarë, kanë shkuar prej PD-s dhe shifra prej 150.000 dollarë e Binatta Trade është përdorur prej PD. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se ky deklarim nuk konfirmohet me asnjë provë tjetër të përdorshme, për rrjedhojë nuk mund ti nënshtrohet vlerësimit të gjykatës. Duke qenë vetëm përpara një deklarimi të shtetasit Nikolas Muzin mbi ekzistencën e faktit të pretenduar prej tij, gjykata nuk mund të nxjerrë përfundimin kategorik për vërtetësinë e deklarimit të këtij të fundit”.
Ju te PS, sikur kjo te kishte ndodhur me Edi Ramen, apo me ndonje tjeter aty ne PS, sot Shqiperia do te ishte ne flake, njelloj si ne vitin 1997.
Mesa duket ju nuk keni force te merreni me nje gje te tille, te denueshme dhe te turpshme per PD dhe per Lulzim Bashen, megjithese ketij nuk duhet t’ia vini re se nuk di c’ben, eshte ende ne autobus i shkreti.
I papjekur, ende! Eshte duke u pjekur, por duhet t’i qendroje afer Saliut, se sheh rrushi rrushin dhe piqet!
Cfar behet keshtu me parat e shqiptareve me keta delenxhinj, duke i darovitur neper gjithfare personash, vetem e vetem te sigurojne kariken e tyre, jo me drejtesi e ndercmeri, por me makinacjone , mashtrime e tjetersime te severetetes.
Shikoni o te dashur bashkeatdhetare, nuke jane para qe harxhohen per nje problem madhor me interes kombetar, qofte ky strategjik, ose jo, por, per te siguruar kolltulun e Lulezim Bashes, prandaj kesaj here gjukata te mos luaj me shifrat, sepse faktatet jane te qarta si drita e djellit. Vetem ai qe ska sy te shikoje e vesh te degjoi, mundet te gaboi ne vendimmarje, nje njeri normal dhe me shume nje trup gjukate apo nje persn duhet ti jap hakun Lulezim Bashes, keshtu dotu pritet rruga edhe te tjereve qe dote meren me pislleqe te tilla.
Padi,padi,padi,padi,padi………,por me padin ndaj BILD-it u dhi!
“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama .
Hahahahahahahaha…..dhe shqiptarët e mësuan të vërtetën nga kollouni me famë botrore Edvin Rrena!
O zigur, po mbylle o tu mbyllte se paskeni qene haleja e halese; po pse pergjigjet e gazetares Lala qe ja jep Billd si i do qejfi i quan te barabarta me 650 eurot qe i merr turku? Akoma nuk u ngope me Babale, mos u ngopshi kurre o bastarde njerez!
??
Ja erdhi dhe spaku qe do denonte politikanet hajduta qe japin miliona para te pajustifikuara dhe i nxjerin te pafajshem
Eshte padia tjeter per ti hedh nje kocke tru shplareve se nje vrime ne uje do behet…
Taulanti nga Llaibrixhi,
E bën këtë se do me e shpëtu Bashën.
Dhe kështu sigurohet që si lihet asnjë mundësi rihapjes së padisë..
Nga ana tjetër, me thanë se ja e shikoni gjyqësori..
Reforma e paperfunduar…
Me qëllim që të votohet Taulanti me kë gjeti duke kërkuar…
Rilidje e pistë, Rilindje e krimbur, Rilindje e zhytur në m…
Cojeni deri ne FUND Procesin kunder Lul-Sumkapuçit. Ai Legen duhet te zhduket nga skena e Politikes
Politikanët mbrojnë njëri tjetrin kur vjen puna për në burg.Kur vjen fushata ngrihen dhe zihen si qentë kush e kush të shpifë më shumë.Kemi 30 vjet që për babën e demokracisië Berishën ka reth mijra krime që flitet dhe deri më sot nuk ka burë nëne që afrohet tek dera e shtëpisë jo më të thiret për të dëshmuar në polici.Për Bashën çfarë nuk dëgjojmë dhe ai vërtitet nëpër Shqipëri si kryeministër i ardhshëm…Kështu për Ilir Metën,kështu për Ramën e kështu për shumë politikanë vetëm fjalë dhe asgjë tjetër.Saliu i futi të gjithë në burg si Enveri dhe askush nuk revoltohej apo të ngrihej të protestonte.Kur them të protestohet nuk kam parassysh militantët por një popull të tërë që deri më sot rinë kafeneve dhe flasin po kush do e regullojë presin nga Amerika dhe Europa të vijnë të protestojnë//
Kjo eshte forem presioni për të detyruar Lulin e Vocër që të rrije urtë ose të pranoje ndonje marreveshje tjeter. Po te kishit deshire dhe vullnet Lulin dhe gjithe çetën e tij te shpartalluar e kishit rrasur me kohe në burg. Po ty Tao Tao nuk te intereson, sepse dhe Luli diçka din për ca Toyota Yaris……. dhe të gjithe beni sikur e urreni njeri tjetrin qe ne populli të kemi me ç’të merremi në keto kohe pandemie.
Te drejte ke o Zeni na mashtruan dhe keta Bashke Jane te ghithe kane friken e tyre se ju vjen radha neser prandaj kot pret te denohet kush
A mund te vihet ne dyshim qe keta te gjithe vjedhin votat?
Kjo qenka padia e radhes, kot sa per te lexuar njerezit lajmet e dites dhe te ken te meren me dicka sepse rezultati i kesaj padie dihet. ZERO. U bete shume bajat sa po filloni te na merzisni edhe ju te PS-se.
Duket qarte se Rama eshte merzitur e kerkon ta flliqe ate servilin e tij Nr-1 shoku Ball kok rrasen duke ja ka ngarku kete bufonate.
U mesuam tanime 30 vjet me keto komedi.
Per shume budallenj na marin politikanet ne shqiptareve.
Ne tanime e dime qe te gjitha jane lojera dhe ata kane dale nga
kazani i Ramiz A;ise, si bllok.
Nuk jemi aq budallenj sa na pandehin.
I nderuar Mero,
Kam nisur disa komente korrekte nga pikepamja etike e cdo pikepamje tjeter:
nje sot dhe disa te tjere me pare dhe nuk me botohen ne Tema.
Nje gazete serioze nuk censuroje komentet korrekte dhe nuk duhet
te mbaje qendrime politike.Mos u beni si 55-a!