FOTOT: West sfidon bashkëshorten Kim Kardashian, çel linjën e re të kozmetikës

15 Qershor 2020, 17:43Lifestyle TEMA

Të martuar prej vitesh, por Kim Kardashian dhe Kanye West kur vjen puna tek biznesi i kanë rrugët e ndara. Mediat e huaja raportojnë se reperi amerikan ka nisur punën për të krijuar linjën e tij kozmetike.

Siç raporton TMZ, duket se reperi do të zgjerojë markën e tij Yeezy, dhe po bëhet gati për t’u futur në tregun e produkteve të bukurisë dhe kujdesit për lëkurën.

Përpjekjet e tij për të nisur një linjë kozmetike nisën që në vitin 2017, kur ai aplikoi për të hapur linjën me emrin e mamasë së tij Donda, por planet u shtynë për t’u realizuar tre vite më vonë.

Padyshim që reperi është frymëzuar nga gruaja e tij, Kim Kardashian dhe motra e saj Kylie Jenner, të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme me linjat e tyre të produkteve të bukurisë.

Pictured: Kim Kardashian

Ref: SPL734500 080414 EXCLUSIVE
Picture by: Brian Prahl / Splash News

Splash News and Pictures
Los Angeles: 310-821-2666
New York: 212-619-2666
London: 870-934-2666
[email protected]

1 komente në “FOTOT: West sfidon bashkëshorten Kim Kardashian, çel linjën e re të kozmetikës”

  1. !!! says:

    S’jam rracist e as kam qen kurre ndonjiher ,
    ( jam njohes i mire i njerezve )
    por kte Pacin e ksaj Kardashjanes ,
    nuk ja shoh dot turinjt .
    ka surrat gjarpri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje