Nga gazetar në Athinë, në majën e Hollivudit: Historia e pabesueshme e aktorit shqiptar, që rrëfehet për TemA

15 Qershor 2020, 10:17Lifestyle TEMA
Nga gazetar në Athinë, në majën e Hollivudit: Historia e

Nga Skifter Këlliçi, Boston, SHBA

Kam pasur rastin  pas vitit 1999, kur së bashku me familjen u vendosa ne  Boston, të lexoja ne mediat shqiptare shkrime interesante, të nënshkrura nga Marko Caka, me banim në Athinë. Vite më pas, këtë emër nisa ta hasja dhe në role të filmave artistikë dhe televizivë, këtu në Amerikë. Pandeha se mos ndoshta është ndonjë aktor amerikan që siç ndodh, ndonëse jo shpesh, ka emër dhe mbiemër të huaj. Por jo, ky Marko  Caka  i filmave ishte shqiptar dhe, për më tepër, po ai gazetari shkrimeve  që  pata lexuar dikur! Dhe jetonte në Nju Jork, një vrap pele nga Bostoni, ku jetoj! U lidha shpejt me telefon me të, biseduam gjatë si dy të njohur prej  vitesh dhe kështu  lindi edhe intervista e mëposhtme për gazetën TemA.

– Lexoj ne Google, Marko, se ke jetuar 19 vjet ne Greqi, ku je diplomuar ne Universitetin e Athines per  gazetari, për t’u bërë gazetar ne fusha te ndryshme, pastaj  edhe ne fushen e kinematografise. Kështu?

– Po, kam jetuar 19 vjet ne Greqi. Pasi mbarova studimet per gazetari, kryeva praktikën pranë televizionit grek Ant1, dhe më pas fillova punën si gazetar i jashtëm për këtë televizion, si dhe për gazetën greke ‘Espresso’. Në vitin 2001, në të njejtën kohë, nisa bashkëpunimin si korrespondent i disa mediave shqiptare: ‘Shekulli’, ‘Panorama’, ‘Dita’, TV Arbëria, dhe i gazetës ‘Shqip’. Nga viti 2003 deri ne 2010 mbulova të gjitha zhvillimet dhe dhe vepimtaritë politike, brenda dhe jashtë të Kryeministrise greke. Gjithashtu kam punuar si reporter sportiv për ndeshjet e rëndësishme të klubeve greke në Champions League dhe Europa League. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe si gazetar dhe korrespondent, kam mbuluar të gjithë dinamikat e ngjarjeve që kanë ndodhur në shtetin fqinj, të cilat  në disa raste  kishin lidhje edhe me shqiptarët dhe Shqipërinë.

– Çfaktor të shtyu të lesh Greqinë, duke qene gazetar i mirë, dhe të hidhesh në Amerikën e panjohur?

– Largimi im nga Greqia erdhi si pasoje e krizës se madhe ekonomike, e cila paralizoi edhe fushën e medias. Duke pare  situatën, vendosa te shpërngulesha  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për te filluar një kapitull të ri dhe për të vazhduar karrierën time si gazetar.

– Kur të lindi pasioni për aktrim?

– Që në fëmijëri kam qenë i apasionuar pas filmave dhe aktrimit. Mirëpo jeta ime, siç e thashë edhe më përpara, mori nje tjetër rrugëtim, atë të gazetarit. Ndërsa në Amerike, shumë shpejt  pashë lidhjen ndërmjet gazetarisë dhe aktrimit, duke intervistuar aktorë të ndryshem si: Cameron Diaz e Billy Bob Thornton. Kjo përvojë më hapi dyert e Industrisë së Hollywood-it dhe  brenda një kohe shumë te shkurtër e gjeta vetveten në sheshexhirime, duke bashkëpunuar me aktorë e regjizorë të ndryshëm.

– Cili ka qenë filmi i parë ku ke marrë pjesë?

– Debutimi im i parë ka qenë në sezonin e 5-te te serialit “Boardwalk Empire”, që është  prodhim i HBO-së. Në këtë serial unë luaj rolin e një gangsteri. Ngjarjet zhvillohen në ishujt e Kubës, në vitet 1920-të.

– Ke marrrë pjesë në filma të regjizorëve të mëdhenj, si Spielberg, Scorceze, Van Patten, Errol Harris, Spike Lee. Me cilët nga këta regjisorë ke qenë me afër dhe mundësisht trego ndonjë episod.

-Po ështe e vertetë dhe privilegj për mua të jem pjesë e filmave të këtyre regjizorëve të mëdhenj. Kam marrë pjesë në dy filma të drejtuar nga regjizori Steven Spielberg, ku më duhej të bashkëpunoja për një periudhë më të gjatë kohore në krahasim me regjizoret që permende. Nga eksperiencat e përfituara, Spielbergu me përzgjodhi dhe më dha më shumë episode  në filmin “Bridge of Spies”, ku kam luajtur rolin e reporterit të viteve 60-të tëshekllit tëkaluar, ku protagonist eshte aktori i famshëm Tom Hanks.

– E kam parasysh këtë film dhe madje edhe rolin  reporterin qe ke luajtur. Vazhdojnë pastaj  dhe role në filma të tjerë. Kështu, nga viti 2015 dhe deri këtë vit, veç filmit të mësipërm, ke marrë pjesë në shumë filma të tjerë , ku kane luajtur  aktore te medhenj,Jim Belushi,(me origjinë shqiptare), në filmin ‘Show me a Hero’, Dakota Faning dhe Richard Gere, në filmin ‘Benefakctor’… Rendit, te lutem, filma dhe aktorë të tjerë të famshëm në botë dhe ndonjë film ku ke qenë më pranë njerit prej tyre.

– Gjatë karieres time si aktor, kam marrë pjesë në më shume se 100 filma dhe seriale te SAG-AFTRA. Përveç këtyre filmave, kam luajtur edhe disa filma të pavarur dhe me metrazh të shkurtër, ku në tre prej tyre jam në rolet kryesore (lead) dhe në katër filma të tjerë, në role dytësore (supporting). Gjatë këtij udhëtimi profesional në produksionet hollyëoodiane, kam përfituar eksperienca të shumëllojshme  dhe kam pasur mundësinë të njoh nga afër punën e aktorëve dhe regjizorëve më të njohur. Disa nga këta aktore janë, si: George Clooney dhe Julia Roberts, në filmin “Money Monster”, Meryl Streep, në filmin “The Post”, Brad Pitt, Robert De Niro dhe Leonardo Di Caprio, në filmin “The Audition”, Ben Affleck, në filmin “Batman & Superman”, Joaquin Phoenix, në filmin “Joker”, James Spider, në serialin “The Blacklist “, Sylvester Stallone, në filmin “Creed 2”, Jason Statham dhe Dëayne Johnson, në filmin “Fast and Furious 8”, Keanu Reeves, në filmin “John Ëick: Chapter 2” etj.

Me Hugh Jackman në filmin “The Greatest Shoëman” kam pasur mundësinë të punoj mbi tre muaj në një sheshxhirim. Gjithashtu, momente të bukura kam kaluar edhe gjatë gjithë sezonit në serialin “Blindspot” pranë aktorit Jaimie Alexander.

– Ne filmin ‘The Spy Who Raised Me’, sipas të dhënave në internet, që të të kushtohen ty, ke luajtur një rol të veçantë. Mund të tregosh ndonjë episod interesant?

-Ky është nje film bazuar në një ngjarje te vertete, ku unë luaj rolin kryesor, atë të Borisit. Ai është një ish- agjent i KGB-së, që i shërbente CIA-s gjatë Luftës së Ftohtë, ne vitet 80-të të shekullit të kaluar. Ngjarjet zhvillohen në Shtetin e Virginia, ku Borisi jetonte së bashku me familjen e tij. Duke e ndier veten vazhdimisht të kërcënuar, ai i praktikonte armën djalit të tij 10 – vjeçar, se si të mbrohej nga një rrezik i mundshëm. Në të njejtën kohë, duket qartë se, edhepse në rrezik për jetën, dashuria e tij për familjen triumfonte gjithnjë.

– Këtë vit ke luajtur në filmin ‘Merry Me’, ku luan edhe aktorja e madhe Jenifer Lopez. Nga ç’kam lexuar në shtypin amerikan është film tërheqës.

– Eshte me te vërtetë  film shumë argëtues, ku marrin pjesë komedianë dhe artistë te tjerë të famshëm. Unë luaj rolin e një paparazzi në skenat me Jennifer Lopezin  dhe këngëtarin Maluma, por nuk mund të flas më  në detaje, pasi filmi është në prodhim e sipër.

–  Së fundi, besoj se ke dëshirë te luash në ndonjë film amerikan me temë amerikano-shqiptare ose anasjelltas, ose shqiptar?

– Sigurisht, që kam dëshireë të tillë  dhe  mirëpres çdo bashkëpunim. Dua të theksoj se  kam marre pjesë në filma me tematikë shqiptaro – amerikane dhe gjithashtu kam bashkepunuar me aktorë shqiptare të suksesshëm, ku mund te veçoj Enver Petrovskin, Shkumbin Sopjanin, Arbies Konomi, si dhe regjizorët Krenar Belegu, Sunaj Raca, dhe Afrim Peposhi. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të më jepet mundesia të luaj edhe në filma të tjerë shqiptarë.

34 komente në “Nga gazetar në Athinë, në majën e Hollivudit: Historia e pabesueshme e aktorit shqiptar, që rrëfehet për TemA”

  1. Loran says:

    Ahaha maja e hollivudit ahafha na shkrit

  2. Www says:

    Po majat ku janë?

  3. Al says:

    Bravo.
    Shoh shumë filma, por s’e kisha degjuar ndonje here.
    Suksese.

  4. Alban2019 says:

    Ka aplikuar per Green Card ky vllai dhe i duhen artikuj gazetash? hahahaha Shume mire Gazeta Tema merria ca dollar ketij kamarierit ne Amerike, vec kujdes se mos e merr vesh Ambasada e usa o Tema….po tia shikosh kreditet ne IMDB i paska krejt UNCREDITED me nje fjale figurant. Mjaft i genjyet Shqiptaret me keto “pushtuesit” e hollywood more se na hapet barkun.

  5. abc says:

    Eshte nder …. qe Start Up-et e shume Shqiptarve te suksesshem te Amerikes kane nisur nga Toka e bekuar Helene.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Po mirë e the. .toka e bekuar helene e banuar ndër shekuj nga shqiptarët ..autochthonus..

  6. Nga 1 fenes i aktoreve te kalibrit says:

    Aktor kalibrit te madh .Patjter kto aktoret me fame i kane kerkue me dale ne foto me ta.. Mos harroni Bleonen< grun e bilalit etj..

  7. Na myten says:

    Po Bleona Qerretin a e ke patur fatin ta takosh?

    1. Ai says:

      Jo, se ajo meret me sport alpinizem. I hypen majave.

  8. Jimi says:

    Shum gjera na the o Sqyfer per personazhin, por per ate, per te cilen ti more mundimin te shkruash , jo! Ti na thua qe ky boti na qenka shqiptar, por une pervec emrit dhe mbiemrit nuk hasa gjekundi se sa shqiptar ishte ky robi ! Nga cfare shkruan ti, une morra vesh, qe ky boti vetem emrin kishte shqiptar, se me c’duket ai ka shkuar femije dhe eshte e rrite ne Greqi dhe nuk duket se e mban veten per shqiptar. Se ku qendron shqiptarizma e ketij, kete vetem ti mund ta dish!?

  9. Te uroj suksesse si shqiptare ,
    qe do te thote shume pune e boll djers .
    Marko eshte nji shembull suksesi i gjithe shqiptareve
    te larguar nga ky vend qe ka ndjekur endren e tij
    dhe kush e ndjek endren e i qendron besnik asaj
    e takon dhe jeton nji dite …
    dai marko djali ,
    ” Jeta e vertete eshte ,
    te jesh pjes e atij Filmi krah te Bukures
    se jetes . ” ?

  10. Mandravellua says:

    Bravo Marko. Urime. Nuk eshte e lehte te depertosh ne Hollivud.
    Kurse ti gazetar kari, mos thuaj “majat e Hollivudit”. Po te jete Marko te maja, ku eshte Al Pacino, Robert de Niro, etj. etj.
    Mos u ekzaltoni kot, se dhe Marko do skuqet nga turpi per titullin e intervistet

  11. goni says:

    Per gjith komentusit me lart : Ini nje tufe injorantesh ,pa buksa , legena nuk di cfar sharje tjeter te rendis per ju qe sdini te beni azgje dhe vetem hidhni helm per kedo qe arrin nje sukses ne jete. Zoteria ka shkuar nga Shqiperia dhe ka triumfuar mbi racizmin ne Greqi duke punuar si gazetar ne mediat me prestigjoze te vendit (per ne qe kemi provuar emigracionin ne Greqi e dime se sa e veshtire eshte) dhe nga Greqia shkon emigrant ne Amerike dhe arrin sukses per nje kohe te shkurter , e ne vend te thoni bravo rrini te palare mbas copjuterit e vec nxirni vrer.
    SUKSESE DJALE DHE NA BEJ KRENARE !

  12. kodrasadikit says:

    Suksesi i qdo shqiptari dhe qdo shqiptareje kudo qe jeton e punon na gezon pa mase !! Ne para ca vitesh as qe kishim idene ku eshte Parisi e Holivudi ,kurse sot bijte e bijat e Shqipnise e shqiptarise po ja ngrisin vlerat vendit tone si Shqipnise e njashtu edhe Kosoves se vogel.Fatkeqesija jone eshte klasa politike e cofte e antikombetare qe po e vjedhin popullin dhe shtetet e veta -fatkeqesisht….

  13. Po po po.. says:

    Ska ndonje ndryshim te nisen nga Greqia apo nga Kosova o nga Maqedonia e Mali zi,….. nga vend shqiptaresh niset

  14. Origjinali says:

    Po me vje keq per disa nga ju. E lexova me vemendje gjithe intervisten dhe ne asnje rresht nuk e thote se osht YLLI i HOLLIVUDIT, por thote se ka marre pjese ne filma hollivudjan dhe fati i ka ra me punu afer aktoreve te medhenj. Ku eshte e keqja ketu se po ua heq barkun disa dallkaukve , qe e kan vu ate bark tu honger e tu pi qyl klubeve . Sic e pashe ne internet ka punu fort vllai per me i bo izmetin karriers se vet dhe asgjo svje prej konakut e tu morr me llafe. Shof skena prane te regjizorit tmodh Stiv Spilberg e Tom Hanks. I lumt, e shof edhe pas aktorit tim te prefrum Keani Rivs. Ca doni ju nga ky djale, me shpik aeroplona me kaq pak vjet ne amerike e pa lind atje. Na po kena 30 vjet ne shqiperi dhe shquhna vetem per hajduta e kriminela e kush mja fut njoni tjetrit ne politik.
    Bravo Marko Caka se dukesh njeri i mire e me komb ne tok, e lum si ti qe je ne ni vend se ti jep mundsit e ke lon katnort ne shqiperi me u vra me njoni tjetrin prej xhelozije dhe me ju bo fresk hajdutave politikane .

    1. Mandravellua says:

      Me sa duket nuk ke lexuar Titullin e intervistes. Nuk eshte faji i Markos, po i gazetarit.
      Markos suksese dhe fat.

  15. Patrioti says:

    Aktor i madh eshte kur merr çmime roli si oskar, bafta etj. dhe jo kur del foto me aktoret e hollivudit si Bleona me Van Damin, me Steven Sigal apo Heidi Lushtaku me Stallonen apo Aferdita Dreshaj me Di Caprion.

  16. USA says:

    as qe e kam degjuar ndonjehere…… ku jane majat e holliwoodit qe ka kap ky? ndonje rol te dores trete dhe mundet

    1. Afrika says:

      nuk jeni tuj kaptu si duhet mahabetin .
      Marko asht tuj kap per majat e Cicave bre burra
      Oj ,
      se na cmendet fare .

      Njeri thot ku jan majat ??????
      Tjetri ,cilat maja ?
      ai aty me lart – Kapja Qiretit !
      hec e sqaroj ti ket popll ,
      se per cilat maja lufton Robi gjith jeten .
      Nuk e di jooooooooo .Jane koqe faree .
      Po per ato majat e Omla mor ,qe ju thafshin buzat inshlalah
      qe e keni mendjen ke majat e mullareve me kashte .

  17. Niku says:

    Cdo vit ricikloni te njejtat lajme? Keni shkruar per Marko Caken nja 3-4 here, kushedi c’do beni po te marre Oskarin a ndonje cmim tjeter. Figurant eshte, lere c’poston fotografi. Shikoni IMDB te tij dhe gjeni nese ka “speaking role”.

  18. Nik says:

    I lumte Z. Caka me te vertete suksese! Gazetari nuk sjell informacion me teper per femijerine dhe shkollimin e tij. Ku u lind dhe nga ç’prinder. A eshte emri orgjinal “Marko” apo i nderruar ne Greqi.

    1. Niku says:

      Faqja e tij IMDB I ka keto te dhena. Shikoni dhe fotografite e pastaj diskutoni c’aktor I madh eshte. Figurant ne shumicen e tyre, s’ka patur rol per te folur. Me ate surrat nuk e merr njeri per protagonist.

      1. niku te erdhi per te kerkuar motren per grua qe e shikon nga surrati , zgjebs

  19. Tironci says:

    Ore pak rendesi ka se cfare rolesh luan, ndoshta dikur i vjen edhe ketij fati dhe merr ndonje rol qe ti japi famen qe duhet. tani per tani mjafton qe i thote vetes Shqiptar dhe kjo ka rendesi. Suksese i uroj nga zemra.
    Edhe dicka, ato divat e hollywoodit qe del ti ne fotografi, pra e kam fjalen per femrat, a ja heq breket apo vetem ben foto me to.
    Ngreji dhe ngreji fort bile se do te te behen krah te besh karriere. Suksese edhe nje here nga zemra.

  20. ben says:

    Skifter, “nje vrap pele” thua zotrote!
    New York eshte 360 km larg nga Boston dhe te duhen nja 4 ore te mira rruge pa ndalesa per te arritur atje.
    Me sa duket duke u plakur, te eshte rritur … shpejtesia.

  21. Floriri says:

    Këtu janë dekoruar dhjetëra gomere e hajvaner që skane bere asnjë gjë me vlerë por vetëm me miqësira presidentesh e njohjesh familiare e shoqërore. Janë me dhjetëra Shqipetare që kanë krijuar famë në vende të ndryshme të botës dhe as I përmend njeri si ky këtu. Kështu funksionon Shqipëria akoma nuk ka shumë ndryshim nga koha e dulles se socializmit.

  22. Miri i Xhikes says:

    O Gono, dhe ju te tjeret mos ja fusni kot kur nuk dini asgje!
    Ky bEQIRI eshte MASHTRUES, punon si shofer taksie dhe jeton ne Bronx, ne Pelham Parkway. Me pare ka punuar si ndihmes kamerier, as kamarier tamam s’ka mundur te jete. U shkonte si zorre ketyre njerezve te njohur kur promovonin ndonje liber ne librarine Barnes & Noble per te bere foto dhe pastaj ja u tregon juve atje sikur i njeh. Shihini fotot me kujdes dhe do e kuptoni!

  23. Patrioti nga Vlora says:

    O ti Miri Xhikes, o trafikanti Bronksit qe i di te tera edhe adresen e aktorit. Si mendon zotria jote, a eshte me mire te jesh shofer apo zv.kamarier me djerse te ballit apo nje drogaxhi si ti qe nuk shikon asgje me sy te ballit , vetem poshtersirat e tua. A del ai me aktoret e famshem nuk ka nevoje te na thuash ti se ne po i shohim vete dhe ai paska me qindra . dhe nuk po shoh ndonje librari qe ti e paske per zemer dhe ai po do me u duk .Turp ste vjen , ku ai me karriere te sukseshme te gazetarit ,ti ta akuzosh per mashtrues, ku edhe vete aktoret e tjere i vijn anash me personalitin qe ka ndertuar me vite te tera. . edhe ne fotot qe jep Gogeli shohim vetem natyre dhe kamera ne shume xhirime ku ai paska me qindra pune nga produksionet, sa edhe Veliaj ja ka zili qe vrapon cdo dite pas punimeve te bashkise .
    Ik mor Miri Xhikes, legen I flliqur qe kerkon te poshterosh njerezit e ndershem qe luftojn sfidat e jets me djersen e ballit e me sakrifica dhe ju skutave si puna yte duke mashtruar njerezit. Te pakten mesohu te respektosh njerezit, kur ti nuk be asgje ne jete. leri te ndershmit ne hesap te tyre se vetem te mira do kesh, se turpi eshte nga te paudhet e kriminela si ti.
    Nje verejtje per ju Tema, me titullin mos e ekzagjeroni se aktori Caka nuk flet se ka prekur majat e holivudit, por flet per jeten e tij dhe fati i dha me punu ne role modeste me artiste te medhenj. Pra e thote qarte se nuk ka role kryesore ne filmat holivudian , por ka role primare e dialogje vetem ne disa filma te vegjel e te pavarur.
    Prandaj esht terbu Miri Xhik trafikanti.
    Suksese Zotria, Marko Caka, se karvani ecen perpara , e le te lehim ne qent se skemi cfare te bejme gjithe diten me internet e thashtheme do merremi.

  24. asd says:

    Ky Marko nuk eshte bere i famshem me filmat sepse askush nuk i ka pare, por me intervisten ka korrur sukses te papare, si ai por edhe Sqifteri qe e kishim harruar fare. Rri ne ketu…jeto e bej filma keta ne Amerike.

  25. Flamuri i Vaut të Dedës says:

    Ti Mir i Xhikes, nuk të vjen turp fare!
    Marko është flamur që prezanton Shqipërinë tonë majave të Hollivudit. Lum nana qi e ka!

  26. kombi shqiptar says:

    O ta kajsha nan Miri i Xhikes. Sa plot spiun kejsh pas ky komb . Kejsh mekan nipi i Ezad pashs Taptanit, migj i fevzos. Posht tradhtart ,taptan e nipa..
    Tlumt Mero kej vlerson shqipet nbot. rroft kombi shqiptaris,

  27. Uncle Dori says:

    Nuk kuptoj fare si sheh ky djal andrra me sy hap?
    Kujton se nuk e njohin robt se kush asht ntvertet?
    NGreqi ka punu pica delivri, nuk ka qen gazetar. Ka ber te njejtat sjellje si n Amerik. Genjen njerzet, po nrradh tpar vetvetin.
    I kena keshillu ule koken Marko dhe puno si gjith tjert, po qfar asht ai muhabet. Miri iQukes e njihka mir.

  28. Marko Caka says:

    Per te gjithe ju qe nuk me njihni dhe ata qe me njohin por qe brenda tyre kane urrejtjen e xhelozine te mësoni se pari te te mos jeni anonim si menyren me te lehte per te baltosur te tjeret.Por perballuni me emer e mbiemer. Eshte e qarte se kjo ju vjen nga trashëgimia familjare ku me ane te letrave anonime masakronit e persekutonit njerezit e ndershem e te pa mbrojtur nga regjimi.
    Tani persa i përket te gjitha atyre qe ju anonimet thoni ndaj meje,dhe qe “dini” shume po ua bej te qarte. Cfaredolloj pune qe kam bere jam i vetedijshem dhe krenar se e kam bere me nder dhe me djerse te ballit dhe nuk me ka turpëruar kurre. Perkundrazi me kane suportuar gjithmone si gjate jetes studentore dhe asaj profesionale qe te rris nivelin tim njerëzor por edhe profesional ne objektivat qe i kam vene vetes. Duke falënderuar Zotin dhe familjen qe me ka edukuar mendoj se shume objektiva i kam arritur dhe per mua jane shume te rendesishme duke patur parasysh situatat dhe gjendjen ekonomike te vendlindjes nga ku kam ardhur ardhur. Pro cdo gje tjeter qe ju mendoni se puna eshte turp, ajo qofte per ju, se une jo vetem deliver picash e suvllaqesh apo taksixhi, por kam bere edhe pastruesin e pusetave, edhe bujkun e arave edhe hamallin e llaqit, dhe asnjehere nuk jam gjunjëzuar por me kane bere te forte e me kembe ne toke. Me kane bere ky qe jam sot qe te punoj ne industrinë me te lakmueshme te botes dhe te vlerësohem per ate qe bej. Prandaj do ju lutesha qe ju mund te thoni cfare te doni se eshte e drejta e juaj por punen time te gazetarit dhe aktorit nuk mund ta mohoni dhe ta zhbeni dot, sepse jane me shkrim, me ze e figure nepermjet printimit e internetit. Pastaj cdo bisede tjeter me ju eshte humbje kohe e fukarallëk me injorancen tuaj te zhytur ne gjumin letargjik.Nese doni te mesoni me teper tek une , mjafton te hulumtoni se sot eshte bota e internetit, sepse po te rrini boten tuaj te kerkimit do te gjeni vetem qenin e ngordh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje