Këto foto janë përzgjedhja e ‘MailOnline Travel’ nga 50 imazhet më të mira në një konkurs të quajtur #Aerial2020, të drejtuar nga aplikacioni i fotografive Agora. Aplikacioni u kërkoi fotografëve në mbarë globin të dërgonin fotografitë e tyre më të mira.
Në total, u paraqitën 9,018 foto, ku gjyqtarët e konkursit i zbritën në 50 finalistë. Përdoruesit e Agora më pas u kërkuan të votojnë për fituesin e tyre të preferuar dhe të përgjithshëm.
Fotot nga ajri përfshijnë mes të tjerash një shkrepje mahnitëse të rrënojave të një kështjelle në Austri, një imazh të një ishulli të vockël në brigjet e Spanjës, një muzg të bukur në Barcelonë dhe një pamje mahnitëse nga teleferikët në një park kombëtar kinez.