FOTOT: Rihanna paguan 415 mijë dollarë në muaj për qeranë e shtëpisë ku do të kalojë verën

14 Qershor 2020, 13:36Lifestyle TEMA
FOTOT: Rihanna paguan 415 mijë dollarë në muaj për

Verën e vitit 2020 Rihanna duket se ka ndërmend ta kalojë në SHBA në bregdetin e Hamptons, një prej zonave të preferuara të njujorkezëve për të pushuar gjatë muajve të nxehtë.

Dhe siç mund ta merrni me mend, RiRi do të paguajë një shifër marramendëse për një super vilë, e njëjta ku Khloe dhe Kourtney Kardashian filmonin dikur serialin e tyre “Khloe and Kourtney take The Hamptons”.

Sipas burimeve pranë 32-vjeçares, ajo do të paguajë plot 415 mijë dollarë në muaj për të qendruar në vilën luksoze.

Në pronën që është thuajse 1000 metra katrorë, ka 5 dhoma gjumi, 6 banja e gjysmë dhe gjithçka që këngëtares mund t’i duhet për të kaluar në qetësi muajt e verës ndërkohë që bota është pushtuar nga pandemia dhe protestat kundër racizmit.

Shtëpia gjithashtu ka një plazh privat, disa jet ski dhe një barkë nëse këngëtares do t’i lindë dëshira për ndonjë aventurë blu në oqeanin Atlantik.

RiRi aktualisht jeton në Londër, mirëpo duket se përgjatë muajve në vijim do t’i qendrojë larg kryeqytetit britanik, pasi thuhet se pas gushtit në Hamptons, do të qendrojë për një kohë të gjatë në Malibu të Kalifornisë.

1 komente në “FOTOT: Rihanna paguan 415 mijë dollarë në muaj për qeranë e shtëpisë ku do të kalojë verën”

  1. Cereee bo keshtu mi Rihri ,
    maj ta marrsha ,se po na qit
    ne fu t’vitit me duar n# Nudo vitit te ri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje