“Influenca e Bashës është nul”, Duka për opozitën e re: Askush nuk e mendonte se i 19-i në listë në Durrës do bëhej deputet

15 Qershor 2020, 23:01Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për situatën aktuale politike, u shpreh se Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk kanë faj për listat që kishin përgatitur.

Duka tha se ka këmbëngulur gjithmonë për listat e hapura, pasi është sistemi më i mirë që ekziston. Ai shtoi se askujt nuk i ka shkuar ndërmend se i 19-i në listën e Durrësit do të bëhej deputet, e se ata sot janë në parlamentin e Shqipërisë.

Agron GjekmarkajEdi Rama ka frikë nga opozita e bashkuar. Rama po tenton që të vendosë opozitën para një rebusi shumë të madh.

Fatmir MediuRama po vazhdon të tallet me shqiptarët, me ndërkombëtarët, me të gjithë.

Skënder MinxhoziAta deputetë janë futur në listë nga liderët e opozitës. Opozita e madhe të kontaktojë të voglën…

Fatmir Mediu: Vetëm disa janë nga lista e PD, por të tjerët janë për shkak të veprimit të paligjshëm të Edi Ramës.

Agron Duka: Këta që janë sot në parlament ishin në vend të fundit prsh në listë e ata normalisht nuk do ishin ajka, nuk do ishin akademikë. 

Askush nuk e mendonte se i 19-i në listë në Durrës do bëhej deputet. Është faji i sistemit, prandaj kemi thënë që të ndryshohet. Influenca e Bashës tek kjo opozitë është nul. 

Secili ka parë të ardhmen e vet politike. U mora me Roshin që të flas për të gjithë këta.

3 komente në ““Influenca e Bashës është nul”, Duka për opozitën e re: Askush nuk e mendonte se i 19-i në listë në Durrës do bëhej deputet”

  1. eshte absurde humbje kohe ,
    te merresh me Kopeshtin Nr 2 ku loze basha me bardhyshkat salinjajant
    e Babalete .
    Loja kalamajsh ,qe kan vler vetem per konsum mediatik
    por jo per Politike .
    Duhet te mbidhen aleatet e formojne nji Opozite duke len jashte
    Cunat e mamit dhe papit te dhjamosur nga pasuria qe s’i intereso mo
    Partia por Pushteti mbi Partit Opozitare .
    bashen e njohin tashme te gjithe se ishte thjeshte nji Tollumbace
    mbuh me fendat e saliut qe ko kohe qe ka plas .
    Keni byth ,qitini bythperdredhurit jashte dhe merrni Drejtimin ne dor vet .
    Oj presin gjith kto burra ,te levizi bythet basha kulmi

  2. Kavajsi says:

    E kuptoni,Fatja dhe Duka japin mendim se ç’duhet bere per zgjedhjet.E tmerrshme.Injoranca ne piedestal.Keto jane politikanet e opozites.Me keto Rama tall trapin.

  3. Deda says:

    O medi po ti ku e fut veten ke shqiptarët apo ndërkombëtarët??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje