Bylykbashi: Diskutuam identifikimin biometrik dhe financimin e partive politike

15 Qershor 2020, 20:32Politika TEMA

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se në takimin e sotëm është diskutuar për dy çështje të rëndësishme.Ai përmend identifikimin biometrik të votuesve në zgjedhje si dhe financimin e partive politike.

“Diskutuam dy çështje të rëndësishme, identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik si dhe financimin e partive politike. 

Sot diskutojmë për të gjetur garancitë dhe ajo që do të sjellë në draftin përfundimtar është identifikimi biometrik, që do të jetë në të gjitha qendrat e votimit. 

Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura. Çështja e dytë është financimi i partive politike. Sot ramë dakord për paketën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore. 

Ne kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për fushatën. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve, ku 3-fshi do të jete vetëm 3-fishi i financimit publik. 

Sot partitë kanë të drejtë të shpenzojnë 10-fishin e parave që marrin nga privati. Nesër Këshilli Politik mblidhet sërish për çështje që janë të hapura.”,- tha Bylykbashi.

2 komente në “Bylykbashi: Diskutuam identifikimin biometrik dhe financimin e partive politike”

  1. Sqepari says:

    Sherbetore te ndyre te mbretit kryetar, sahanlepirsa, deputete te urryer

  2. Kasbi says:

    O “QENER” financimi i partive ju intereson me shume nga cdo gje tjerer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje