Dëshmia e rallë e ish-të burgosurit politik nga Firenze: Si më ndiqte Sigurimi dhe çfarë më kërkonte hetuesi im

15 Qershor 2020, 18:33Politika TEMA
Dëshmia e rallë e ish-të burgosurit politik nga Firenze: Si

Nga Namik Mehmeti

Në Firenze, ka shumë vite që kam njohur z. Agron Kallejxhiu, i cili aty nga viti 1990-të, kur sapo kishte nisur eksodi drejtë portave të Prendimit, në moshën 60 vjeçare, la Tiranën, qytetin që dashuronte marrëzisht, duke u vendosur në Firenze të Italisë. Agroni sot është 92 vjeç, mbahet mirë dhe gëzon shëndet të plotë. Ka një të kaluar, sa me mbresa që kanë lenë gjurmë të pashëlyeshme për vuajtjet në vitet e diktaturës komuniste dhe tani në vitet e post komunizmit. Pas dënimit të babait të tij, Masar Kallejxhiu, intelektual i shkolluar në vitet e Monarkisë së Zogut në Firenze, u dënua edhe Agroni, me akuza qesharake e të montuara, gjoja për një jetë liberale dhe të ç’thurur si i ri.

Cila ishte familja Kallejxhiu në Gjirokastër?

Pse u bë i njohur gjyshi i tij Sabri Kallejxhiu në grupet e para patriotike që luftonin me pushkë e pendë në Gjirokastër e në Jug të Shqipërisë për çështjen kombëtare e pavarësinë e Shqipërisë? Kush ishte Sabri Kallejxhiu dhe kush ishin shokët e tij?

Sabriu ka lindur në Gjirokastër në vitin 1859. Mësimet e fillores e të qytetarisë i mori në vëndlindje dhe më tej vazhdoi në Stamboll, ku mbaroi Shkollën “Sulltanie” me rezultate shumë të larta. Gazeta “Bashkimi i Kombit”, në numurin e saj të 17 gushtit të vitit 1944, i ka dhënë një hapsirë të gjërë veprimtarisë patriotike dhe arsimdashëse të Sabriut. Shoqëria e të Shtypurit të Shkronjave Shqipe, ishte streha e tij për të dhënë kontributin dhe për të shfaqur ndjejat atdhetare. Duke gjetur mbështetjen dhe ndihmën e bashkëatdhetarëve të tij, intelektualëve patriotë të përfaqësuar nga Sami Frashëri, Ali Dervish Prishtina, Jovan Vreto, Pandeli Sotir Selcka, Naim Frashëri, Ahmet Kallejxhi, Said Toptani, Kostandin Kristoforidhi, Vaso Pasha etj., nga një antar i thjeshtë, Sabriuit i‘u besua detyra e sekretarit të kësaj shoqërie. 

Shumë detyra që i’u besuan Sabriut, për propagandimin e lëvizjes kombëtare në shtresat e ndryshme të shqiptarëve në Stamboll, duke dhënë mësime nē gjuhën shqipe, e duke shpërndarë abetaret e shtypura nga Shoqëria e Stambollit, ai i realizoi me vullnet e sakrificë. Edhe në Gjirokastër, kur u kthye nga Stambolli, pasi u vu në ndjekje nga autoritet turke, ai nuk i kufizoi përpjekjet e tij atdhetare. Ai solli abetaret e para në qytetetin e tij, duke shprehur haptazi dëshirën për bashkim me thirrjen: “O burrani vëllezër myslimanë e të krishterë, të veprojmë e të luftojmë të gjithë tok për lirinë e Shqipërisë dhe të mësojmë gjuhën e ëmbël shqipe, me të shkrojtur e më të lexuar.”

Pas kësaj ai u rikthye përsëri në Stamboll, si sekretar i shoqërisë, duke sakrifikuar dhe jetën nga përndejekja e Patriarkanës greke, ç’ka e detyroi të rikthehet përsëri në Atdhe, duke u arrestuar sapo zbriti në Sarandë, ku burgoset e pas shumë mundimesh u lirua dhe u vendos në Gjirokastër. Në vitin 1898, Sabriu fitoi një konkurs të Ministrisë të Drejtësisë në Stamboll, duke u emëruar në Meçovë, si pyetës e më pas në Skrapar e në Lushnje. Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, u emërua nga Ismail Qemali si pyetës në Durrës. Nga viti 1920-1924 punoi si mësues i gjuhës shqipe në vendlindje.

Qeveria Shqiptare në vitin 1924, i lidhi një pension, deri në ditën e vdekjes, 7 shkurt 1929. Ai rriti dhe edukoi pesë femijë, ku katër prej tyre i arsimoi në Europë, si Masarin, (babain e Agronit) në Firenze për Agronomi, Enverin në një shkollë Ushtarake po në Itali, Zehraja, për Obstetrikë, në Universitetin Mbretëror të Studimeve në Bari të Italisë, (ishte e para femër myslimane shqiptare që u diplomua në Perëndim) dhe Myzaferi, po në Itali për Agronomi. Djali i madh i Sabriut, Masari dhe djali i Masarit, Agroni, provuan torturat dhe vuajtjet në burgjet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, duke mos u njohur asnjë nga meritat e kësaj familje intelektuale në shërbim të atdheut. Në një intervistë që bëmë me z. Agron Kallejxhiu, ekskluzive për Memorie.al mësuam se si u trajtua nga diktatura komuniste, ai dhe familja e tij.

Agron, ishit nga të parët emigrant shqiptarë që kaluat Adriatikun dhe erdhët në Itali. Pse zgjodhët qytetin e Firenzes, si shtëpinë tuaj të dytë?

Sigurisht një ndjenjë debulese për këtë qytet me vlera të mëdha historike e kulturore, që emancipoi kulturën europiane me kollosët e saj të shquar si Dante Aligerin, etj. Por ishte dhe një motiv shpirtëror, pasi në këtë qytet babai im, Masar Kallejxhiu, kishte studiuar për Agronomi, duke mbrojtur me rezultate të shkëlqyera diplomën për ‘kulturën e ullirit’. Kujtoj si sot kur më fliste për këtë qytet, që në qëndër të tij (sot Piazza Repubblica) në një kafe me emrin “Paskoëski” mblidheshin studentët shqiptarë. Si babai im Masari edhe studentët e tjerë që kishin përfituar bursë nga Monarkia e Zogut, të cilët studionin për Shkenca Politike, Ekonomike, Drejtësi, Agronomi, etj. Në mbrojtjen e diplomës, babai u vlersua shkëlqyeshëm dhe për këtë, drejtuesit e universitetit këmbëngulen ta mbanin si profesor të kësaj kulture, ullirit, në stafin e tyre pedagogjik. Edhe shokët e tij italianë që kishin përfunduar universitetin me të, si dhe shumë familje italiane me të cilat ishte miqësuar, këmbëngulnin që Masari të qëndronte në Firenze.

Ishte thjeshtë një ndjejë atdhedashurie apo dhe një deshirë e prindërve të tij që Masari refuzoi atë ftesë?

Nuk harronte sakrificat që kishte bërë babai i tij, për çështjen kombëtare, për gjuhën shqipe jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në qytetet e tjera të vëndit. Nga ana tjetër ai e shihte si detyrim ndaj Monarkisë, pasi ishte një adhurues e mbështetës i Mbretit Zog I, për të kontribuar për zhvillimin e përparimin e ekonomisë shqipëtare, sidomos në bujqësi e në veçanti për kulturën e ullirit.

Cila ishte rrjedha e profesionit të  Masarit, pas kthimit në Shqipëri?

Fillimisht ai filloi punën në Ministrinë e Bujqësisë, në sektorin e kultivimit të ullirit, duke i rënë poshtë e përpjetë fshatrave të Shqipërisë, duke u përqëndruar me muaj të tērë në Bushat të Shkodrës. Krahas punës plot pasion e sakrifica në terren, ai dha dituritë e përvojën e tij edhe në revisten “Ekonomia Agrare Kombëtare”, organ shkencor i Ministrisë së Bujqësisë, me shumë artikuj që nxirrnin në pah dijet e tij prej profesionisti e kompetenti për kulturën e ullirit. Njohja e Masarit me Dr. Bilal Golemin, i hapi shtigje të reja pune, ku në sajë të mbështetjes së tij, babai punoi po me atë përkushtim edhe kur u emrua në Prefekturën e Tiranës dhe përsëri në Ministrinë e Bujqësisë në Drejtorinë Qëndërore.

Si u përball familja Kallejxhiu me vendosjen e rregjimit komunist në Shqipëri?

Filloi një trajtim dhe nëpërkëmbje, ku në objektiv ishte babai Masari, që si nacionalist dhe mbështetës i Monarkisë së Zogut, pavarësisht aftësive të tij si një intelektual, (zotëronte tre-katër gjuhë të huaja), kontributit që kishte dhënë në zhvillimin e ekonomisë e bujqësisë në vitet e Monarkisë së Zogut e më pas gjatë pushtimit fashist e nazist, ku u muarr vetëm me profesionin e tij si agronom, komunistët e shënjestruan dhe pa kaluar as pesë muaj nga mbarimi i Luftës, babain e arrestuan.

Cila ishte akuza?

Me vendimin nr. 96, datë 23.4.1945 të Gjykatës Ushtarake, u dënua si kriminel lufte me 10 vjet burgim. Pra nuk kishte asnjë veprimtari kriminale, përveç se simpatizonte kulturën europiane dhe kudo që ka shkruar e biseduar me shokë e kolegë pune, dëshironte që edhe Shqipëria të integrohej në këtë kulturë. Kur u arrestua babai, unë isha jo më shumë se 16 vjeç dhe kujtoj shumë mirë se tronditja në familjen tonë ishte shumë e madhe, pasi menjëherë filloi bastisja e shtëpisë nga Sigurimi i Shtetit. U konfiskuan orendi e paisje me vlera, si bibloteka e trashiguar nga gjyshi e pasuruar nga babai, me literaturë historike, kulturore e profesionale. Shumë dokumenta të gjyshit që bënin fjalë për çështjen kombëtare dhe për pavarësinë e Shqipërisë, u zhdukën. Nënës, përveç punëve të rënda fizike, i’u desh që të merrte edhe rrugët e Shqipërisë, për të takuar babain në burgun e Burrelit, në kampet e punës në Maliq e Beden. Babai më shkruante letra dhe më këshillonte të mos bija në grackën e Sigurimit të Shtetit, i cili na ndiqte kudo. Motra e babait, Zehraja, që ishte diplomuar në Itali si mami, e vetmja mjeke me këte profesion në Bashkinë e Tiranës, u detyrua të punojë jashtë Tiranës, në Durrës, Delvinë e më në fund në Lezhë, derisa doli në pension, duke fituar rrespektin e lezhianëve dhe të fshatrave, duke filluar nga Pllana, Zadrima e deri në kufi me fshatrat e Shkodrës. Ajo sakrifkoi për t’u dhënë dy fëmijeve arësimin e lartë, ku djali i saj Apollon Gjebrea, u bë një nga mjekët më të njohur të Lezhës.

Nga katër djemtë e Riza Kallejxhiut, vetem Masari, babai i juaj u përsekutua nga diktatura komuniste?

Babai ishte i njohur dhe kishte një veprimtari si antikomunist, një nacionalist me bindje zogiste. Nga ana tjetër ai kishte një bashkëpunim me Xhevat Kallejxhiun, kushëri i parë i familjes tonë. Veprimtaria e Xhevatit në shërbim të çështjes kombëtare, si gazetar e shkrimtar, ishte e njohur kudo nga nacionalistët shqiptarë. Letër këmbimet me të, kur Xhevati ishte vendosur në Amerikë, diskutimet për bashkimin e trojeve shqipëtare me Kosovën e Çamërinë, rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga komunizmi, ishin të faktuara dhe të dëshmuara në gjyqin që u zhvillua ndaj tij.
Mbas daljes nga burgu, babai vdiq shpejt nga keqtrajtimi e vuajtjet në burgjet diktaturës komuniste, duke ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare, ç’ka u deshtë që familja jonë të përballonte me sakrifica jetën.

Sigurisht juve do t’u binte barra më e rëndë në përballjen me vështirësitë e jetës?

Dëshira e babait dhe e imja për të vazhduar shkollën e lartë mbeten vetëm një ëndërr. Unë fillova punën në Ndërrmarrjen e Shërbimeve Komunale si shofer, ku shikohesha e survejohesha rregullisht nga Sigurimi i Shtetit. Si i ri, i lindur dhe i rritur në Tiranë, kisha njohje e shoqëri me artistq, këngëtarë e sportistë. Më pëlqente të ndiqja edhe moden në veshje, të shoqërohesha me shokë që kishin biografi “të njollosur” e që survejoheshin nga Sigurimi i Shtetit. Pakënaqsitë ndaj sistemit komunist ishin të mëdha, pasi përveç pasurive që na kishin sekuestruar, shtëpinë tonë në qendër të Tiranës i’a kishin dhënë kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashit, dhe të gjitha këto tek unë shfaqeshin hapur.

I frikësoheshit një arrestimi të mundëshëm kur i’u tërhiqnin vëmëndjen për shfaqje të dënueshme nga regjimi diktatorial?

Organizata e partisë në ndërrmarrje kishte ngarkuar njerzit e saj që më survejonin, provokonin, bile edhe në gjuhë të huaj, pasi unë flisja italisht dhe frengjisht. Dhe në moshën 41 vjeçare, më 1 gusht 1970, u arrestova teksa po hyja në shtëpi. Hetuesi im, Sali Budo, më kërcnonte duke më bërë presion, që të tregoja se me kë bisedoja kundër “pushtetit popullor”, cila ishte celula antikomuniste dhe kush e drejtonte atë! Nuk kishte asnjë provë për veprimtari armiqësore, përveç prejardhjes sime si: familje zogiste, shtresë e deklasuar, dhe pse fajsoja shtetin komunist për dënimin e babait padrejtësisht, pa asnjë akuzë konkrete.

Si u zhvillua seanca gjyqësore ndaj jush?

Pas tre muaj e gjysmë në hetuesi, më 12 nëntor 1970, u zhvillua gjyqi me kryetare Shegushe Hakani dhe prokurore Hava Bekteshi, ku akuza ishte përmbledhur në “agjitacion e propogandë”. Dënimi me 8 vjet burg, u kërkua me një sjellje brutale të prokurores Hava Bekteshi. Edhe apelimi në Gjykatën e Lartë, pas një muaji, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Po dënimin ku e vuajtët?

Më parë dua të them se me këto akuza u prish edhe familja, nga presioni që i bënë bashkëshortes sime dhe vajzës, për të bërë realitet divorcin. Tetë vjet në burgun e Spaçit, ishin një vuajtje dhe sakrificë për nënën time, ndërsa mosha ime e re, duke qenë i fort fizikisht, përballova punën e rëndë fizike, torturat dhe trajtimin shtazarak që provonin të burgosurit në thellësitë e ferrit. Pas daljes nga burgu, krijova familje të re. Bashkëshortja ime prej një familje nacionaliste nga Dibra, Teuta, kishte kaluar kalvarin e vuajtjeve të diktaturës komuniste, ku babai i saj Ibrahim Tërshana, kishte bërë tetë vite burg në Maliq, Beden të Kavajës, duke punuar në këneta e moçale. Ndërsa një kushëri i saj, nga fisi Tërshana, Edip Tërshana, një nacionalist i flaktë nga Dibra e Madhe, ishte pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës menjëherë pas mbarimit të Luftës.

Po jeta juaj pas burgut, si rrodhi?

Kuptohet që nuk ka qenë e lehtë. Të afërmit dhe shokët u distancuan, kthenin kokën ose ndronin rrugë. Përsëri më dilte në plan të parë biografia, kudo që kërkoja punë dhe ajo gjë bëhej e pamundur. Kështu gjeta rrugën e mërgimit si më të mundëshmen, për të rigjetur edhe një herë jetën e qetë.

Nuk janë pak afro tri dekada jetese në Firenze. Sigurisht që keni rënë në gjurmët e jetës që babai i juaj, Masari, ka refuzuar dikur ftesën e miqëve të tij italian, për të qëndruar në Firenze, dhe tani po e realizoni ju familjarisht.

Patjetër që jam interesuar. Kam ndjerë një kënaqësi, madje një privilegj ajo ftesa që arriti në adresën time këtu në Firenze. Në vitin 2009, qyteti i 1000 fidanishteve, Pistoja, me rastin e 100 vjetorit (1909-2009) të krijimit të Fidanishtes “MATI”, kishte organizuar një festë model. Ishin ftuar edhe familjet e studentëve të viteve 1930-’39, që ishin diplomuar për Agronomi, si Lodovik Gajtani, Vasil Shqau, Jorgji Llavdo, etj. Në këtë festë më shoqëroi agronomi i njohur i luleve në Tiranë, i ndjeri Tomson Nishani, i cili kishte njohur jetën e babait tim nga literaturat italiane.

Italo-shqiptari Agron Kallejxhi, sigurisht që nuk ka harruar Tiranën.

Po e përsëris edhe një herë. Tirana e viteve të rinisë sonë, nuk i kthehet më rinisë të sotme, pasi kryeqyteti po humb indentitetin e tij. Dy herë në vit unë e bashkëshortja ime shkojmë në Shqipëri, madje edhe Vitin e Ri e festojmë me nipa e mbesa dhe miqtë tanë që rikthehen nga vëndet e Europës.

Firenze, Qershor 2020

5 komente në “Dëshmia e rallë e ish-të burgosurit politik nga Firenze: Si më ndiqte Sigurimi dhe çfarë më kërkonte hetuesi im”

  1. Revizori says:

    Te persekutuarit e vertete Jane intelektualë qe dine te flasin realisht per regjimin komunist dhe diktaturen qe instaloi.
    Persekutimi dhe zhdukja e kesaj klase te perparuar borgjeze ishte krimi me i madh i diktatures.
    Pastaj, kur sheh disa rronxhobonxho qe kryesojne Institutin apo Shoqaten e të Perndjekurve Politikë, çdo njeri i ndershem thote me vete: “A thua ta kete patur drejt si regjim qe i persekutoi? Sepse keta maskarenj ishin atehere, maskarenj Jane edhe sot?”
    Dhe pergjigjja eshte qe: “Kjo kategori maskarenjsh nuk u persekutua. Ata thjesht u denuan per vepra penale qe Jane te denueshme kudo ne bote.”
    Ndersa te persekutuar mund te quhen vetem njerez si ky Masari, Daut Gumeni, Visar Zhiti, Sherif Merdani, dhe tere shtresa intelektuale e kohes se Zogut.
    Te tjeret Jane persekutuar aq sa i gjithe populli i varfer.

  2. Aleks says:

    Babai juaj me shkolle i ditur. Pse nuk mbajti neutralitetin por u hodh né anen e gabuar

  3. Titi says:

    Me falni, por pse deformoni emrat: shkruani KallEjxhi ne vend te Kallajxhi.
    Pak me shume seriozitet ne shkrime, ju lutem.

  4. Pokeristi says:

    Komentues i dashur!
    Mundohu te kthejlltohesh pas leximit te ketij Shkrimi.Pikerisht babai i Agronit pse ish me shkolle nuk mbajti qendrim neutral.Qendrimi neutral eshte kamerdarja shpetuse per mjaft njerez qe ju mungon kurajua civile,qe ju mungon vetmohimi,patriotizmi.Pse ish me shkolle kish kulture te mjaftueshme dhe njohuri babai Agronit njihte mire komunizmin dhe pasojat fatale te atij sistemi dhe mbajti hapur nje qendrim nacionalist.
    Por per komunistet e Stalinit dhe te Enverit mjaftonte te mos ishe perqafus i ideve te tyre shpalleshe armik i partise dhe i popullit dhe merrje denime kapitale qe nga pushkatimi me ose pagjyq,burgime,internime ti dhe mbare fisi me afat te caktuar,te perseritur,ose te pa fund..
    Per keto arsye Aleks ftillohu,dhe mundohu te krijosh respekt per te gjithe kete numur jo te vogel te persekutuarish.

  5. Histori e lavdishme e shkruar me gjak says:

    Po e ka shkrujz kokoloqja dmth eshte Komplet e kunderta.

    Lexoni o njerez Si ka ndodhur ne te vertete e mos u merrni me kokoloqen:

    http://www.enverhoxha.info/shqipe/biografi.php

    http://www.enverhoxha.info/shqipe/libra.php

    http://www.enverhoxha.info/_books/e7x6xKUR%20LINDI%20PARTIA.doc

    Kete rrembin e vajzes se monit, Bales (qe e ka botuar e ribotuar kokoloqja) e organizuan jo komunistet (PKSH e sapo formuar) por nga drejtuesit anarkiste trockiste te grupit te zjarrit (provokatori aristidh qendro dhe andrea zisi si dhe spiuni zef mala) dhe te grupit te te rinjve (anastas lula dhe sadik premtja).

    Dhe per keta te fundit ka shkrojtur e rishkrojtur kokoloqja sa per dite mbush faqet e gazetave online me falsifikime.

    Keta anarkiste luftonin me vjedhje e me rembime gjoja fashizmin dhe me veprime te tjera imorale midis anetareve te grupit te tyre Si dashuri e Lire (Sex me kedo).
    Keta jo vetem qe nuk luftuan fashizmin por me veprimtarine e tyre anarkiste imorale U perpoqen te prishnin imazhin dhe percanin perkrahjen dhe mbeshtetjen e Po fitonin PKSH dhe bijte me te mire ne mbare popullin shqiptar per tu mobilizuar ne Lufte te armatosur kunder pushtuesve e tradhetareve.

    Gjithe prallat e fallsifikimet qe ka botuar kokoloqja keto javet e fundit per sadik premten (pseudonimi xhepi ), ketij provokatori qe Conte Uje ne mullirin e fashizmin dhe anastas lulon dhe hysni lepenicen dhe ngjarjen e Gjormit ne Vlore.

    Sa U perpoqen komunistet e Duke bere Pune me TA (Si U theriten te marrin pjesen ne thmelimin e PKSH dhe Si deri ne Fund U perpoqen Ti percanin grupet e ndryshme komuniste ne Shqiperi dhe sabotuan deri ne Fund krijimin e nje Partie unike qe do ti dilte zot vendit te vet)

    Lirimin e vajzes se kukaleshit e urdheroi PKSh se te qe per xhepin (sadik premten) qorrin (anastas lulin) aristidh qendro, kush e di ckish per te ndodhur me vajzen e shkrete, perdhunuara e vrare e hedhur gjekundi. Me keto veprime ata “uftonin kunder fashizmit”.
    Anarkiste imorale Pa asnje lloj vyrtyti.

    U denuan njezeri per gjithe demet qe i kishin bere kauzes se shenjte te Clirimit te Atdheut me veprimet e tyre anarkiste sabotatore provokatore imorale percarse.

    I gjeni te gjithe keta faqezinj ke faqja kujto.al
    Me Redaktor gontufen uranbutkostreci dervishi kokoloqen.

    Se marr vesh kokoloqen, mbron e shkruan per Bale kukaleshin, mbron e shkruan per rrembyesin e saj sadik premten.

    Po ti smund ti mbrosh te gjithe Si te rembyeren dhe rrembyesin, e te thuash komunistet rrembyen Balen, vajze 12 vjece.

    Qe s’eshte aspak e vertete.
    Komunistet luftonin me ideale, me gjak, me vyrtyte e Moral teper te larte prandaj populli i mbeshtetur Pa kurfare rezerve.

    Djaloshin komunist Shyqyr Ishmi qe permendet ketu e varen ne litar fashistet me firmen e mustafa krujes -( merlikes) tek pazari i Ri -dheshi Avni Rustemi ne Tirane. Deri ne 1990 ndodhej monumentin i tyre. U hoq nga Neo fashiste e pasardhesit e baballareve koolaboratore te kombit sapo erdhi ‘demokracia”.
    Pse cu beri Shyqyriu i exekutuar ne tetor 1942?

    Hoqen monumentin e Shyqyriut dhe ngriten ate te mustafa fashist krujes, kriminel qe ka duarte e lyer me gjak.

    Keto dokumenta arkivore nuk i tregon kokoloqja
    http://www.aqshf.gov.al/archive/load/id/1132

    E ka mendjen te fallsifikoj e genjej lexuesit Si ca komentues me siper.

    Pse nuk Ju bashkua populli ballisteve dhe nacionalisteve ”baballare te kombit”?

    Kjo vanda qe flet tashti mos ka qene dashnore e ndonjerit prej tyre. Se grupi te rinjve nuk e kish per turp te flinin me njeri tjetrin Si “shoke”.
    Pse skish trun e vet kjo Po i dhane urdher dhe kjo e hipnotizuar e zbatoi. Nuk i erdhi turp.
    Zuske. Na Hape barkun.
    Komuniste kjo.
    Po te thoshin hidhu ne pus do TA Beje ti “komuniste” e grupit te te rinjve te zjarrit. Si brigate rosse.

    Kuptohet jo te gjithe, Po ishin Si te thuash paraprijsit e hipive te amerikes se viteve 60: sex drugs and Rock’n’Roll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje