“Mblidhen si miza pas mjaltit të pushtetit”, Koka: Firmosa nismën e opozitës për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

15 Qershor 2020, 13:43Politika TEMA

Deputeti Lefter Koka bën me dije se ka firmosur nismën e opozitës parlamentare për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Sapo kam firmosur nismën e opozitës parlamentare për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore!

Ndihem i kënaqur që me firmën time i jam përgjigjur pozitivisht qindra qytetarëve durrsakë, të cilët më kanë kontaktuar dhe inkurajuar me telefonata dhe mesazhe , pas prononcimit tim të fundjavës së kaluar në mbështetje të deputetëve Murrizi, Musai, dhe kolegëve të tjerë.

Është absolutisht shumë e qartë, jo vetëm për mua, por për çdo deputet që kanë mbështetjen dhe votën e popullit, se sot qytetarët shqiptarë qartaz kërkojnë në një shumicë partiake, të drejtën legjitime për të shprehur preferencën për deputetët që do i përfaqësojnë.

Deputetë pa vota dhe parti pa elektorat kemi pasur me bollëk prej 3 dekadash në parlament, që mblidhen si miza pas mjaltit të pushtetit, që i ofrojnë partitë e mëdha.

Mendoj se sot më shumë se kurrë është koha që peshoren elektorale si për individët apo partitë, ta përcaktojë populli dhe jo dëshirat dhe marrëveshjet e fshehura të partive të mëdha.

Përsëris dhe theksoj deklaratën time, se marrëveshja e bërë jashtë dyerve të parlamentit për t’i lënë gjërat siç janë, nuk i vlen askujt dhe unë për asnjë moment nuk dakortësoj me të.

Eksperimenti i dështuar i koalicioneve të mullixhinjve për inat të vjehrrës së radhës, nuk duhet ricikluar asesi më tutje në dëm të pastër të demokracisë.

Uroj që edhe kolegët e maxhorancës të dalin hapur në mbështetje të kësaj reforme reale. Nuk dua të besoj, se do i shkojnë deri në fund logjikës së gjetjes së kartonave jeshilë për të votuar dhe hapur rrugën një marrëveshje që nuk sjell asgjë të re.

Sepse as kartonat nuk do t’i gjejnë dot pa u hapur për reformen e kërkuar prej nesh dhe as popullin nuk kanë për ta gjetur dot të gatshëm për të vazhduar të votojë qorrazi listat 100% të mbyllura dhe koalicione si kuti të skaduara sardelesh!

Suksese të gjithëve!”- shkruan Koka në facebook. (TemA)

5 komente në ““Mblidhen si miza pas mjaltit të pushtetit”, Koka: Firmosa nismën e opozitës për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore”

  1. Frederiku Shkoder says:

    Mire e ke ba. nuk ecej keshtu. Me vjen turp kur shoh qe me listat jane ba deputete Balliu, Salijanji, duma, Gjuzi, e disa te tjere, flas nga e djathta. Turp per Lulzim Bashen qe i zevendesoi me keta injorante, disa ish lider te PD si Ridvan Boden, Topallin, Patozin et.
    E njajta asht edhe majtas por per ta te shkruejn te majtit.

  2. neri says:

    Mire e ke ti zoti Koka, por a e dini ju zoterinj qe po te futesh doren ne nje thes me molle te kalbura ,molle te kalbur do te nxjerresh, dhe nuk ka fare rendesi nese thesi eshte me gryke te hapur apo te mbyllur.

  3. Kritiku pa kritika says:

    O z Frederiku nga Shkodra, mos i kerko llogari Lulit te vocerr, se ate baba e ka çue ne kopesht, se eshte minor. Fajin qe s’ka shpia miell, nuk e ka fmija i kopshit, por baba, qe ka thye qafen ne nji dasem. Bjeri drejt. Po je trim, thuja ne sy babes.

  4. Ladi says:

    E djathta ish sigurimsave, e majta e ish komitetit qendror – oooo Frederik prej Shkodre…

  5. Bogonica says:

    Bravo Koka, gjithmone kam pas besim ne karakterin tuaj, jeni me kembe ne toke, ka tete vjet qe ne parlament jane futur figura anonime. Populli duhet te di per kete voton. Fakti qe nuk e ndryshojne sistemin te dy partite,e medha tregon se u leverdis dhe nga kjo kuproj se merren vesh, veprimet e tjera jane show per naivet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje