Përçarjet e opozitës për sistemin zgjedhor, deputeti zbardh prapaskenat: Këto dy propozime nuk janë firmosur

15 Qershor 2020, 09:02Politika TEMA

Nuk ka zgjatur as 48 orë konseusi i opozitës parlamentare për të iniciuar ndryshimin e Kushtetutës me qëllim hapjen e listave.

Dy deputetët e Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi dhe Besnik Troplini kanë tërhequr firmën e tyre nga lista me 29 deputetë.

Ndërkohë deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti thotë se 29 deputetët e opozitës në Kuvend kanë firmosur një kërkesë, e cila  propozon rishikim të neneve  84 dhe 86 të Kushtetutës.

Sipas tij, opozita është e vendosur të kërkojë hapjen e sistemin elektoral.

“Është krijuar një lloj konfuzioni nuk e di ne tani me dashje apo se nga cila palë është krijuar, por ne deputetët e opozitës kemi bërë një kërkesë zyrtare të firmosur me 29 firma, e cila është për rishikimin 84 dhe 86 të Kushtetutës.

Që janë pikërisht janë ato nene që mbajnë të mbyllura listat elektorale.  Ne kërkojmë hapjen e sistemit.

Sistemi është nevojë që sot të ndryshohet për t’iu hequr fuqinë perandorake që kanë tre veta për të vendosur për fat e të gjithë shqiptarëve. Propozimet tona kanë qenë për këtë pikë”, tha ai.

Në lidhje me dy propozimet e tjera për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe pragut zgjedhor 5 për qind, deputeti Përmeti tha se ky draft nuk është firmosur nga opozita.

“Ai që kemi propozuar nga ne, pjesën tjetër nuk e di nga ka ardhur. Është një kërkesë, një faqe që kërkon rishikimin neneve 84 dhe 86 të Kushtetutës.

Poshtë saj 29 firma të deputetëve të opozitës që e kanë depozituar në Kuvend. Drafti që parashikon heqjen e koalicioneve dhe 5 % të pragut nuk është firmosur nga ne”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje