Reforma Zgjedhore, Mustafa Nano: Deri në votimin e marrëveshjes, opozita parlamentare ka kohë për të kompaktësuar radhët e veta

15 Qershor 2020, 16:17Politika TEMA

Reforma Zgjedhore përkatësisht marrëveshja për këtë reformë, duket që nuk është në unison nga ana e opozitës parlamentare në Kuvend. Analisti politik, Mustafa Nano, tha sot në studion e lajmeve në TvT, se deri në votimin e marrëveshjes, opozita parlamentare, ka kohë për të mobilizuar radhët e veta, meqë, nga ajo që shihet, kjo opozitë nuk nuk do të shkojë në grup për votim.

“Opozita paralamentare ka kohë për t’u mobilizuar, ka akoma kohë për të kompaksuar rradhët eveta, dhe në të njejtën kohë ka kohë që të bëj diverzionet e duhura. Kjo opozitë do të përqahet, nuk do të shkoj në grup, vetëm nëse maxhoranca është e interesuar të bëj ndryshimin e opozitës parlamentare, mirëpo ndodh që kanë presione të brendshme. Unë besoj dhe e shpjegoj se këta njerëz duan që listat të jenë të hapura, dhe vetë ndihen të fortë, bën vaki që dy partitë e mëdha nuk duan ta votojnë..”- tha Nano.

z.Nano në analizën e tij, u ndal edhe të deklarata e njërit prej aleatëve të PD, Agron Dukë i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili vë në dukje faktin se partia e tij do garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, pra jo në një koalicion opozitar. Ky fakt për Nanon është një kosto jo fort e favorshme për PD.

“Kjo tregon që eksponentët e politikës jashtë parlamentare janë lodhur nga politika që kanë ndjegur, vetë Duka ka thënë më parë që janë kundër djegjes së mandateve. Këto janë shenja që nuk i bëjnë mirë shëndetit të opozitës dhe këto partitë e vogla kanë një rol të rëndësishëm, në zona të veçanta janë personazhe që të prishin apo ndreqin punë, opozita duhet të mos i humbasi tani që i duhen, do ishte një mungesë mençurie nga ana e lidershipit të opozitës”- tha Nano.

Çështja e protestave të studentëve, u zu në gojë edhe në këtë analizë, për të cilat z.Mustafa Nano u shpreh se sa herë që në këto protesta kanë të drejtë studentët, nga Ministria e Arsimit vjen reagimi se ata janë përdorur nga opozita. Nano e identifikon këtë fakt si një reagim absurd të mazhorancës, më shumë si një traditë, për rekordet Gines, një lloj përgjigjeje që në këtë protestë nuk duhet të ekzistonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje