Itali, ulet sërish numri i viktimave nga koronavirusi

15 Qershor 2020, 19:39Sociale TEMA

26 viktima dhe 303 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Italisë për 24 orët e fundit.

Ditën e djeshme, numri i viktimave ishte 44, që do të thotë se vijon rënia e numrit të viktimave në vendin fqinj.

85,5% e rasteve të reja janë në Lombardi.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali ka shkuar 237 290.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje