Mediat raportojnë se në Izrael ka nisur zbatimi i “hapave praktikë” për krijimin e një komuniteti në nder të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ky komunitet do të vendoset në Lartësitë Golan, zona që deri më tani ishte e mbikëqyrur nga kaskat blu dhe që ishte demilitarizuar.
Trump ia njohur këtë rajon Izraelit çka mesa duket ka frymëzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të përjetësojë Trump në Tokën e Shenjtë.
“Sot ne nisim hapat praktikë në krijimin e komunitetit Ramat Trump në Lartësitë Golan, sovraniteti i Izraelit mbi të cilat u njoh nga presidenti Trump”, citohet Netanyahu.
Proklamata e Trump për njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartëisë Golan u firmos më 25 mars 2019.
Deri në atë kohë për këtë zonë të diskutueshme funksiononte një rezolutë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Nga viti 1944 deri në vitin 1967, Lartësitë Golan i takonin Sirisë.