Me sa duket kemi një bllokim tjetër të bisedimeve në Këshillin Politik, këtë herë për emërimin e anëtarëve të tre trupave të KQZ.
Opozita deklaron se Partia Socialiste kërkon të zgjedhë vetë të gjithë anëtarët, duke hequr çdo garanci për opozitën në nivelin më të lartë te administrimit të zgjedhjeve duke kapur kështu KQZ.
Dhex si gjithnjë përfaqësuesit e PD dhe të LSI bëjnë një propozim të ri, sa herë që shkojnë një mbledhje. Pavarësisht se nuk bën pjesë tek marrëveshja e firmosur!
Por çfarë propozon sot opozita për emërimin e anëtarëve të KQZ?
Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë.
Sipas Bylykbashit, kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve. Konkretisht, formula parashikon tre faza:
Sipas opozitës, PD ka pranuar formulën e re të kompozimit të KQZ, por duke ruajtur garancitë aktuale mbi balancimin e KQZ, kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe mbi shumicën e konsensusale për vendimmarrjet e rëndësishme.
Aktualisht ligji parashikon që për disa cështje me rëndësi për zgjedhjet vendimmarrja është me shumicë të cilësuar, pra me konsensus midis mazhorancës dhe opozitës.
Propozimi i ri i plote:
Qëndrim i Opozitës mbi reflektimin në ligj të dakordësisë së arritur mbi cështjen e riformatimit të KQZ
III. Lidhur me shumicën për vendimmarrje, secila palë duhet të ruajë garancitë aktuale dhe të mos zhbëhet një standart i arritur. Konkretisht, për vendimet që kanë impakt në zgjedhje dhe në rregullat e barabrata të garës elektorale, duhet të ruhet vendimmarrja me shumicë të cilësuar që është një garanci që ekziston aktualisht në Kodin Zgjedhor. Konkretisht, në Kodin Zgjedhor duhet të ruhet formulimi:
ç) shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre;
ë) caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore;
Vendimet e tjera miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ-së.
E gjithë përpjekja është që në rastin ipotetik të një humbje, opozita do të krijojë terrenin për të mos njohur zgjedhjet. Njësoj si me reformën në drejtësi . E votuan të gjithë me një këmbë, pasi Lu u a tha qartë e prerë. Do jeni të pa dëshiruar në SHBA. Pastaj historia dihet. Haxhi pishmani, Salplehu, dhe Presidhjer Lupeni bënë ca llogari që nuk u dilnin mire. Aktualushte e njëjta gjë. Ambasadorja amerikane I detyroi të firmosin dy zarat e opozitës. Madje u a la topin në derë të Shqupit. Çfarë ndodhi ? Në fillim e firmosën. Tani nxjerrin të tjera propozime absurde. Në fillim thyen e shqyen për të ndryshuar sistemin. Tani nuk duan lista të hapura. Në kohën e Saliut KQZ ishte 4 me 1 . Madje perfaqsuasja e ish opozitës (ps), u tërhoq, dhe zgjedhjet i administronte Saliu. Pasi i mbushte kutitë vetë dhe i numëronte po vetë, kush guxonte të ngrinte zërin e vriste mes bulevardit. Ndërsa illuministi Rama do ti ktheje në sistem. Shtet legen. E cfilit popullin e vet në pafundësi. Pse? Kur mjafton të nxjerrësh jashtëligjshme Kupolën e PD, të burgosesh presidentin hajdut e anti kushtetues, dhe prosperiteti është I sigurte. Shpesh mendoj që votat që I jepen PS nuk e justifikojnë mbështetjen.