Rrëshqet nga shkëmbi, ndërron jetë alpinistja 16-vjeçare

16 Qershor 2020, 19:21Bota TEMA

Alpinistja Luce Douady është rrëzuar nga një shkëmb dhe si rezultat ka ndërruar jetë. 16-vjeçarja nga Franca ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në alpet e ndodhura në juglindje të vendit.

Luce mësohet se ka rënë nga një lartësi 150 metra. Adoleshentja ishte duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, por gjatë ngjitjes ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.

“Luce ishte një atlete shumë e re dhe me një të ardhme të sigurt përpara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi në rrjete sociale Federata Franceze e Alpinizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje